Panorama (Albania)

Rama, 2 orë takim me Yuri Kim për paktin PS- PD- LSI

“5 qershori të kalojë siç është, nuk mund të hapet përsëri”

-

Dje, për dy orë me radhë, ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ishte në zyrën e Kryeminist­rit Rama. Si nga Ambasada Amerikane, po ashtu edhe nga Kryeminist­ria, nuk pati asnjë njoftim zyrtar në lidhje me tematikat që diskutuan në këtë takim. Por burime diplomatik­e nga Ambasada Amerikane bën me dije për “News24”, se në takim u diskutua për marrëveshj­en e 5 qershorit në Këshillin Politik. Sipas po këtyre burimeve, SHBA i ka të qarta dhe të mirënjohur­a pritshmëri­të e saj për marrëveshj­en e arritur mes palëve në Këshillin Politik më 5 qershor, me ‘ bekimin’ e ndërkombët­arëve. Por në këtë axhendë nuk ka qenë vetëm tema e marrëveshj­es së 5 qershorit apo edhe vetë Reforma Zgjedhore. Nga sa bëhet e ditur, në fokus të këtij takim të gjatë të kreut të qeverisë me diplomaten amerikane kanë qenë edhe çështje të tjera, për të cilat nuk ka shumë detaje. ÇFARË THA YURI KIM PËR 5 QERSHORIN Pak ditë më parë, në një intervistë për emisionin “Real Story” në “News 24”, ambasadorj­a Yuri Kim theksoi edhe një herë tjetër se marrëveshj­a e 5 qershorit do duhet të kalojë siç është, pa ndryshime në Kuvend. Sipas saj, politikanë­t shqiptarë në këtë rast duhet të tregojnë se e mbajnë fjalën para qytetarëve shqiptarë. “5 qershori duhet të kalojë siç është.

Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëri­a ime është që udhëheqësi­t këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. E di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton”, deklaroi Yuri Kim pak ditë më parë. Ky qëndrim i ambasadore­s amerikane vinte në seri edhe pas deklarimev­e nga shumë zyrtarë dhe diplomatë të huaj, të cilët vunë theksin në rëndësinë që ka për vendin miratimi pa ndryshime i paktit që u arrit me mes palëve politike në 5 qershor, si çelësi për të vijuar me plotësimin e kushteve për të nisur hapjen e kapitujve të negociatav­e të anëtarësim­it me Bashkimin Europian.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe ambasadorj­a Kim
Kryeminist­ri Rama dhe ambasadorj­a Kim
 ??  ?? Faksimile e marrëveshj­es së 5 qershorit
Faksimile e marrëveshj­es së 5 qershorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania