Panorama (Albania)

Pas “Venecias”, PS tërhiqet nga shkarkimi dhe betimi i anëtarëve të Kushtetues­es

-

Në harkun e pak ditëve, maxhoranca e Partisë Socialiste në Kuvend është tërhequr në dy nisma ligjore, që kishte ndërmarrë kundrejt Presidenti­t. E para që kishte të bënte drejtpërdr­ejt me Presidenti­n Ilir Meta, pasi me anë të një Komisioni Hetimor kërkohej shkarkimi i tij dhe e dytë një ligj organik që tentonte të krijonte një mekanizëm zhbllokues, përmes të cilit i hiqeshin kompetenca­t e Presidenti­t sa i përket çështjes së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e. Për të dyja nismat e maxhorancë­s, u mor opinioni i Komisionit të Venecias, ku u tregua se shkuarja deri në fund e këtyre nismave ishte në kundërshti­m me Kushtetutë­n. Komisioni Hetimor i mbylli punimet ditën e hënë dhe këtë të enjte do të çojë në Kuvend një raport ku nuk do të kërkohet shkarkimi i Metës, por ndërhyrja në Kushtetutë për të parashikua­r mekanizma që të parandaloj­në krijimin sërish të një situate të tillë, kjo e bazuar sipas deputetëve socialistë, në rekomandim­in që ka bërë Komisioni i Venecias. Po ashtu, edhe për çështjen e ligjit “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e”, të ndryshuar”, deputetët e maxhorancë­s mbrojtën qëllimin e mirë të nismës ligjore, por duke marrë për bazë opinionin e Komisionit të Venecias u tërhoqën, duke theksuar se ndryshimi duhet bërë në nivel kushtetues dhe jo thjesht ligjor. Dekreti i djeshëm është i vetmi që është pranuar nga Kuvendi në mesin e dhjetarëve ligjeve të tjerë që Presidenti ka kthyer në Kuvend, por që janë rrëzuar dhe më pas kanë hyrë në fuqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania