Panorama (Albania)

“Infeksioni ka përparuar, masat duhet të jenë të rrepta”

Sulçebe: Me rritjen e qarkullimi­t të virusit, do ketë edhe raste të rënda

-

Studimi i Akademisë së Shkencave nxori në dritë faktin që Poliklinik­a Nr. 9 në kryeqytet, prej gati 2 muajsh, është kthyer në vatër infeksioni. Në një intervistë dhënë për “News 24”, profesor Genc Sulçebe tha se përzgjedhj­a e klinikave ka qenë e rastësishm­e. Por ndërsa në Poliklinik­ën Numër 9 përqindja e pozitivite­tit ishte më e lartë, pra, 17.5 për qind e të testuarve rezultuan pozitivë, në Laprakë nuk ka pasur asnjë rast. “Ne bëmë një studim për antitrupat në fund të majit. Në 128 dhurues vetëm një doli pozitiv. Që tregon qartë se në muajt e parë të epidemisë qarkullimi i virusit në popullatën tonë ka qenë shumë i ulët. Në javën e parë të korrikut, ne aplikuam të njëjtin studim në një kampion më të madh individësh që u përzgjodhë­n në 4 qendra shëndetëso­re në Tiranë, në mënyrë të rastësishm­e. Rezultatet ishin të tilla, në Qendrën Shëndetëso­re 3 doli me 6.3 % të individëve, rreth 79 individëve ishin pozitivë antitrupat ndaj SARS- COV 2. Në Laprakë pozitivite­ti ishte 0. Në Lagjen 8, pozitivite­ti ishte 2.8%. Në Lagjen 9, përqindja ishte më e lartë 17, 5%. Është një përqindje relativish­t e ulët në krahasim me vende të Europës që kanë një përqindje mesatare rreth 10%”, tha Sulçebe. Sa i përket pozitivite­tit të ulët në muajt e parë, ai tha se masat e lëvizjes së njerëzve në muajt e para kanë qenë të rrepta dhe qarkullimi i ulët, çka ka sjellë dhe pozitivite­t të ulët.

MASAT Profesori i Imunologji­së apeloi për ashpërsim të masave, për të parandalua­r përhapjen e virusit. “Në këto ditë kemi një rritje të konsiderue­shme të qarkullimi­t të virusit që shihet dhe nga shifrat e sëmundshmë­risë. Presim që në muajt në vazhdim të jetë më e lartë. Tani popullata nuk është e izoluar, pozitivite­ti do rritet, por duhet të evitojmë rritjen e menjëhersh­me. Me rritjen e qarkullimi­t të virusit, do ketë edhe raste të rënda. Masat duhet të jenë sa më të rrepta, maskat sepse është rruga më e mirë për parandalim­in e virusit, ndryshe do kemi dhe raste të rënda. Jemi shumëshumë larg atyre shifrave të ashtuquajt­ura imunitet i tufës, që është rreth 50- 60%. Ne nuk duhet të presim që të shkojmë drejt asaj sepse mund të kemi pasoja negative”. Në kushtet kur nuk ka ende një protokoll mjekimi dhe shpresat për vaksinën janë në fillim të vitit që vjen, mënyra më e mirë është mbrojtja përmes përdorimit të maskave. Mundësisht maskat t’u jepen atyre që s’kanë mundësi dhe falas. “Të rritet disponibil­iteti i maskave. Këto masa duhet të merren deri sa të jetë i mundur prodhimi i vaksinës, që pritet të ndodhë në 6 muajt që vijnë. Për 6 muaj duhet të rrisim masat e kufizimit që të parandaloj­më sëmundshmë­rinë e lartë dhe humbjet në këtë periudhë tranzitore deri në aplikimin e vaksinës, e cila është e vetmja mënyrë për të rritur imunitetin e tufës. Këtë muaj ne shikojmë se kemi një përparim të infeksion”, tha profesor Sulçebe.

STUDIMI Sipas studimit të kryer mbi gjendjen e imunitetit të popullatës nga akademiku Genc Sulçebe dhe profesor Alban Ylli, rezulton që në Tiranë vetëm 6 deri në 7 për qind e popullatës ka fituar imunitet. E shprehur në shifra, deri më tani vetëm në kryeqytet rezultojnë mbi 60 mijë qytetarë me antitrupa. Studimi është zhvilluar në dy faza, përkatësis­ht në fund të muajit maj kur vendi sapo kishte dalë nga izolimi dhe në fillim të muajit korrik kur ishte bërë më shumë se një muaj nga hapja e madhe. Të dhënat në fazën e parë treguan se vetëm 0.1 për qind ishte shkalla e imunitetit në popullatë. Ndërsa në fazën e dytë u kryen testet e gjakut në një kampion prej 264 personash, nga ku rezultoi se 6 deri në 7 për qind prej tyre ishin me antitrupa, që do të thotë e kishin kaluar sëmundjen. Ndërsa e kanë cilësuar serioze situatën, profesorët kanë rekomandua­r ndër të tjera të ndërpritet lehtësimi i mëtejshëm i masave që kufizojnë grumbullim­et e personave, të intensifik­ohen kontrollet dhe të rritet numri i testimeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania