Panorama (Albania)

EDHE PEDAGOGËT KUNDËR REKTORIT

-

“Proceset normale zgjedhore nuk mund të mbeten peng i përpjekjev­e tuaja të vazhdueshm­e për të krijuar tensione në Universite­tin e Tiranës”.

Kështu i është përgjigjur ministrja e Arsimit, Besa Shahini, rektorit të UT- së, Mynyr Konit, pas konkludimi­t të tij se s’do të ketë zgjedhje, në pamundësi për të formatuar komisionet zgjedhore. Përmes një letre që mban datën 20 korrik, ministrja shprehet prerë se procesi zgjedhor është tejet i ligjshëm dhe se në 30 korrik do të ketë drejtues të rinj. Në letërkëmbi­min, që me gjasë do të jetë i fundit midis ty titullarëv­e, ministrja i shpreh gjithë zhgënjimin e saj për rolin e Konit në institucio­nin më të madh universita­r. “Në kohë krizash, si kjo e pandemisë COVID- 19, njerëzit bëhen bashkë dhe përpiqen të tejkalojnë situatat e vështira, duke ndihmuar njëri- tjetrin. Ju më keni zhgënjyer gjithmonë me prirjen për të mos bashkëpunu­ar dhe për krijimin e situatave problemati­ke në institucio­n”. Përpos përplasjev­e të brendshme në universite­t, rektori ka fituar edhe “inatin” e ministres, e cila kërkoi shkarkimin e tij, propozim ky që u kthye mbrapsht nga Presidenti. THEMELIMI I KIZ- IT Në katër vite qeverisje UTnë e kanë shoqëruar vetëm ngërçe, akuza- kundërakuz­a e procese gjyqësore të pafundme. Muajt e fundit përplasjet brenda trupës drejtuese u zhvendosën në institucio­nin zgjedhor ( KIZ). Shkëndijë për këtë sherr shërbeu vendimi për çeljen e kandidimev­e, që vijon edhe sot. Lidhur me këtë, ministrja vë në dijeni rektorin se kishte kohë mjaftueshë­m të themelonte KIZ- in e ri. “Menjëherë pas daljes së urdhrit në janar 2020, keni qenë të detyruar të themeloni Komisionin Institucio­nal të Zgjedhjeve dhe Këshillin e Etikës. Me sa jam informuar, ju këto institucio­ne nuk i keni themeluar. Për shkak të pandemisë, me kërkesë të rektorëve u detyruam ta shtyjmë dy herë datën e zgjedhjeve. IAL- të e tjera

Shkarkimi i pedagoges së Shkencave Sociale, për pedagogët është jo vetëm i padrejtë, por edhe i paligjshëm. Përmes një deklarate, Sindikata e Personelit Akademik Universita­r kërkon shfuqizimi­n e menjëhersh­ëm të vendimit nga ana e rektorit. “Akti i fundit, ai i pushimit nga puna të anëtares së SPAU/ Seksioni FSHS, pedagoges Eliona Kulluri, përkohësis­ht edhe zv. kryetare e Senatit Akademik UT, konsideroh­et nga ana jonë si një akt i pabazuar në ligj dhe i padrejtë. Akti shkel konkretish­t nenin 68/ 2 të Ligjit 80/ 2015 dhe nenin 76 të Statutit të UT- së, ku në të dyja nenet theksohet se procedura e heqjes nga puna e personelit akademik për shkelje të rënda dhe/ ose të përsëritur­a bëhet nga rektori me propozim të drejtuesit të njësisë bazë dhe të miratuar nga ana e një komisioni ad hoc të ngritur nga Senati, pas zhvillimit të një procedure verifikimi. Në këtë rast, një procedurë e tillë nuk është respektuar”. publike kishin themeluar KIZet dhe ishin gati në çdo moment, ndërsa ju nuk i kishit themeluar. Rrjedhimis­ht, KIZi ekzistues ka vijuar punën. Mandati i anëtarëve të KIZ- it është po aq i vlefshëm sa dhe mandati juaj”, nënvizon Shahini, duke shtuar në fund se përgatitje­t për zgjedhje gjatë kësaj kohe kanë qenë plotësisht brenda parashikim­eve ligjore, dhe si të tilla, duhet të vazhdojnë deri në përfundim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania