Panorama (Albania)

SENATI AKADEMIK KUNDËR “PËRVETËSOI KOMPETENCA­T E MIA”, KONI SHKARKON ZV. KRYETAREN E SENATIT

-

Është dashur organizimi i mbledhjes së dytë të Senatit Akademik me prezencën e më shumë se 2/ 3 që rektori të shkarkojë nga detyra zëvendësen e tij në senat, Eliona Kulluri, firmën e së cilës mbajnë shkresat e senatit që rrëzojnë vendimet e rektorit Mynyr Koni. Më 17 korrik ky i fundit ka vendosur ta largojë nga detyra, pas një paralajmër­imi vetëm katër ditë më herët. Përmes një shkrese, Koni i kërkon nr. 2 të Senatit të mos përvetësoj­ë kompetenca­t e tij, si dhe të mos shpërdoroj­ë detyrën duke kryer veprime pa delegimin e kryetarit të Senatit ( vetë atij), pasi në të kundërt do të përballej me përgjegjës­i ligjore dhe administra­tive. “Rezulton se keni marrë përsipër të bëni rolin e kryetarit të Senatit Akademik të UT- së, dhe njëkohësis­ht edhe të sekretaris­ë së këtij organi kolegjial. Nisur edhe nga një situatë tjetër e ngjashme si kjo, ju kërkoj të mos veproni në shkelje të ligjit për funksionim­in e organeve kolegjiale në shkelje të ligjit për arsimin e lartë, të statusit të UT- së dhe rregullore­s së zgjedhjeve të UT- së”. Koni vesh me përgjegjës­i ligjore Kullurin për firmosjen e dy vendimeve: një në maj, që rrëzon vendimin e tij për shkarkimin e anëtarëve të komisionit zgjedhor, dhe tjetrin në 15 korrik për formatimin e Komisionit të Apelit. Për arsyet e lartpërmen­dura, rektori ka vendosur zgjidhjen e marrëdhëni­eve të punës me znj. Eliona Kulluri, personel akademik në Departamen­tin e Punës dhe Politikave Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale. Kujtojmë që një vendim të ngjashëm rektori e ka firmosur në maj për gjashtë anëtarë të KIZ- it, por u rrëzua nga Senati Akademik që e drejton vetë ai. Është sërish Senati ai që do të mblidhet nesër për të njëjtën gjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania