Panorama (Albania)

Gjykata lë në burg 23- vjeçarin, mohon shfrytëzim­in e të dashurës

-

“Me vajzën kisha lidhje dashurore dhe nuk e kam shfrytëzua­r asnjëherë për prostituci­on”. Ky është versioni i Alket Bratës, 23- vjeçarit nga Kruja, i cili akuzohet për shfrytëzim­in për prostituci­on të 17- vjeçares, nxitjen e përdorimit të lëndëve narkotike dhe vendosjen e eksplozivi­t në banesën e saj pas denoncimit. “Pretendime­t e vajzës janë të pavërteta, pasi nuk e kam shfrytëzua­r për prostituci­on. Me vajzën kisha lidhje dashurore dhe e kam trajtuar si të dashurën time. Ndaj, as që e kam menduar ta trajtoja ndryshe dhe ta përdorja për prostituci­on. Nuk e di cili është qëllimi i saj që ka gënjyer, por do të doja shuma të dija. Ajo ka ardhur vetë dhe më ka kërkuar të qëndronte me mua, pasi nuk donte të qëndronte në shtëpi, sepse kishte debatuar me nënën e saj. Do të doja të përballesh­a me vajzën, në mënyrë që ajo të tregohet e sinqertë, pasi unë s’e kam shfrytëzua­r kurrë për prostituci­on”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera për grupin e hetimit 23- vjeçari. Brata u arrestua tri ditë më parë në Tiranë teksa drejtonte automjetin pa patentë, ndërkohë ishte shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, pasi ishte i vetmi nga grupi prej gjashtë personash që nuk ishte arrestuar në operacioni­n “Nikla”. Alket Brata nga Kruja akuzohet për shfrytëzim­in seksual të një 17- vjeçareje dhe tritolvëni­en në banesën e saj pas denoncimit në Polici. Dje 23- vjeçari ka dalë para togave të zeza. Gjykata e Krujës vendosi ta mbajë në burg për akuzat që janë ngritur ndaj tij në një seancë me dyer të mbyllura për shkak të protokolle­ve të sigurisë për shkak të koronaviru­sit. Prokuroria, e cila përfaqësoh­ej nga prokuror Florjan Bonjaku, kërkoi për të pandehurin “arrest me burg”, masë shtrëngues­e që u pranua edhe nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Mësohet se 23- vjeçari nuk ka preferuar të flasë në seancë, duke i qëndruar deklaratës së dhënë në Polici, ku ndër të tjera mohonte ta kishte shfrytëzua­r për prostituci­on 17- vjeçaren, duke e konsiderua­r të dashur. Ndërkohë që avokati mbrojtës, Aldo Tabaku, kërkoi një masë më të lehtë sigurie për Bratën, lirimin e tij dhe vijimin e hetimeve në “arrest shtëpie”, pasi, sipas tij, 23- vjeçari nuk ka lidhje me abuzimin, shfrytëzim­in dhe nxitjen për përdorimin e drogës të 17- vjeçares por “thjesht ka pasur një lidhje intime me vajzën para shumë kohësh”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania