Panorama (Albania)

Si u vra për 30 sekonda Emiljano Ramazani, kamerat zbardhin lëvizjet e autorëve

39- vjeçari u qëllua me breshëri kallashnik­ovi teksa kishte dalë nga palestra dhe po parkonte makinën e tij poshtë pallatit ku banonte

-

Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë skemën e ekzekutimi­t të 39- vjeçarit Emiljano Ramazani.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, pamjet e kamerave të sigurisë të të gjitha bizneseve që ndodhen në vendin ku ndodhi krimi e jo vetëm, janë sekuestrua­r për të bërë të mundur identifiki­min e autorëve. Ndërkohë, mësohet se mjeti i autorëve është parë të lëvizë disa herë me radhë rreth zonës, në pritje që 39- vjeçari të kthehej në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori”. Burimet theksuan se viktima Ramazani dyshohet të ketë qenë nën survejimin e ekzekutorë­ve, të cilët ndiqnin çdo lëvizje të tij. Policia e Elbasanit ende nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me shoqërimin e ndonjë autori të dyshuar, ndërsa ka shoqëruar mbi 20 persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes. Burimet thonë se hetimet janë përqendrua­r në fushën e narkotikëv­e, pasi Emiljano Ramazani ishte i njohur për Policinë në këtë drejtim.

KAMERAT Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë, burimet thonë se autorët kanë pasur në përdorim një makinë tip “Volkswagen”, brenda së cilës qëndronin dy persona.

Njëri prej tyre, rreth 25- 30 vjeç, ka qenë i maskuar. Ky person dyshohet se ka qëlluar mbi Emiljano Ramazanin. Ai ka zbritur nga makina dhe me shpejtësi ka shkuar në drejtim të objektivit dhe e ka qëlluar me breshëri kallashnik­ovi, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithë veprimet e tij zgjatën vetëm 30 sekonda, për t’u larguar më pas nga vendi i krimit e për të djegur makinën në një zonë pyjore. Automjeti rezultoi se ishte me targa të mbivendosu­ra, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.

SI NDODHI VRASJA Emiljano Ramazani, babai i katër fëmijëve, rreth orës 16: 30 kryente të njëjtën rutinë. Ai shkonte në palestër, ku qëndronte rreth një orë. Palestra ndodhet në lagjen “Beqir Dardha” dhe më pas kthehej në banesë. Pasi kanë llogaritur kohën dhe orën, autorët dyshohet se kanë ndjekur çdo lëvizje të tij. Sipas burimeve konfidenci­ale nga Policia, nga kamerat e sekuestrua­ra është vënë re një person i dyshimtë, i cili përshkonte territorin e pallatit ku jetonte 39- vjeçari. Emiljano

Ramazani u ekzekutua me pesë plumba në makinën e tij. Viktima mësohet se po hynte në mes të dy pallateve për të parkuar mjetin e tij, ndërsa një nga autorët ka parkuar mjetin buzë rrugës dhe tjetri ka zbritur dhe me hap të shpejtë ka arritur ta qëllojë me pesë plumba viktimën në momentin që ky i fundit ishte duke parkuar. Më pas, autorët janë larguar duke djegur makinën në një zonë të pyllëzuar, në Papër. Policia gjeti në mjetin e djegur edhe dy armë të tipit kallashnik­ov. Pas ngjarjes, Policia mori në pyetje rreth 30 veta, mes tyre edhe dëshmitarë të rastit. Në pyetje janë marrë edhe familjarë, por për shkak të sekretit hetimor Policia nuk jep asnjë detaj. Emiljano Ramazani, i njohur si Ismail Rrahmani, është i njohur nga drejtësia, pasi ai është arrestuar dy herë për veprën penale të shpërndarj­es së lëndës narkotike. Dyshohet se edhe vrasja e tij ka lidhje me territorin e shpërndarj­es së lëndës narkotike. Aktualisht, kjo është e vetmja pistë që po heton Policia, ajo e pazareve të drogës.

 ??  ?? Autori në momentin kur shkon për të vrarë Emiljanon
Autori në momentin kur shkon për të vrarë Emiljanon
 ??  ?? Albert Zekaj në gjyq
Albert Zekaj në gjyq
 ??  ?? Viktima, Emiljano Ramazani
Viktima, Emiljano Ramazani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania