Panorama (Albania)

Ditë historike për Europën, arrihet marrëveshj­a e madhe

U pajtuan në 05: 15 të mëngjesit, ja grantet e huat e rimëkëmbje­s

-

Udhëheqësi­t e BEsë kanë arritur një marrëveshj­e historike mbi një fond të rimëkëmbje­s ndaj pandemisë së koronaviru­sit, prej 750 miliardë eurosh si dhe janë dakorduar mbi planet e tyre për shpenzime afatgjata, pas debateve në samitin më të gjatë të bllokut në gati dy dekada.

Samiti i Brukselit, i pari fizikisht prezent i liderëve në pesë muaj, ishte vetëm pak minuta më i shkurtër nga takimi rekord në Nicë 20 vite më parë, kur liderët debatuan zgjerimin e BE- së.

Këtë herë, në ditën e pestë të diskutimev­e, 27 krerët e shteteve dhe qeverisë, “të rraskapitu­r”, më në fund miratuan një plan, që BE të huazonte bashkërish­t borxhin për t’u disbursuar përmes granteve në një shkallë të papreceden­t, përballë një rënieje ekonomike të paparë që nga “Depresioni i Madh”. Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, ka shkruar të martën në “Twitter”: “Marrëveshj­e!”. Menjëherë kanë reaguar tregjet financiare, ku euro u rrit në 1.145 dollarë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përshkroi këtë, si një “ditë historike për Europën”.

Ursula von der Leyen, Presidentj­a e Komisionit Europian, tha që negociatat, të cilat zgjatën më shumë se 90 orë, ia kishin vlejtur dhe se BE nuk mund të akuzohej këtë herë se po bënte “shumë pak, shumë vonë”. Bisedimet për marrëveshj­en e arritur me vështirësi vunë përballë Veriun kundër Jugut dhe Lindjen kundër Perëndimit në BE, ndërsa qeveritë u grindën rreth kushteve të buxhetit shtatëvjeç­ar të bllokut dhe një stimul ekonomik. Me gjithë kundërshti­min fillestar nga të ashtuquajt­urat “shtetet kursimtare” ( Holanda, Austria, Suedia dhe Danimarka), marrëveshj­a u arrit më në fund, pas një seance përfundimt­are të orës 05: 15 të mëngjesit të së martës, për të shpërndarë shuma të mëdha në formën e granteve të pakthyeshm­e në vendet më të goditura nga pandemia e koronaviru­sit.

Përparimi pasoi një propozim të ri nga Michel, që BE të paguajë 390 miliardë euro në grante dhe 360 miliardë euro në kredi nga fondi i ri i rindërtimi­t ekonomik. “Shtetet kursimtare” kanë bërë presion ndaj propozimit origjinal nga Komisioni Europian për 500 miliardë euro grante, në 350 miliardë euro, duke zhgënjyer dukshëm Presidenti­n francez, Macron dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ky fond i rimëkëmbje­s është me të vërtetë një ndryshim historik dhe një hap historik për Europën”, tha Macron, në një konferencë të përbashkët shtypi me Merkel. Macron e përshkroi këtë si një “ditë historike për Europën”.

Borxhi masiv që do të dalë nga plani i rimëkëmbje­s së BE- së pritet të ripaguhet deri në 2058. Gjatë samitit, liderët kanë rënë dakord edhe për buxhetin shtatëvjeç­ar 1.8 trilionë euro si dhe paketën e rimëkëmbje­s ndaj COVID- 19, me synimin për rindërtimi­n e bllokut dhe mbështetje­n e investimev­e në “gjelbërim dhe tranzicion­in dixhital”.

Kur ekziston frikë se reformat nuk po zbatohen nga vendet anëtare marrëse të parave, çdo drejtues i BE- së mund të ndalojë disbursimi­n për t’i lejuar Këshillit Europian të 27 krerëve të shteteve dhe qeverive të debatojnë situatën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania