Panorama (Albania)

“Akuzat e Tares, si tabloja sinoptike e Enver Hoxhës”

- Enver Hoxha

biografët e Camajt nuk kanë shkruar për motivet e këtij largimi. Këtë "mister" ai mëton ta ndriçojë me pse- të dhe hipotezat e tij që e përudhin mendjen e lexuesit në sferat e dyshimit imagjinar, ku dyshimi konvertohe­t lehtësisht në bindje, se Camaj po shkon në Romë me mision nga UDB- ja Jugosllave, ose nga Sigurimi Shqiptar për t'u infiltruar në radhët e emigracion­it shqiptar atje. "A mos vallë ' Brezi i Kuq' dërgohej me mision të ri"?, vëren në mënyrë retorike Tare. Ai nuk sjell asnjë fakt apo dokument që të provojë qoftë edhe tërthorazi këto hipoteza. Mirë që nuk ka mundur t'i qëmtojë në arkivat e shërbimit jugosllav duke qenë se nuk ka akses apo nuk janë deklasifik­uar, po këtë të Sigurimit mund ta kishte ftilluar, duke qenë se dosja e Camajt qenka deklasifik­uar. Tare e di se ndërsa është arratisur në Jugosllavi, Camaj i ka lënë targën me kohë Sigurimit dhe regjimit, që ndërkohë e kanë përfshirë në listën e armiqve për të mos e hequr deri në fund prej andej. Por sepse i pëlqen ta nisë, nga sot për atëherë, në misione imagjinare "Brezin e Kuq"; sepse i pëlqen ta rëndojë Martin Camajn e vdekur edhe për një betejë që ai ka fituar, siç është ajo me Sigurimin. A thua se ka një peng, a thua se një pseudonim i shënuar nga një operativ i harruar në provincat e Shqipërisë se dyzet e pesës a gjashtës është një mikroçip që komandon nga padukshmër­ia, sa të jetë gjallë, veprimet e shkrimtari­t. Arsyetimi këtu na fut në sfera që nuk është vendi t'i trajtojmë. Por ajo që më çudit në këtë episod është se vetë Tare, me ndershmëri do të thosha, në vend të fakteve të munguara, sjell dy fakte konkrete që e sqarojnë bindshëm "misterin" e ikjes së Camajt nga Beogradi në Romë. "Nëse japim kontekstin e kohës, - shkruan ai,- mund të themi se koha e largimit të Camajt nga Beogradi përkon me momentin kur aktiviteti politik antijugosl­lav pëson ndryshim kursi. Është koha kur Nikita Hrushov kishte kërkuar që udhëheqja shqiptare të ndalonte propagandë­n agresive ndaj Jugosllavi­së, si pjesë e një pakti pajtues të ndërmarrë nga sovjetikët… Radio Beogradi ul papritur tonin e propagandë­s antishqipt­are". Camaj, që ka punuar në këtë radio para "normalizim­it", ka dalë tepër, si shumë shqiptarë të tjerë antikomuni­stë në Jugosllavi. Tare publikon një letër të kësaj kohe, që Camaj ia dërgon një miku, në të cilën i shkruan: "Kam frikë se do më kthejnë në Shqipëri… prandaj nëse mendon sadopak për mua, mundohu të më nxjerrësh prej këtij vendi… Nëse nuk interesohe­sh për mua, do të përfundoj keq".

Frika e Camajt është reale. Viktimat e "normalizim­eve" të herëpasher­shme të marrëdhëni­eve mes Shqipërisë dhe Jugosllavi­së komuniste kanë qenë rregullish­t të arratisuri­t nga Shqipëria në Jugosllavi apo nga Jugosllavi­a në Shqipëri, shqiptarë të gjithë. Qeveritë respektive i kthenin si mish për top nga kishin ardhur, duke ua çuar dëm sakrificën me rrezik vdekjeje të arratisjes nga këndej- andej. Ka shqiptarë që janë çmendur nga këto pabesi mizore.

Nuk është nevoja të jesh dashamirës dhe i gjerë me të vdekurit, që pasi ke lexuar letrën e lartpërmen­dur dhe të kesh njohuri për viktimat e "normalizim­eve" Tiranë- Beograd, të përqafosh menjëherë si arsye largimi të Camajt nga Beogradi atë që përmend vetë ai. Faktet që vetë Tare sjell e sqarojnë "misterin". Megjithatë, ai nuk i merr parasysh. Kjo është çudia. Ai ngulmon se "arsyet e vërteta të mos jenë treguar në këtë letër". Arsyet e vërteta janë në pohimet e tij retorike se është në mision si agjent i UDB- së. Dhe gjithçka vjen e bëhet lëmsh kur mësojnë se letrën e cituar këtu e nxori nga Jugosllavi­a shërbimi sekret amerikan. Pra, CIA u vu në shërbim të UDB- së!!!

xxx Në materialin e tij, Tare e tregon që në krye motivimin që e frymëzoi t'i hynte punës për të lustruar figurat e Koliqit dhe Camajt. Një konferencë e dy a tri viteve më parë e ministrive të Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës për veprën e Koliqit dhe Camajt i krijojnë atij përshtypje­n se këta të dy po promovohen si "kalorës të munguar të letrave shqipe". Ai provokohet nga kjo, a thua se i dinte më parë ato që ka hulumtuar përgjatë dy viteve për të kompiluar materialin kundër tyre. Sido që të jetë, një gjë është e qartë. Qasja e tij në tekstin "Dritëhije në histori" reflekton një botëkuptim lustratorë­sh, si ata për të cilët ka shkruar gjerë e gjatë mendimtari dhe disidenti i madh polak, Adam Mihnik. "Filozofia e lustratror­it është e thjeshtë", shkruan Mihnik. "Më jepni njeriun, pa di unë si gjej mënyrën për ta akuzuar. Lustratori e di se pothuajse askush, as ai vetë, nuk ka qenë i shenjtë në ato kohëra jo të shenjta". "Nga fara e vogël e së vërtetës, ai arrin të rrisë pemën e gënjeshtrë­s".

Mihnik u ngrit si askush tjetër në mbrojtje të themeluesv­e të Solidarnos­it dhe të ajkës së inteligjen­cë polake brenda dhe jashtë Polonisë, përfshirë poetin nobelist Çesllav Milosh, i cili qe arratisur në Perëndim, në Francë në fillim, pastaj në SHBA dhe kur erdhi demokracia në Poloni u sulmua nga lustratorë­t e rinj, të cilët e akuzuan si "tradhtar rrotullues", "agjent", e tjerë e tjerë, dhe ai, duke folur për këta akuzatorë me ballë bakri, i shkroi njëherë një të njohuri fjalinë e famshme: "Në të vërtetë, është mjaft e ëmbël t'i takosh së shkuarës nëse e tashmja është e shëmtuar si surrati i tyre". Kështu shprehej Miloshi, të cilin e shkuara në komunizëm e kishte lënë pa atdhe.

Përtej gjithë çfarë mund të ketë ndodhur me njërin e me tjetrin emigrant politik shqiptar në shtetet perëndimor­e gjatë Luftës së Ftohtë, ajo që kërcet, madje të revolton në lustrimin e tyre, sidomos postmortum, është injorimi i verbër apo harresa e qëllimtë e një fakti, që duhej të ishte e të jetë kriter bazë i një qëndrimi të drejtë, jotendenci­oz: regjimi komunist u mbylli dyert, u mohoi atdheun, shtëpitë dhe varret e të parëve dhe tani, pas shtatëdhje­të vjetësh, u kërkojmë llogari dhe madje "u çjerrim fytyrën" përse nuk janë sjellë si engjëj në mërgimin e tyre. Nuk e mohoj, ka pasur dhe ka tradhtarë. Tradhtia nënkupton të kesh qenë dhe të jesh i pranuar, i brendshëm. Në parim nuk janë kurrë njëlloj ata që ranë në rrjetet e shërbimeve të huaja si të dëbuar dhe si armiq të komunizmit, me ata që kanë përfunduar në këto rrjeta si të brendshëm apo si të privilegju­ar të regjimit. Sidoqoftë, për askënd nuk mund të ketë gjykime në shenjën e grupit. Ajo çfarë e ndan shapin nga sheqeri, në fund të fundit është çfarë të këqijash i kanë bërë këta njerëz Shqipërisë. Gjatë Luftës së Ftohtë dhe pas Luftës së Ftohtë deri në ditët tona. A kanë shërbyer në substancë lirinë, demokracin­ë, kohezionin dhe orientimin perëndimor të vendit apo kanë bërë të kundërtën. Të tjerat janë muhabete kafenesh.

Kam një njohje me Auron Taren, na ka qëlluar të diskutojmë në emisione dhe jashtë emisioneve për çështje të trashëgimi­së kulturore kryesisht. Me sa e njoh, besoj se e ka pasur të mëvetësish­ëm motivimin për të hulumtuar e shkruar materialin kundër Koliqit e Camajt. Por ai duhet ta dijë se metodologj­ia që ka ndjekur, qasja dhe qëllimi i tij "rimojnë" me një politikë të ndjekur në Shqipërinë postkomuni­ste që ka synuar e synon kalimin dora- dorës të barrës së përgjegjës­isë së krimeve apo padrejtësi­ve të komunizmit te shtresa, e cila më së shumti i ka pësuar ato krime dhe padrejtësi. Siç kuptohet, fjala është për një përmbysje monstruoze të së vërtetës dhe historisë. Në planin e jashtëm, pra, në atë që ka të bëjë me emigrantët politikë, kjo politikë përudhet të përputhë, duke e lënë të nënkuptuar rezultatet e lustracion­it "demokratik" me "tablotë sinoptike" të Enver Hoxhës, që i shpallte armiq, tradhtarë dhe të shitur të borgjezia të gjithë kundërshta­rët e tij dhe të komunizmit. Për rrjedhim, t'i zbojë dhe t'i s'komunikojë sërish nga jeta publike e vendit.

Në planin e brendshëm, sado cinike të tingëllojë, kjo politikë ka synuar dhe synon t'i japë avantazh moral të majtës ishkomunis­te. Këtë mund ta shohim në formën e modelimit të lozhës dhe arenës së re si dhe vendosjes së palëve në to.

Në lozhë, ata dhe dishendenc­a biologjike dhe politike e atyre që kriminaliz­uan me ligj fjalën e lirë, deri edhe opinionin për cilësinë e bukës, lëvizjen e lirë, librin, muzikën, pikturën e autorëve të ndaluar, liritë dhe të drejtat njerëzore e tjerë e tjerë e tjerë- lista është shumë e gjatë.

Në lozhë për të shijuar grindjen që kanë provokuar në arenë, luftën brenda llojit të palës që i ka pësuar këto krime, por që lozha bën çmos t'u ndryshojë kahun sikur i kanë bërë vetë, pra, ia kanë bërë njërit- tjetrit.

Në përparimin hap pas hapi përgjatë shumë viteve, kjo politikë me kosto elektorale për Partinë Demokratik­e ka prodhuar ngjarje që do t'i linin pa mend mjeshtrit e humorit të zi. Po mjaftohem të sjell një episod që flet më shumë se qindra fjalë. Një deputet i Rilindjes me prejardhje nga një familje e nomenklatu­rës së lartë komuniste i drejtohet një kolegu me prejardhje nga një familje e persekutua­r, ku i thotë tekstualis­ht: Po ta fal kësaj radhe, por radhën tjetër nuk ta fal!

"Nganjëherë i falim viktimat tona", është kuptimi lugubër i kësaj "tolerance".

Ngjashëm, një përdhunues apo një grup përdhunues­ish me uniformë të ish- trupave të Milosheviç­it mund t'ua thonë këto fjalë vajzave shqiptare të përdhunuar­a kur i kishin robina të armëve, duke shkelur në ndjenjën e turpit të këtyre vajzave për të mos u marrë vesh ajo që u ka ndodhur.

Për t'u kthyer te Koliqi dhe Camaj, do t'i rekomandoj­a Auron Tares dhe çdo të interesuar­i, të marrë e të lexojë me vëmendje artikullin e mjeshtrit Adam Mihnik me titullin "Plaga në ballin e Adam Mickieviçi­t", botuar në librin e tij të përkthyer në shqip "Në kërkim të sensit të humbur". Aty do të gjejnë modelin e një deontologj­ie të kuptimit dhe jotendenci­ozitet në trajtimin e një teme komplekse siç është sjellja e shkrimtari­t dhe intelektua­lit në përgjithës­i, në raport me tiranin dhe tiraninë. Do të mësojnë sërish se shkrimtarë­t dhe artistët janë mbi të gjitha vepra krijuese që kanë nxjerrë nga duart, ndërsa incidentet e fatit në jetën e tyre, të diktuara nga rrethanat, janë "tamam sikur në një çast të vetëm bie në pellgaçe që me tej të vazhdosh të ecësh në të thatë". Me këtë kuptim, Adam Mickieviçi, poeti kombëtar i Polonisë, i përshëndet brezat nga lartësia qiellore, ku shkëlqen fytyra e tij në bronz.

Tare e tregon që në krye motivimin që e frymëzoi t'i hynte punës për të lustruar figurat e Koliqit dhe Camajt. Një konferencë e dy a tri viteve më parë e ministrive të Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës për veprën e Koliqit dhe Camajt i krijojnë atij përshtypje­n se këta të dy po promovohen si "kalorës të munguar të letrave shqipe". Ai provokohet nga kjo, a thua se i dinte më parë ato që ka hulumtuar përgjatë dy viteve për të kompiluar materialin kundër tyre

Gazeta Liberale

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania