Panorama (Albania)

Duka trondit Tiranën: Dyshime për trukim, po heton edhe UEFA

“Nëse kjo akuzë vërtetohet, do të ketë vendime të merituara për autorët”

-

Tri ditë pas shpalljes kampion dhe mungesës së një urimi publik nga FSHF- ja, Tirana merr sinjale jo të mira për atë që pritet të ndodhë me hetimin e ndeshjes së Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit.

Dje, teksa vizitoi punimet që po kryhen në stadiumin e ri të Kukësit, presidenti i FSHF- së, Armand Duka, theksoi se po hetohet edhe nga UEFA për të dalë në një konkluzion. Ai paralajmër­oi vendime drastike nëse nga komisionet do të vërtetohet se ka pasur trukim të rezultatit. "Ky kampionat është vërtet për t'u festuar që po përfundon, duke pasur parasysh peripecitë që kemi kaluar gjatë pandemisë. Pra, qoftë me bllokimet, kurbën e infeksioni­t apo detyrimin për të luajtur duke respektuar protokolli­n sanitar për të shmangur përhapjen e virusit. Tashmë nuk më vjen mirë që duhet të flasim për trukimet, por është një dyshim i fortë për ndeshjen Bylisi- Tirana. Kjo është e dyshuar për trukim. Unë nuk jam jurist apo hetues, por në këtë rast flas si një opinionist që më është dukur edhe mua si të gjithë tifozëve të tjerë. Juristët dhe hetuesit po mundohen të mbledhin prova për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një ndeshje të trukuar. Ky është një hetim jo vetëm me shqiptarë, por edhe më të huaj", deklaroi fillimisht Duka. Numri një i futbollit shqiptar konfirmoi edhe faktin se Komisioni i Etikës në FSHF po bashkëpuno­n me UEFA- n për Bylisi- Tirana 2- 1, luajtur më 2 korrik. "Në një bashkëpuni­m të ngushtë me UEFA- n, menjëherë pasi ka rënë bilbili në përfundim të ndeshjes në Ballsh, po hetohet për të dalë në një konkluzion. Nuk është e lehtë në futboll, por vërtet më vjen shumë keq që në një kohë që Shqipëria u largua shumë nga lista e ndeshjeve të trukuara, detyrohemi të diskutojmë sërish. Aq më shumë për ekipin që pritet të dalë kampion i Shqipërisë të diskutojmë për një ndeshje të trukuar, por qoftë edhe me ekipin tjetër, Bylisin. Nëse do të vërtetohet nga komisionet që ka pasur trukim të rezultatit, besoj se do të ketë vendime të merituara për të eliminuar trukimet", ka përfunduar Duka, në një kohë që sot mblidhet Komisioni i Etikës dhe kjo deklaratë vjen pikërisht 24 orë para dhe për më tepër nga Kukësi. VIZITA NË STADIUM I shoqëruar edhe nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF- së, Arben Dervishaj, dhe kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, Duka ndoqi nga afër punimet në stadium. Ai u shpreh optimist për mbarimin e shpejtë të punimeve dhe vlerësoi atë që është bërë deri më tani. "Ka goxha ndryshim nga dita që kam qenë për herë të fundit dhe puna ka ecur me ritëm, duke pasur parasysh edhe situatën bllokuese që kemi kaluar nga pandemia. Vërtet jam optimist për afatet që i ka vënë vetes kompania për të përfunduar, le të themi punimet me betonin deri në shtator. Sepse, për t'u kompletuar stadiumi me punime të brendshme, si rifinitura­t apo ndriçimin, do të marrë pak kohë më shumë. Realisht tashmë objekti ka marrë pamjen e stadiumit të vërtetë, të bukur dhe funksional. Ne vizituam të gjitha ambientet, pamë me inxhinieri­n edhe ndonjë detaj që mund të korrigjohe­t për të qenë akoma më shumë funksional dhe më komod për futbollist­ët, për stafet teknike dhe për përfaqësue­sit e mediave. Jam shumë i lumtur që edhe në Kukës objekti më i bukur do të jetë ai i futbollit, ashtu si në gjithë Shqipërinë ku objektet më të bukura janë ato të futbollit. Atë çfarë FSHF- ja ka marrë përsipër për të financuar, pra 50% të ndërtimit deri në fund të stadiumit, i ka të garantuara financat. Ne do të plotësojmë detyrimin tonë për ta përfunduar projektin dhe për t'i shërbyer futbollit në Kukës. Jo vetëm me stadiumin, por edhe me ambiente të tjera, sepse nuk mund të zhvillohet futbolli vetëm me një stadium. Presim edhe një mbështetje nga qeveria, për të ndërtuar 100 fusha futbolli në të gjithë vendin. Dhe nga këto 100 fusha, pse jo, të ndërtojmë edhe në Kukës, sepse prioriteti i punës sonë janë fëmijët, e ardhmja e futbollit dhe jo thjesht klubet profesioni­ste. Mendoj se do të bëjmë një ndryshim cilësor për futbollin shqiptar në vitet e ardhshme. Klubet profesioni­ste do t'ua lëmë presidentë­ve, drejtuesve apo ligës, ndërsa federata do të përqendroh­et në futbollin e fëmijëve".

 ??  ?? Duka duke inspektuar punimet në stadiumin e Kukësit
Duka duke inspektuar punimet në stadiumin e Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania