Panorama (Albania)

EMRAT E RINJ TE ATP Kompensimi, rishikohen listat e pronave pas ‘ 94

Një vit pas mbarimit të afatit, Agjencia e Pronave miraton emrat e rinj të pronarëve që u rillogarit­et fatura financiare. Përfituesi­t në Tiranë e gjithë vendin

-

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga përmbyllja e afatit ligjor për vlerësimin financiar, Agjencia e Pronave ka marrë në shqyrtim dosjet e pas ’ 94.

Tabelat me emrat e përfituesv­e janë botuar të hënën në Fletoren Zyrtare, duke u dhënë mundësinë pronarëve që të njihen me masën e kompensimi­t si edhe të paraqiten në agjenci për të aplikuar. Përfituesi­t janë në Tiranë dhe rrethe. Vlerësimi i kryer mbi bazën e zërit kadastral që prona ka pasur në momentin e konfiskimi­t, bën që një pjesë e pronarëve të penalizohe­n duke dalë duarbosh nga ky proces. Në tabelë, pronarët që konsideroh­en të kompensuar janë me vlerë negative.

VLERËSIMI Në muajin mars të vitit që shkoi, Agjencia e Pronave përfundoi afatin ligjor për vlerësimin financiar. Për më shumë se 21 mijë dosje, fatura e dalë është rreth 100 miliardë lekë ose rreth 1 miliard dollarë. Nga aplikimi i formulës së re, 3721 pronarë u konsiderua­n të kompensuar, me një vlerë rreth 127 miliardë lekë. “Në periudhën janar- gusht kanë përfunduar së vlerësuari gjithsej 25 968 vendime përfundimt­are për kompensim të viteve 1993- 2013, vlerësim prej të cilit rezultuan të dhënat si më poshtë: 21 429 vendime u vlerësuan financiari­sht me një vlerë prej 100,655,738,106 lekë, vlerë e cila pritet të ndryshojë pasi ATP- ja është në pritje të përfundimi­t të ankimeve nga subjektet në bazë të afateve ligjore. Së dyti, 3721 vendime konsideroh­en të kompensuar­a”, ka bërë me dije edhe ATP në raportin vjetor.

KOMPENSIMI Me ndryshimet e bëra, pronarët përfitojnë kompensim financiar deri në 20% të faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe për pjesën e mbetur kompensohe­n fizikisht nga fondi i tokës që ATP disponon. Brenda këtij viti pritet të hyjnë në fuqi edhe ndryshimet ligjore, të vëna si kusht nga Gjykata e Strasburgu­t. Në fillim të muajit mars, përmes vendimit “Beshiri dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, Strasburgu kërkoi nga shteti shqiptar që asnjë pronar të mos përfitonte më pak se 10 për qind të vlerës që prona kishte sot në treg. Ky ndryshim i reflektuar edhe në draftin e ri të qeverisë do të bëjë që të rritet deri në 6- fish apo edhe më tepër masa e kompensimi­t për pronarët. Për të kuptuar efektin pas vendimit të marrë nga Gjykata e Strasburgu­t, sjellim rastin e një pronari të shpronësua­r në kryeqytet. Për një sipërfaqe toke 500 metra të ndodhur sot brenda vijës së verdhë, nga Agjencia e Pronave vlerësimi është bërë për tokë bujqësore me çmimin 488 lekë për metër katror dhe masa e përfitimit që është caktuar është ( 250m X 488lekë/ m) 122 mijë lekë. Nëse zëri kadastral i saj që do të merrej për referim do të ishte ky i sotmi, pra, kjo sipërfaqe do të çmohej si tokë truall, kjo familje do të përfitonte ( 250m X 29 543 lekë/ m) 7 385 750 lekë. Por, me kushtin e vendosur nga Gjykata e Strasburgu­t, qeveria “detyrohet” që të mos kompensojë asnjë pronar më pak se 10 për qind të vlerës aktuale. Në këto kushte, kësaj familjeje i takon të marrë jo më pak se 738 mijë lekë, pra, 6 herë më tepër se vlera e caktuar më herët nga Agjencia e Trajtimit të Pronave në fazën e parë të vlerësimit.

 ??  ?? Nga aplikimet në ATP
Nga aplikimet në ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania