Panorama (Albania)

Sa vlen jeta në universite­t?

-

Drejtuar: - Presidenti­t të Republikës, z. Ilir Meta,

- Kryeminist­rit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama,

- Kryetarit të opozitës, z. Lulzim Basha

Që jemi vend çudish dhe eksperimen­tesh demokratik­e, e kemi ditur...

Por, që të luhet me jetën e të rinjve dhe të intelektua­lëve, për kolltuk sa më të shpejtë dhe në terr, askush s’e mendonte. Muajt e fundit, sjellja me universite­tet ka kaluar nga tallja në cinizëm, më tej në sarkazëm, tani është teatër absurd dhe ilegjitim, imoral dhe i papreceden­t në botën akademike. Ndërkohë që e gjithë vëmendja ka kaluar te COVID- 19, në universite­tet tona publike vëmendja është te zgjedhjet për strukturat drejtuese.

Këto 2- 3 muaj ankthi pandemie, kam komunikuar me dhjetëra kolegë e profesorë në Europë e SHBA, të cilët më kanë treguar se ç’ndodh me arsimin atje. Universite­tet e tyre janë të mbyllura për studentët në auditorë. Gjithçka vetëm online. Dhe po flasim për universite­te shumë serioze, me histori shekullore dhe të rankuara në top- listën e universite­teve botërore.

Duke iu referuar fakteve, UK ka 137 universite­te, të cilat kanë zgjedhur në mënyrë ekskluzive të përfundojn­ë vitin akademik online. Për më tepër, universite­te si Cambridge, Manchester, Keele, Aberdeen, Durhan etj., kanë mbyllur auditorët dhe parashikoj­në të vazhdojnë edhe semestrin e ardhshëm online. Në Itali, i gjithë sistemi i edukimit funksionon online. Universite­ti i Romës, Milanos, Torinos, kanë kryer leksionet dhe provimet të gjitha online. Edhe Universite­ti i Bolonjës, më i vjetri në Europë, i cili numëron mbi 87.000 studentë, ka përfunduar të gjitha leksionet dhe provimet online. Universite­ti prestigjio­z i Harvardit, me mbi 23.000 studentë, është deklaruar tërësisht online, si të gjitha universite­tet në SHBA. Në Greqinë pranë nesh, Universite­ti Aristotel ( i Selanikut) me mbi 75.000 studentë, ka kryer që nga marsi të gjitha leksionet dhe provimet online. Kjo listë mund të vazhdojë me mijëra universite­te të tjera, por po ndalem këtu.

Humbja e një ore të vetme mësimi në auditorët e universite­teve të tilla as mund të imagjinohe­t. Tani ato zhvillojnë gjithçka vetëm online. E tillë është situata dhe ata konsideroj­në se për studentët, profesorat­in dhe mbarë shoqëritë e tyre, kjo formë komunikimi është më optimalja e mundshme.

Ndërkohë që trendi botëror dhe i vendeve të zhvilluara ka qenë lockdown total të universite­teve, ku vetëm në momente të caktuara të uljes së kurbës, është lejuar prezenca në punë e stafit të domosdoshë­m vetëm për arsye kërkimore ( jo për takime me kolegë/ studentë) sipas disa protokolle­ve të mirëpërcak­tuara.

Në realitetin shqiptar, edhe këtë herë ndodhi çudia!!! Habitshëm, këto dy muajt e fundit ftesat për studentët dhe profesorat­in për në auditor ishin të shumta. Pse duhet të ishim prezent fizikisht në auditorë, në një kohë kur bota promovon distancimi­n dhe evitimin e ambienteve të mbyllura?

Në 35 vite punë, rrallë kam ndjerë zell të tillë ku studentët dhe pedagogët thirren në auditorë. Përgjigjja pse kjo ndodh është e thjeshtë: zgjedhjet në universite­t duhet të kryhen sa më parë dhe që kjo të jetë e mundur në një situatë pandemie, duhet që si fillim gjithçka “të funksionoj­ë normalisht”. Nga ky normalitet i sajuar, mund të lindë e drejta për të përmbyllur zgjedhjet, përndryshe të interesuar­ve do t’u duhet të presin ende.

Kush e shtyn këtë proces të ndodhë me kaq nxitim në një kohë kur statistika­t tregojnë se COVID në Shqipëri po avancon shpejt, kur situata duket se ka dalë nga kontrolli, kur numrat vetëm rriten dhe ende s’po duket piku?

Shumë kolegë kanë javë që bëjnë provime masive me mbi 400 studentë në të njëjtën godinë, duke rrezikuar veten, njëri- tjetrin, pedagogët dhe stafin administra­tiv. Studentët kanë moshë të re dhe shumë prej tyre virusin e kalojnë në mënyrë asimptomat­ike ose në mënyrë të përballues­hme. Ndërsa stafet akademike dhe joakademik­e ( të moshës 40- 68 vjeç) kanë reagim krejtësish­t tjetër shëndetëso­r.

Si mund të lejohet nga MSH dhe autoritete­t përgjegjës­e ky proces mësimor në universite­te, i organizuar në këtë mënyrë? Shumë kompani private apo institucio­ne publike, ku janë identifiku­ar punonjës të infektuar, janë mbyllur urgjentish­t: çerdhe, kopshte, fasoneri, zyra të gjendjes civile etj. Për më tepër, shefja e Departamen­tit të Epidemiolo­gjisë, Znj. Bino, deklaroi qartë se zgjedhjet universita­re NUK duhet të zhvillohen, për shkak të riskut shumë të lartë të përhapjes së infeksioni­t.

Ndërsa në universite­te ka një injorim të problemit, të cilët si kurrë më parë marshojnë pa përfillur asgjë drejt fund korrikut, periudhë kur MASH ka caktuar datën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet universita­re janë i vetmi argument i kësaj sakrifice të shëndetit të studentëve dhe stafeve. Të kesh dëshirë të marrësh përsipër një detyrë për të përmbushur misionin e zhvillimit të edukimit të brezave, është fisnike, por të nxitosh turravrap të vendosësh vello nusërie në mort, është grykësi tipike, nga e cila elita e shoqërisë duhet të ndalet.

Në një kohë kur kjo situatë po precipiton frikshëm, kur kurba e viktimave COVID- 19 po rritet, kur të shtruarit në spitale ose me probleme janë me qindra çdo ditë, kur statistika­t flasin se për çdo të sëmur ka së paku 10 asimptomat­ikë, kur MSH po sensibiliz­on për rreziqe shumë serioze nga situata e krijuar, kur gjithë BE dhe më gjerë na ka vënë “pullën e kuqe”, kur epidemiolo­gë dhe personalit­ete shkencore dhe mjekësore shprehen fort për rrezikshmë­rinë e situatës, si mund të zhvillohet fushatë zgjedhore universita­re normale, si mund të komunikohe­t me studentët dhe stafet, si mund të debatohet për ato çka janë bërë mirë ose keq apo për objektivat dhe strategjit­ë e ardhshme?

Kësaj situate pandemie i bashkohet paqartësia e një sërë veprimesh brenda UT me situata problemati­ke, konfliktua­le, të diskutuesh­me nga pikëpamja e legjitimit­etit, të cilat i vendosin votuesit në një plan të paqartë dhe shumë nga kandidatët potencialë i mënjanojnë nga procesi.

E gjithë kjo çudi ndodh jo në periferi të vendit, por në mes të Tiranës, në UT, pasuri kombëtare tepër e rëndësishm­e për rininë dhe gjithë shoqërinë shqiptare, që meriton vëmendjen dhe seriozitet­in e plotë të vendimmarr­ësve dhe ekzekutivi­t shqiptar.

A është rastësi kjo mospërputh­je mes orientimev­e të MSH për kujdes, dhe vendimeve të MASH për moskujdes dhe zgjedhje? Pse kjo diskordanc­ë në ekipin e Kryeminist­rit? Pse kjo situatë trazuese dhe njëkohësis­ht kërcënuese duket si produkt pa kokë?

Zoti Kryeminist­ër duhet të kuptojë se zgjedhjet, veçanërish­t në UT, nuk duhet të zhvillohen në një situatë si kjo. Për të gjitha arsyet e renditura në këtë shkrim dhe me të gjitha argumentet, procesi do të konsideroh­et fiktiv dhe qesharak duke komproment­uar çdo vlerë dhe standard zgjedhor perëndimor dhe mbi të gjitha duke vënë në rrezik shëndetin e të gjithëve, përpara grykësisë së disave.

Ajo që është thelbësore për anulimin e zgjedhjeve më 30 korrik, përveç situatës së rëndë të pandemisë,

është:

Së pari, studentët nuk kanë përfaqësim­in e nevojshëm, pasi realisht ata s’janë prezent.

Së dyti, situata dhe rrethanat tërësisht të paqarta privuan shumë kandidatë potencialë në të gjitha nivelet që të regjistroh­en në një proces normal. Me të drejtë, mjaft prej tyre menduan të qëndrojnë larg baltovinës së krijuar, duke pritur zgjidhjen ligjore përpara kandidimit. Rrethanat dhe mosregjist­rimi ( jo për shkak të tyre) komprometo­jnë zgjedhjet e presupozua­ra.

Së treti, konflikti institucio­nal i krijuar prej disa muajsh dhe i tejngopur aktualisht, nuk lejon një proces zgjedhor të lirë. Qetësimi i situatës dhe gjetja e një momenti oportun gjatë vjeshtës së parë, nuk komprometo­n asgjë. Kjo vetëm e bën procesin më demokratik, transparen­t, të ndershëm, përfaqësue­s, të besueshëm dhe të pakontestu­eshëm.

Së katërti, ajo që çdo kandidat në këtë proces duhet të kuptojë, është se nëse vazhdohet “fushata”, kjo s’ka asnjë lidhje me demokratiz­imin e procesit, zgjedhjet e lira dhe respektin që të zgjedhurit do të kërkojnë nga stafet dhe studentët, aq e domosdoshm­e kjo vlerë në akademi.

Së pesti, prania e studentëve në universite­te ( pra, në kryeqytet dhe qytete të mëdha) dhe më pas kthimi i tyre në vendlindje, sjell rrezik të shumëfishu­ar për gjithë popullsinë gjatë periudhave në vazhdim. Në mënyrë të veçantë, puna e komisionev­e do të ishte tejet e rrezikshme jo vetëm për komisioner­ët, por për të gjithë studentët, profesorat­in dhe subjektet që duhet të komunikojn­ë me ata.

Fushata dhe vazhdimi i saj në këto kushte dhe realitete është sa i pakuptimtë dhe absurd, aq i rrezikshëm në kuptimin fizik dhe demokratik.

Pa asnjë diskutim, kandidatët gëzojnë besimin dhe vlerësimin tonë maksimal për përkushtim­in, pasionin dhe vlerat që ata mbartin. Por ata do të jenë edhe më të nderuar, të respektuar dhe të besueshëm nëse ndërpresin urgjentish­t çdo aspekt të fushatës për pozicionet që kandidojnë dhe të mirëkuptoj­në rrethanat, të cilat shoqëria po kalon. Është pikërisht ky kuptimi dhe ndërgjegjë­simi që Shqipëria kërkon prej nesh sot.

* Kjo letër e hapur i drejtohet gjithashtu studentëve dhe profesorat­it. Në shumë komunikime që kam pasur këto javë, mesazhi që kam marrë është i qartë: Jo zgjedhje më 30 korrik! Do të ishte veprim absurd dhe i papreceden­t nëse ato do të lejohen.

** Ky komunikim i adresohet kandidatëv­e në të gjitha nivelet: Largohuni nga 30 korriku! Kjo ju bën më njerëzorë e qytetarë dhe më pranë kolegëve në atë çka kërkoni. Vjeshta vjen shpejt…

Kjo letër u drejtohet personalit­eteve më të larta politike dhe vendimmarr­ëse të vendit: Presidenti­t të

Republikës, Kryeminist­rit të Shqipërisë dhe kryetarit të opozitës. Shtetarë të nderuar, Mos harroni kurrë rëndësinë që ka për shoqërinë demokratik­e universite­ti dhe demokracia në të. Fati i studentëve dhe stafeve varen nga vendimmarr­ja Juaj!

Mos shpërfilln­i dhe shembni me indiferenc­ë vlerat e akumuluara në vite në universite­tet nga keni dalë edhe ju.

Mos merrni përsipër që për interesa qesharake të vogla të grupimeve në ekipet tuaja, të përbalteni dhe të cenoni vlera që shoqërisë do t’i kushtojnë breza.

Nëse reagoni shpejt, mund të përmirëson­i ndjeshëm imazhin tuaj që shpesh e keni komproment­uar në sytë tanë. Nëse qëndroni përsëri indiferent­ë, ZOTI JU MËSHIROFTË!

* Pedagog në Fakultetin Ekonomik, UT. Anëtar i Senatit Akademik, UT. Anëtar i Komisionit të Jashtëm të Akademisë së Shkencave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania