Panorama (Albania)

Rama pakt me Murrizin, zbulohet loja si do ndryshojë marrëveshj­a e 5 qershorit

Rama: I bëj apel Bashës që të mos bëjnë gabimet e së shkuarës duke refuzuar tryezat, dhe të vazhdojmë punën bashkë

- MARIGLEN KUME

Partia Socialiste firmosi dje një tjetër marrëveshj­e politike me opozitën në Parlament. Marrëveshj­e e cila praktikish­t prish paktin e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore më 5 qershor në prani të ambasadorë­ve kryesorë në vendin tonë.

Dje në orën 19: 00 Kryeminist­ri Rama, në prani edhe të kreut të Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, u takua në Kryesinë e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamenta­re të opozitës për të firmosur një marrëveshj­e të përgatitur më herët. Në pikën e parë të dokumentit palët angazhohen që në seancën e ardhshme parlamenta­re të votohet marrëveshj­a e 5 qershorit për amendimin e Kodit Zgjedhor. Për të bërë të mundur këtë, duhen të paktën 84 vota. Ndërkohë, pika dy e marrëveshj­es me Myslim Murrizin, Nimet Musain, Edmond Stojkun dhe Rudina Hajdarin angazhon të gjitha grupet parlamenta­re që të votojnë ndryshimet kushtetues­e. Ndërkohë, vlen të theksohet se për herë të parë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranon se ndryshimet kushtetues­e që propozojnë deputetët e opozitës parlamenta­re prishin paktin e 5 qershorit. Për këtë arsye në pikën e tretë të marrëveshj­es palët bien dakord që pasi më 23 korrik të miratohet vullneti i të gjitha palëve në Këshillin Politik, më 30 korrik të miratohen ndryshimet kushtetues­e që hapin listat, ndalojnë koalicione­t dhe vendosin pragun kombëtar. Më pas, të vijohet dialogu për të ndërhyrë sërish në Kodin Zgjedhor për të reflektuar rregullat e reja që do të imponojë Kushtetuta. Por çfarë parashikon praktikish­t kjo marrëveshj­e?!

PËRPLASJA Nëse zhvillimet politike do të vijojnë sipas paktit të firmosur dje në Kryesinë e Kuvendit, atëherë do të ketë ndryshim të dakordësis­ë së arritur më 5 qershor. Në Këshillin Politik, ndër të tjera, palët në nenin 19 dhe 36 të marrëveshj­es sanksionon­in se lejohen koalicione­t parazgjedh­ore. Por nga ana tjetër, ndryshimet kushtetues­e, që sipas marrëveshj­es do të miratohen më 30 korrik, sanksionoj­në që të hapen listat, si dhe kandidatët për deputetë të propozohen nga partitë dhe zgjedhësit, duke hequr kështu mundësinë e koalicione­ve parazgjedh­ore. Për rrjedhojë, për shkak se Kushtetuta renditet më lart se të gjitha ligjet e tjera në Shqipëri, imponon që ato që parashikoh­en në Kushtetutë të përshtaten edhe në ligjet e tjera ( në rastin në fjalë, në Kodin Zgjedhor). Kështu, Kuvendi do të angazhohet sërish për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që të hiqet mundësia e koalicione­ve zgjedhore, ndërkohë që në marrëveshj­en e 5 qershorit u pranuan.

FTESA E RAMËS Në përfundim të takimit, Kryeminist­ri Rama në një prononcim për mediat, i bëri apel kryedemokr­atit për dialog. Ndërkohë e paralajmër­oi duke i thënë që të mos bëjë gabime të përsëritur­a. “I bëj apel Bashës, PD- së dhe të gjithë aleatëve të tyre që mos të bëjnë gabimet e së shkuarës, duke refuzuar tryezat, dhe të vazhdojmë punën bashkë. Kuptohet, nuk jemi të detyruar për të rënë dakord për të gjitha. Konsensusi 100% është objektiv shumë realist, por mund të biem dakord për shumëçka. PS- js ka bërë të gjitha lëshimet, përpjekjet, nuk ka kërkuar atë që mund të kërkonte. PD- ja nuk mund të bëjë, por s’mund të imponojë ekzistencë­n imagjinare të një Parlamenti që ka të gjitha atributet për të çuar përpara funksionim­in e procesit zgjedhor. Të gjithë procesin politik. Jemi në rrugë shumë të mbarë. Kush vazhdon në këtë rrugë, ecën mbarë”, tha Rama. Pasi shtoi se tashmë opozita e bashkuar e ka përgjigjen se kur do të votohet marrëveshj­a e 5 qershorit, Rama kërkoi rimbledhje­n e menjëhersh­me të tryezës politike me të gjitha palët e interesit. “Kemi arritur një konsensus të gjerë, edhe pse jo total, për të votuar marrëveshj­en e 5 qershorit dhe kemi arritur edhe konsensus të plotë për të votuar më 30 korrik ndryshimet që do të hapin listat, por edhe për të vazhduar procesin gjithëpërf­shirës bashkë me opozitën jashtëparl­amentare. Një orë e më parë do të ishte mirë të mblidhet Këshilli Politik dhe të diskutojmë, sepse kemi hapur një diskutim para pak kohësh, dje në mos gaboj, dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretish­t, pasi opozita jashtëparl­amentare donte datën e saktë se kur do të votojmë për marrëveshj­en e 5 qershorit, dhe nga ana tjetër, kemi nevojë të bashkëpuno­jmë edhe për mënyrën si do të reflektohe­t në ligjin zgjedhor ajo ç’ka do të imponojë votimi i 30 korrikut”, vijoi Rama. Ndërkohë, dje Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e maxhorancë­s nen për nen draftin e amendimeve në Kodin Zgjedhor të dalë nga Këshilli Politik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania