Panorama (Albania)

Ambasadorj­a në Greqi, Bushati kundër: Duhen 10 vite përvojë në politikën e jashtme

“Në Greqi duhen ambasadorë­t më të talentuar. Kemi pasur Mid’hat Frashërin dhe njerëz të një profili shumë të lartë publik”

- ARDIT HOXHA

Në mbledhjen e Komisionit të Politikës së Jashtme, ku u diskutua për emërimin e ambasadore­s së re të Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, nuk munguan debatet. Ishte ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, që ndezi diskutimet, me komentin e tij ku theksoi se nuk është ndjekur procedura për këtë ndryshim në Ambasadën e Athinës, dhe se është shkelur edhe tradita diplomatik­e gati 100- vjeçare e vendit tonë me Greqinë. Sipas tij, në Athinë, ku është një nga 5 ambasadat më të rëndësishm­e, gjithmonë kanë shërbyer diplomatë të klasit të parë ose figura me një profil shumë të lartë në jetën publike ose politike të Shqipërisë. Bushati pati kritika edhe për mënyrën se si u shpërnda në media lajmi për lëvizjet në Ambasadën tonë në Greqi. Kundër mendimit të ish- ministri Bushati u shprehën edhe deputetët e maxhorancë­s në Kuvend, por edhe ata të opozitës. Ralf Gjoni e cilësoi si një debat partiak brenda PS- së, që nuk vlen të trajtohet në këtë komision. Ndërsa Mimi Kodheli dhe deputetët e tjerë socialistë kërkuan që të shkohet përtej kritikave, por deputetët në komision të vijnë më propozime konkrete për përmirësim­e ligjore që mund të jenë të nevojshme.

DISKUTIMI NË KOMISION

Ditmir Bushati: Meqë po diskutojmë për marrëdhëni­et me Greqinë dhe propozimin që ka ardhur për kandidatin për ambasador, do të doja ta filloja me një shprehje të Aristoteli­t që thoshte: “Dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën”. Dhe në këtë kuadër, më lejoni të ndaj disa mendime të miat, për shkak të eksperienc­ës si ministër, por edhe si anëtar në këtë komision.

Së pari, kam një sugjerim nga pikëpamja e procedurës, të cilën nuk e ngrita në fillim të mbledhjes në mënyrë që t’i jepnin gjithsesi mundësi këtij diskutimi dhe mos të prodhonim lajme të paqena për median. Më duhet t’u them që praktika e vendosur në Kushtetutë dhe në ligj na imponon që të ketë një vakancë kushtetues­e në mënyrë që të iniciohet procedura. Kryeminist­ri, në rastin në fjalë edhe ministër i Jashtëm, i ka propozuar Presidenti­t një zëvendësim për sa i përket ambasadori­t në Athinë dhe praktika jonë e përcaktuar në ligjin e 2015- ës përcakton një afat kohor 30ditor për shprehjen e institucio­nit të Presidenti­t. Në dijeninë time, Presidenti ende nuk është shprehur për aktin që krijon vakancën, në mënyrë që t’i jepet mundësia Komisionit të Politikës së Jashtme për të dhënë një opinion të tij. Ju kujtoj që edhe dy rastet e kaluara, qoftë në rastin e Spanjës, por edhe ne rastin e Turqisë, ku Z. Gazheli kishte dhënë dorëheqjen edhe pse kishte dhënë dorëheqjen nuk nisi procedura e propozimit për ambasadori­n e ri, pa u shprehur Presidenti i Republikës me dekret. Nuk është thjesht procedural­e, është e rëndësishm­e sepse dekreti është akti formal për sa i përket një kandidati për ambasador. Pa dekret nuk bëhesh dot ambasador, por vetëm me dekret gjithashtu nuk bëhesh dot ambasador, sepse kur flasim për ambasadori­n, kemi parasysh edhe raportet me shtetin dhe një tërësi çështjesh, siç është rasti në fjalë, që ambasadori do të mbulojë. Që do të thotë se të gjitha vendet ku pritet që kandidati të punojë, i kanë sytë dhe veshët hapur për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Së dyti, doja të ndalesha pak te tradita shtetërore dhe ndaj sugjerimet me Z. Shameti. Çfarë nënkuptoj me traditën shtetërore dhe si është tradita shtetërore e përthyer edhe te ligji i shërbimit të jashtëm që ne si maxhorancë kemi votuar në 2015- ën? Dua t’ju them që ambasador mund të bëhesh në dy mënyra. Ose duhet të kesh një histori karriere. Ju Znj. kryetare e dini, sepse keni qenë ministre e Mbrojtjes. E dëgjova edhe komunikimi­n tuaj me Z. Koçi.

Bie fjala, ambasador apo gjeneral do një gradë të caktuar për t’u bërë, pra nuk bëhesh me bashkëngji­tje. Dhe duhet të kuptojmë që në ligj ne kemi qenë shumë të qartë. Kur vjen përfaqësue­si i Ministrisë së Jashtme, në rastin në fjalë sekretari i përgjithsh­ëm, është e rëndësishm­e për të na bërë një prezantim më strategjik dhe më të qartë për sa i përket edhe traditës shtetërore në raport me Greqinë. Çfarë nënkuptoj me traditën shtetërore dhe si është tradita shtetërore e përthyer edhe te ligji i shërbimit të jashtëm që në si maxhorancë kemi votuar në 2015- ën? Në rast se në 2013- ën gjetëm një raport të përmbysur ku kishte më shumë njerëz jashtë sistemit se brenda sistemit, sot kemi një raport krejt tjetër, dhe për të evituar çdo lloj keqkuptimi, ne përcaktuam një rregull që është në Ligjin 23 të 2015- ës për shërbimin e jashtëm, sipas të cilit ambasador bëhesh ose në rast se ke një karrierë të pandërprer­ë në shërbimin e jashtëm dhe minimalish­t duhet të kesh gradën këshilltar, dhe që të marrësh gradën këshilltar me ligjin tonë do minimalish­t 12 vjet deri në 15 vjet eksperienc­ë pune, pra në varësi të performanc­ës; ose do të vish nga jashtë karriere. Por edhe nëse vjen jashtë karriere, ligji ynë, neni 27, e përcakton shumë mirë procedurën. Pra, duhet të jemi në kushtet kur një kandidat ka 10 vjet përvojë pune në fushën e politikës së jashtme, nga të cilat 3 vite të paktën duhet t’i ketë në pozicion drejtues. Pra, dua të them një lloj arsyetimi nga pikëpamja e ligjshmëri­së dhe logjikës shtetërore në lidhje më këtë funksion. Çfarë nënkuptoj tjetër me traditën shtetërore, znj. kryetare? Ne i kemi vendosur marrëdhëni­et diplomatik­e me Greqinë për herë të parë në 9 janar të 1923- shit dhe Pandeli Evangjeli, atë kohë ministër i Jashtëm, ka propozuar Mid’hat Frashërin ambasador në Greqi. Mid’hat Frashërin e dimë të gjithë që ishte një nga personalit­et më të spikatura të kohës. Në rast se shohim historikun tonë, pavarësish­t formave të qeverisjes në Shqipëri, mbretëri, periudhën e luftës, e pasluftës dhe rivendosje­s së marrëdhëni­eve diplomatik­e në 1971- shin; edhe periudha pas shembjes së komunizmit, pra periudha e sistemit demokratik, rezulton që të gjithë kandidatët për ambasadorë apo ato që kanë shërbyer në Greqi, ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur brenda shërbimit të jashtëm, ose kanë qenë njerëz të një profili shumë të lartë publik. Mund t’ju kujtoj këtu Stavër Stavrin, Ali Asllanin, Xhafer Vilën, Rauf Ficon që më pas u bë edhe ministër i Jashtëm; por edhe në komunizëm Lik Seitin, Bashkim Dinon, Ksenofon Nushin, Yzedin Hajdinin, Qazim Tepshin; edhe në

demokraci duke filluar nga Qazim Tepshi te Hysen Çabej, Kastriot Robo, Bashkim Zeneli, Vili Minarolli, Dashnor Dervishi, Ardiana Hobdari. Pra e gjithë kjo armatë njerëzish të cilët unë përmenda ose vijnë nga radhët e shërbimit të jashtëm me grada nga më të lartat dhe me një karrierë të spikatur, dhe asnjëri prej tyre për herë të parë, duke shërbyer në një vend kaq të rëndësishë­m për Shqipërinë siç është Greqia. Mund t’ju them që Greqia është nga ato pozicione që ka 4 apo 5 ambasadorë­t më të talentuar apo më të spikatur, apo njerëz me profil të lartë publik që ka Shqipëria, pa dashur t’u ulu vlerën ambasadorë­ve nëpër vende ku Shqipëria nuk ka këtë ndërveprue­shmëri.

Pika e tretë për mua, që është gjithashtu e rëndësishm­e dhe ka të bëjë me përgjegjës­inë dhe dinjitetin e diplomatit. Sekretari i përgjithsh­ëm e di shumë mirë, sepse ka ligjin përpara. Ka qenë në krahun tim të majtë, se në krahun tim të djathtë ka qene ambasador Qirjako Qirko, kur kemi ardhur e kemi mbrojtur këtë ligj në të gjitha debatet maratonë në Kuvend. Në rast se ka diplomatë që shkelin ligjin dhe rregullat e Republikës së Shqipërisë apo rregullat në vendin ku ato janë të akredituar, ka një Konventë të Vjenës, që Shqipëria është pjesë e saj, ka një Kushtetutë, ka një ligj për shërbimin e jashtëm, ka dhe një rregullore të detajuar për shërbimin e jashtëm.

Ralf Gjoni: Unë do t’i lutesha z. Bushati që mos ta kthejmë këtë komision në një forum për çështje të brendshme kritikash të shëndetshm­e që mund të ketë brenda maxhorancë­s socialiste.

Alket Hyseni: Unë bashkohem me një pjesë të shqetësime­ve që Ambasada Shqiptare në Athinë ka pasur probleme. Ka pasur pa fund ankesa. Dhe në çdo takim që kemi pasur me elektorati­n në Athinë, dhe bëjmë takime periodike, dhe përherë na ngrihen shqetësime nga njerëz të thjeshtë për një sërë aspektesh, kryesisht çështje konsullore, por jo vetëm ato. Dhe në këtë këndvështr­im, çdo ndërhyrje si kjo që ka bërë Ministria e Jashtme në Ambasadën tonë në Athinë, unë gjykoj se ka qenë e goditur të paktën në bazë të asaj që na është raportuar nga kontaktet që ne kemi atje.

Mimi Kodheli: Unë besoj që në shkresën që sekretari i përgjithsh­ëm i ministrisë së Jashtme ka sjellë, kryeminist­ri, njëherazi ministër i Jashtëm, ka të drejtë të nisë procedurën për emërimin në pozicione të ambasadori­t çdokënd. Komisioni Parlamenta­r nuk është për çështje teknike, por për të bërë një vlerësim të kandidatur­ës dhe pastaj për të çuar opinionin e tij te Presidenti, para se ai të dekretojë. Për të gjithë ata që mendojnë se është e nevojshme një ndryshim ligjor, është e hapur që ne mund dhe duhet të propozojmë ndryshime ligjore, edhe pse mua në këtë rast nuk më duket momenti duhur. Unë mendoj se zotin Skapi e kemi sërish në krahun tonë të majtë dhe kështu që mund të na ndihmojë edhe në këtë rast për përmirësim­in e legjislaci­onit, që janë të detyrueshm­e për t’u zbatuar siç janë shkruar sot, por që kanë gjithmonë nevojë për përmirësim dhe zhvillim. Unë ju ftoj kolegë të këtij komisioni që të jemi më mbështetës dhe më bashkëpunu­es dhe ta vëmë qeverinë në presion për të mundësuar procese të njohjes së viteve të punës për shkak të pensionit apo për procese që kanë të bëjnë për facilitimi­n e pajisjes me dokumentac­ione.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania