Panorama (Albania)

Basha në Mitrovicë premton heqjen e traut në Rrugën e Kombit

Trashëgimt­arët e Isa Boletinit i dhurojnë kreut të PD flamurin 108- vjeçar: “Ta trashëgosh si Kryeminist­ër!”

- TIRANE

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, zhvilloi disa takime me drejtuesit e pushtetit vendor.

Në fillim kreu i PD- së kreu homazhet te varri i ishPreside­ntit Ibrahim Rugova, ndërsa më pas zhvillon një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin. Në fjalën e tij Basha u zotua se qeveria e tij e ardhshme do të lehtësojë ndërveprim­in ekonomik midis dy vendeve. Kreu i PD- së premtoi se do të heqë traun në Rrugën e Kombit. “Pa diskutim, gjëja e parë që do të ndodhë, është heqja e traut në Rrugën e Kombit. Unë kam privilegji­n dhe nderin e rrallë të kem qenë autor dhe promotor në ndërtimin e Rrugës së Kombit. Kjo është trashëgimi­a e Partisë Demokratik­e dhe e qeverisjes sonë të atëhershme, natyrisht edhe e imja në detyrat që kam pasur në qeverinë e Sali Berishës. Ndërkohë që shoh me trishtim të madh se i vetmi kontribut aktual është shtrenjtim­i i lëvizjes së lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës, përmes traut dhe taksës në Rrugën e Kombit. Ndaj, gjëja e parë dhe e prekshme për çdo qytetar të Kosovës do të jetë eliminimi i kësaj takse, heqja e atij trau, si një ndër vendimet e mia të para në ditët e para”, tha Basha. Ndërkohë, gjatë vizitës në Kosovë, nuk kanë munguar as surprizat për kreun e PD- së. Gjatë një vizite në kullat e Boletinëve, trashëgimt­arët e Isa Boletinit i dhuruan kryedemokr­atit Basha flamurin 108- vjeçar me një kërkesë të veçantë.

Gazment Boletini: Ne e kemi menduar ekskluzivi­tet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritj­a e përgjithsh­me, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falënderua­r Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga të cilat do ta trashëgosh ti. Inshallah sa më shpejt Kryeminist­ër i Shqipërisë! Ta vazhdosh rrugën e rilindësve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.

Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritj­a e përgjithsh­me, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës

 ??  ?? Basha, gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri
Basha, gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri
 ??  ?? Basha, me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti
Basha, me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania