Panorama (Albania)

Situata, 55% e të infektuarv­e kanë fituar betejën me COVID

Ministria e Shëndetësi­së: Në 24 orët e fundit, 4 humbje jete

- TIRANË

Çdo herë kur rriten testet, kapërcejnë edhe shifrat e të infektuarv­e. Në 24 orët e fundit, janë kryer 482 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 119 pacientë, nga të cilët 69 vetëm në kryeqytet.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësi­së, aktualisht në vendin tonë janë 1776 të infektuar aktivë, nga 4290 raste pozitive në total. Prej tyre 2397 janë shëruar. Nisur nga raporti ndërmjet rasteve totale të infeksioni­t dhe personave të shëruar, rezulton që 55 për qind e të infektuarv­e e kanë fituar betejën me COVID- 19. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID- 19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastë­r, Kamzë, Malësi e Madhe. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë”, ka bërë me dije Eugena Tomini. SITUATA NË SPITAL Ndërkohë vijon të rëndohet situata në spital, ku aktualisht gjenden të shtruar 125 pacientë, 20 prej të cilëve në terapi intensive dhe 4 të intubuar. Dje, si pasojë e COVID- 19, kanë humbur jetën 4 pacientë, duke e çuar në 117 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. “Me gjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht, në dy spitalet COVID, në Spitalin Infektiv dhe spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67- vjeçare nga Tirana dhe një 82- vjeçar nga Vlora në Spitalin Infektiv dhe në spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’ një 75- vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80- vjeçar nga

Tirana, me sëmundje bashkëshoq­ëruese”.

MASAT Përfaqësue­sja e task- forcës, Eugena Tomini, ka apeluar për respektim të protokolle­ve të sigurisë dhe mbajtjen e maskave si e vetmja mënyrë për të parandalua­r përhapjen e infeksioni­t. “Ministria e Shëndetësi­së u drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshm­e të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullim­et masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksioni­t”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania