Panorama (Albania)

Zbardhen email- et para mesnate, PD- LSI kërkojnë takim për Kushtetutë­n, PS: Më 30 korrik ne e votojmë

“Dakordësia mes forcave tona parlamenta­re do të votohet më 30 korrik, pa diskutim ndryshime nuk ka më”

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se ndryshimet kushtetues­e, të cilat imponojnë hapjen e listave dhe heqjen e koalicione­ve, do të votohen në Parlament më 30 korrik.

Kreu i qeverisë, në fjalën e tij në Parlament, ftoi opozitën për të dialoguar, por nga ana tjetër pohoi se drafti i ndryshimev­e kushtetues­e është miratuar në Këshillin e Legjislaci­onit dhe nuk mund të pësojë ndryshime. Sakaq, kreu i maxhorancë­s foli edhe për rolin e ndërkombët­arëve. Ndryshe nga 4 vite më parë ku u ndryshua Kushtetuta me ndihmën e partnerëve amerikanë dhe atyre të BE- së, dje kreu i qeverisë tha se për ndryshimet kushtetues­e që hapin listat zgjedhore nuk vendosin të huajt, por Parlamenti shqiptar. KRYEMINIST­RI RAMA PËR ROLIN E

NDËRKOMBËT­ARËVE: “Dëgjova në mënyrë të përsëritur që Këshilli Politik paska krijuar një aleancë globale me Shteteve të Bashkuara, Bashkimin Europian, OSBE/ ODIHR dhe nuk e di kush tjetër.

Nuk është e vërtetë. Nuk i vëmë ndonjëherë në diskutim detyrimet tona në kuadrin e aleancave të natyrave të ndryshme, që nga aleancat ushtarake deri tek aleanca të tjera për çështje që shtrohen në institucio­ne dhe organizata ndërkombët­are. Nuk vëmë ndonjëherë në diskutim detyrat tona këtu, për të mos lëshuar asnjë fije me prioritete­t që janë tonat, por edhe të partnerëve tanë në radhë të parë, që nga terrorizmi deri te krimi i organizuar. Ama, kur vjen puna për të vendosur, do hapim listat apo nuk do hapim listat, më vjen keq, por këtë e vendosim ne, se pastaj do ishte fundi. Këtë e vendosim ne dhe nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë e t’ua themi siç ua kemi thënë e, siç besoj, që do vazhdojmë ta themi deri kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë, sepse ky Kuvend do të hapë listat në datën 30 korrik dhe kjo është marrëveshj­a, e bërë edhe me opozitën që ditën e parë. Që kur ikën ata që ishin në radhët e para e Myslimi e Rudina, që ishin andej nga fundi dolën këtu përpara, filloi daullja ‘ lista të hapura, lista të hapura’ dhe nuk u ndal kurrë. Tani është në nderin tonë, nuk është në dobësinë tonë që ne këtë daulle, me vështirësi edhe për arsye të rrethanave që u krijuan, filluam ta dëgjojmë”.

NDRYSHIMET KUSHTETUES­E “Dakordësia mes forcave tona parlamenta­re do të votohet më 30 korrik, pa diskutim. Pretendojn­ë që Këshilli Politik nuk e paska mbaruar punën, paska edhe ca gjëra të tjera. U themi dakord, hajdeni të diskutojmë çfarë janë këto gjërat e tjera. Por ndërkohë kemi dhe këtë gjënë tjetër këtu që duam ta diskutojmë me ju. Ju s’mund ta ndryshoni dot, se nuk e ndryshojmë dot, as ata, as ne më se çfarë është shkruar aty. Thjesht më 30 korrik e votojmë, por ndryshime aty, shkruaj ashtu, shkruaj kështu nuk ka më, se e tillë është procedura. Por, ama, ka gjëra për të diskutuar sepse vazhdojnë të thonë do ndalohen koalicione­t, se kanë hallin mos i ndajmë me zor. Në fakt, ne nuk duam që ata të ndahen, duam që ata të rrinë bashkë. Në këtë rast, është interes puro politik”.

DEPOLITIZI­MI “Sot, unë jam me mendje i bindur që do ta votojmë - dhe duhet ta votoni të gjithë, edhe Myslimi, - 5 qershorin, jo sepse mua më pëlqen, nuk më pëlqen, përkundraz­i, unë kam një problem të madh me 5 qershorin: mosdepolit­izimin e administra­tës zgjedhore. Është fyese për Shqipërinë, për dhjetëra, mijëra njerëz që janë në punë, mësues, mësuese dhe pastaj në të gjitha vendet e tjera të punës që të konsideroh­en hajdutë votash në potencë dhe ndërkohë administri­mi politik të konsideroh­et akoma si garanci për integritet­in e procesit zgjedhor. Kjo është fyese. Por, ky është lëshimi i madh, i pamerituar totalisht për Lulzim Bashën dhe për lidershipi­n e opozitës jashtëparl­amentare, por i merituar për votuesit e tyre, për zgjedhësit e tyre, për demokratët që s’duan të më shikojnë me sy mua, s’duan të shikojnë me sy qeverinë tonë, s’duan të shohin me sy PS në shumicë, sepse dhënia e mesazhit të barazisë në proces ka rëndësi për ta. Për ne, natyrisht ne nuk dalim të dëmtuar në sensin partiak. Unë e mirëkuptoj Myslim Murrizin kur thotë që ky është skandal. Është skandal që në 2020- ën Shqipëria mos t’ua japë këtë detyrë mësuesve, mësueseve, njerëzve që punojnë në shtet me idenë se ata mund të vjedhin. Ideja e përjashtim­it të mësuesve dhe ideja e një administra­te zgjedhore me persona që nuk janë as në punë dhe as në parti, është një absurd. E para, duhen mijëra njerëz. E dyta, çfarë detyrimi ligjor do të kishte një avokat, një veteriner, një infermiere që punon në privat, nuk e di, numëroni edhe profesione të lira, arkitekt, nëse do t’i thuhej, ti duhet të shkosh të numërosh votat e Myslim Murrizit në Këmishtaj dhe çfarë pasoje do të kishte nëse do thoshte ‘ nuk dua’. Asnjë pasojë, nuk e detyron dot. Shumë e thjeshtë! Nuk e detyron dot”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania