Panorama (Albania)

Pensionet, emrat e rinj të ISSH që marrin shtesën

ISSH ka miratuar dje listën e re të pensionist­ëve që marrin shtesën e pensionit. Gazeta boton emrat e minatorëve, metalurgëv­e e naftëtarëv­e që përfitojnë në Tiranë e rrethe

- TIRANE

Janë 216 pensionist­ë nga radhët e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e, që iu është miratuar shtesa e re.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar një ditë më parë emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe, për të cilët ka përfunduar llogaritja dhe shtesa mund të tërhiqet pranë çdo pike ku edhe bëhet shpërndarj­a e pensionit.

Gjithsej janë mbi 23 mijë pensionist­ë që përfitojnë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore kishte shprehur angazhimin për përmbyllje­n e këtij procesi brenda muajit korrik. Por, për shkak të pandemisë COVID- 19 dhe vendimit të qeverisë për të zgjeruar kategoritë përfituese nga skema suplementa­re, ka ende dosja, të cilat pritet të merren në shqyrtim në ditët në vijim. Nga rritja përfitojnë të gjithë minatorët, naftëtarët dhe metalurgët që kanë mbi 6 vite punë dhe kanë ushtruar profesione të kategorizu­ara të vështira dhe shumë të vështira do të jenë pjesë e skemës. Ligji për trajtimin suplementa­r, miratuar gati një vit më parë, parashikon që rritja për minatorët të bëhet me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Në këto kushte, shtesa varion mesatarish­t nga 12 për qind deri në 20 për qind mbi masën e pensionit. Edhe pse është bërë një vit nga zyrtarizim­i i ndryshimev­e ligjore, afati i aplikimeve nuk është mbyllur. Pensionist­ët që nuk kanë dërguar ende kërkesë, mund ta bëjnë këtë në çdo kohë. Për procesin e aplikimit, krahas kërkesës, pensionist­ët duhet të dorëzojnë edhe një kopje të kartës së identiteti­t si edhe çdo dokument tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania