Panorama (Albania)

Surpriza e opozitës, gati të pranojë hapjen 100% të listave, PS nuk tërhiqet nga “loja” për koalicione­t

Çfarë përmban propozimi i ri i opozitës dhe reagimi i Ramës: Koalicione­t parazgjedh­ore do të standardiz­ohen

- TIRANË

Opozita e bashkuar propozon hapjen e listave 100%. Pak minuta para se të mblidhej Këshilli i Reformës Zgjedhore, kreu i selisë blu, Lulzim Basha, prezantoi propozimin e opozitës së bashkuar.

Por PD- LSI dhe aleatët e tjerë vendosen kusht që të mos ndryshohet formula e koalicione­ve parazgjedh­ore. “Ne kemi mandatuar përfaqësue­sit tanë në grupin e punës së Këshillit Politik, zotin Oerd Bylykbashi dhe zotin Petrit Vasili, që, sa i takon kësaj çështjeje, të paraqesin qëndrimin e opozitës së bashkuar si vijon: Opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100 për qind të listave, me kushtin që koalicione­t të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe, për pasojë, edhe shpërndarj­a e mandateve të përllogari­tet siç është sot, me formulën aktuale të koalicione­ve zgjedhore”, tha kryedemokr­ati Basha. Propozimi i opozitës së bashkuar erdhi në një kohë që Parlamenti ka miratuar dy javë më parë në Këshillin e Legjislaci­onit nismën e 28 deputetëve të opozitës në Kuvend, në të cilën vendoset kuota dysheme, ku minimalish­t lista e kandidatëv­e do të jetë e hapur 75 %, si dhe kërkojnë heqjen e koalicione­ve. Por, në argumentim­in e tij, kryedemokr­ati Basha, i cili foli edhe pas konsultimi­t me aleatët e tij, u shpreh se kjo masë e hapjes nuk u jep mundësi qytetarëve që të zgjedhin kandidatët e tyre, pasi në rastin e Tiranës, që është qarku me numrin më të madh të mandateve ( me 33 të tillë), 11 të parët vendosen nga partitë. “Së pari, sepse nuk mund t’u thuash shqiptarëv­e ‘ po hap listat dhe pjesën fituese ta zgjedhë prapë partia’. P. sh., në 34 deputetë të Tiranës, i bie që 11 të zgjedhë partia dhe 1 apo 2 të zgjedhin qytetarët. Imagjinoni qarqe të tjera si Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokastr­a, ku, realisht, qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare, sepse në ndarjen më optimiste, 1/ 3- ën e zgjedh partia, që do të thotë se qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin dot. Pra, do të kemi qytetarë që arrijnë të votojnë për një deputet në mënyrë preferenci­ale dhe do të kemi qytetarë që nuk votojnë dot për deputetin në mënyrë preferenci­ale. Pra, duket qartë që është një mishmash i gatuar me synimin e vetëm të prishjes së koalicioni­t opozitar, tentativë që e ka bërë politikish­t dhe tani do që ta bëjë me ndryshime të njëanshme kushtetues­e”, vijoi Basha.

NDRYSHIMET KUSHTETUES­E

Sa u përket ndryshimev­e kushtetues­e, Basha u shpreh se opozita nuk do të pranojë asnjë ndryshim të njëanshëm që prek marrëveshj­en e 5 qershorit. “Marrëveshj­a e 5 qershorit që u votua dje në Kuvend, është një bazë për zgjedhjet normale. Nuk është ajo që dëshironim ne, por është një marrëveshj­e e arritur me rolin e partnerëve tanë. Përshëndes edhe qëndrimin e tyre dje për nevojën e dialogut për çdo ndryshim tjetër. Opozita e bashkuar refuzon çdo propozim unilateral; për ndryshimet kushtetues­e që prekin çështjet lidhur me zgjedhjet. Tryeza e këshillit politik është i vetmi vend ku mund të diskutohet”, tha Basha.

REAGIMET

Lëvizja e re e opozitës së bashkuar shkaktoi reagimin e Kryeminist­rit Edi Rama, i cili nuk u tërhoq nga ndryshimet kushtetues­e, por tha se masa e hapjes së koalicione­ve dhe formula e garimit do të reflektohe­t në ligjin zgjedhor. “Pozitiv gjysmëhapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetues­e. Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo u takon diskutimev­e pas 30 korrikut. Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton. Sa për koalicione­t parazgjedh­ore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standardiz­ohen si kudo në Europë, por edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetues­e që do të sjellim në 30 korrik! Mjaft pozitive”, shkroi Kryeminist­ri Rama në “Twitter”. Ndërkohë, nga ana tjetër, numri dy i PD- së reagoi duke thënë se propozimi i opozitës nxori fytyrën e vërtetë të Kryeminist­rit se i ka tmerr koalicione­t. “Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendament­in e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë”, reagoi Bardhi. Edhe kryetarja e LSI- së tha se vendit i duhen listat e hapura 100%, në mënyrë që edhe kryetarët e partive të përballen përpara qytetarëve. “Askush, përfshirë dhe kryetarët, të mos i fshihet gjykimit të popullit! Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e së ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëv­e”, reagoi Kryemadhi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? KESHILLI POLITIK PER REFORMEN ZGJEDHORE
KESHILLI POLITIK PER REFORMEN ZGJEDHORE
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama
Kryeminist­ri Rama
 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës
Basha, dje gjatë deklaratës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania