Panorama (Albania)

Një kërpudhë bie, mijëra ngrihen

- AGRON GJEKMARKAJ

Të shumta qenë ha mendësimet, dilemat po kaq. E madhe qe brenga, nostalgjia po kaq. I dendur...

... qe pezmi dje, gëzimi po kaq sot. A ju kujtohet Turi dhe barka e tij e paepur, që zhyti njerëzinë në enigma e mistere për të gjetur nga u nis e ku po shkonte, si qe moti, me diell apo suferinë? Ku u ndal, ku pushoi, ku u strehua në shtrëngatë? U rrek disa javë filozofi Artan Fuga si Kolodi me Pinokun t’u jepte dum bëmave të Turit derisa u lodh pa ia gjetur fillin... Pas zhurmnajës e shpotive, alegorisë e simbolikav­e, detraktues të Turit, por edhe dashësit e tij, ranë dakord që në slengun e “Rilindjes” Turi ishte nofka e sintetizua­r e Kryeminist­rit Edi Rama, barka, udhëtimi prej Uliksi vetë parabola e tij. Na u desh të prisnim me ankth e kureshti për të ditur se nga u nis barka dhe ku mbërriti, e mbi të gjitha çfarë fshihej nën mushamanë e saj. Nuk paska fshehtësi të përjetshme! Mbi çdo gjë dritë e diellit bie. Barka qenka nisur nga urë e Lanës kohë më parë për të ecur nëpër Danub dhe mbërritur në Austri.

A ju kujtohen kohët kur një kërpudhë na pat gëzuar në oborrin e Kryeminist­risë? Ah, ç’paqe e begati solli në xhanët tanë të tharë e bërë shkrumb nga mungesë e artit të madh! Lezeti na ndrinte në fytyrë kur i kalonim ndanë. Të mbushej me fllad bukurie kraharori dhe shpirti bëhej më fisnik kur shihje sesi e ujiste Sandrushi me zorrë të hollë, si hidhte gaz mbi insektet që glasonin mbi të, si ia lëmonte kërcellin Kumbaro, si e fshinte Elisa dhe pluhurin e saj e fuste në kuti si Neroni lotët, si lëçiste nën hije të saj vogëlushi Gent “Zogun dhe djalin”, si Ikonomi e shpallte pas Edi Ramës markën numër dy të këtij atdheu, që më në fund gjet rehati e shëlbim. Herë pas here, Auron Tare lidhte mushkën kur kthehej nga gërxhet e këpuste një sy gjumë shelegu nën atë mollaqe. Besa ëndërronte me qortim sesi në Prishtinë nuk është një e tillë. Gjithë ky ritual te kërthiza e “Rilindjes” kryhej nën vështrimin e liderit, që nga dritarja këqyrte e shënonte nde defterë me nota vlerësimi shkallën e përdëllimi­t dhe zalisjes përballë kësaj kërpudhe të sjellë nga nemçja!

Por, siç ndodh rëndom kësaj toke, keqkuptime­t nuk kursejnë askënd. Vend i një mijë bukurive, pat thënë Konica, me një popull që urren të bukurën dhe, mendoni, ai s’e kishte parë Kërpudhën! Qenë kohë të errëta. Ditë të liga. Kryeminist­ri kaloi gati në ilegalitet, strehohej në trekëndësh­in e ish- zonës së parë operative, ku limontinë e ditëve të arratisë e shtynte me pak qëndisma e përkthime të teksteve të Ornelës. Bulevardi mbushej plot, tym e flakë ngado. Ai vetëm një merak kishte: fatin e kërpudhës. Ndonëse Sandri kishte premtuar se jetën e linte, por kërpudhën jo. Mbrojtja e saj ishte një nga tri betejat e jetës së tij si gjeneral pas asaj kundër vëllezërve Budina dhe Alfred Lelës. Një ditë ajo ra. U bë copë e çikë. Nuk mungoi trimëria, por fati. Thërrimet i mblodhi Auroni natën dhe i futi në qivur. Askush nuk kishte zemër të shpinte lajmin. Meit u bënë nga goja dhe trupi. Në indet e “Rilindjes” kishte rënë paralizë. Faqet çirreshin, leshrat shkuleshin, lotët rrëshqisni­n si smeralde mërzie. Atë natë, ai nuk fjeti, diçka i sëmbonte në stomak. Një si hije i shfaqej në dhomë. Sa zbardhi drita, hyri në Tiranë i maskuar pasi kryengritë­sit ishin shpërndarë. Nuk po kuptonte më asgjë, ministrat e tij qanin i madh e vogël, mjekra u dridhej, piskamat të këpusnin shpirtin, shalangose­shin mbi njëri- tjetrin si të pajetë. E kuptoi. Doli në dritare, por kërpudha nuk ishte më. Një heshtje varri mbuloi sallën e hartave. Vaki e tillë nuk ishte përjetuar. Por Komandanti i Legjionit të Nderit, pikërisht meqenëse është i tillë, nuk e lëshoi veten, paçka se u thinj sa për një shekull. “Mos u ligështoni, o dishepuj,- u tha. Do vijë dita do bëjmë më të madhe, madje 25 % më të lartë, një kërpudhë bie, mijëra ngrihen. Do ta mbush vendin me kërpudha, dhe ky është premtim. Do ta bëj mbretëri kërpudhash”. Ashtu paskësh qenë dhe sapo u qetua stina e moti, ai hipi në barkë, mori lundërtarë­t e tij të besuar dhe i solli shoqërisë e vendit kërpudhën që meritonin. Ajo tani përsëri po bëhet vend pelegrinaz­hi. Qëndrimi ndaj saj përcakton renditjen në listat e ardhshme, gëzimi për të të bën ministër, konsiderat­a publike të jep tender.

Duket se deri në vjeshtë asgjë nuk e rrezikon, se opozita i ka me bezdi protestat në zheg, i shijojnë më shumë për fresk. Po kjo është kohë e mjaftueshm­e për të shpërndarë lajmin që pas tërmetit, pas pandemisë dhe ndryshimev­e kushtetues­e, që Kryeminist­rin e bëjnë Kalif, mbërrika pikërisht ajo e bukura e dheut, puna dhe kryevepra e vetme e Edi Ramës, kërpudha e tij për shqiptarët. Ejvallah e ta rrittë Zoti ymrin, o Kryeminist­ri ynë, se boll na gëzove! Aferim e meritonim dhe na e solle!

Duket se deri në vjeshtë asgjë nuk e rrezikon, se opozita i ka me bezdi protestat në zheg, i shijojnë më shumë për fresk. Po kjo është kohë e mjaftueshm­e për të shpërndarë lajmin që pas tërmetit, pas pandemisë dhe ndryshimev­e kushtetues­e, që Kryeminist­rin e bëjnë Kalif, mbërrika pikërisht ajo e bukura e dheut, puna dhe kryevepra e vetme e Edi Ramës, kërpudha e tij për shqiptarët. Ejvallah e ta rrittë Zoti ymrin, o Kryeminist­ri ynë, se boll na gëzove! Aferim e meritonim dhe na e solle!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania