Panorama (Albania)

Meta akuza PS: Doli kundër “Venecias”, hoqi betimin e gjyqtarëve te Presidenti

“Kuvendi mori një akt që është në kundërshti­m me rekomandim­et e ‘ Venecias’. U prekën pabesisht ligjet e Reformës në Drejtësi”

- ARDIT HOXHA

Konferencë­n e djeshme të përjavshme për mediat, Presidenti Meta ia dedikoi në pjesën më të madhe të saj një ligji që maxhoranca socialiste miratoi të enjten “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

Ligji në fjalë, që ishte kthyer më herët nga Presidenti Meta bashkë me ligjin për procedurat e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, nuk u pranua nga maxhoranca në Kuvend, duke rrëzuar dekretin dhe duke i dhënë mundësinë që të futet në fuqi.

DY QENDRIMET E KUVENDIT

Këtë sjellje të maxhoranës, e cila për ligjin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues­e pranoi rekomandim­et e “Venecias” dhe nuk e votoi sërish, ndërsa për ligjin tjetër të ngjashëm për “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë të ndryshuar” e rrëzoi dekretin, Meta e cilësoi si një sjellje tinëzare me dy fytyra të Kuvendit. “Dje, Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidenti­t për kthimin për rishqyrtim për Gjykatën Kushtetues­e. Ky është ai dekret që pata kënaqësi që ta nënshkruaj­a, para sovranit në manifestim­in në bulevardin ‘ Dëshmorët e Kombit’ në 2 mars. Ky dekret gjeti një mbështetje të gjerë popullore dhe pranimi i tij tregon qartë se maxhoranca u detyrua të pranojë fuqinë e popullit, të cilit i përket sovranitet­i në Shqipëri. Por, në të njëjtën ditë kur vëmendja juaj ka qenë e përqendrua­r në çështje shumë më zhurmëmëdh­a, Kuvendi çuditërish­t mori dhe një akt tjetër, që është pikërisht në kundërshti­m më këtë filozofi dhe me rekomandim­et e Komisionit të Venecias. Kuvendi u soll krejt ndryshe me ligjin tjetër ‘ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/ 2016, Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar’. Përmes këtij ligji, Kuvendi preku në mënyrë të njëanshme, të shëmtuar dhe të pabesë, ligjet e Reformës në Drejtësi, të miratuara me konsensus dhe veproi krejt ndryshe nga çfarë ka rekomandua­r edhe së fundmi Komisioni i Venecias”, tha Meta. NDARJA E GJYQTARËVE DHE PROKURORËV­E Meta theksoi se me miratimin e këtij ligji rrezikohet shumë ndarja në disa kategori e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe e prokurorëv­e të SPAK, pasi ata që tashmë janë emëruar në këto institucio­ne janë emëruar te Presidenti, ndërsa ata që do të zgjidhen më pas nuk do të kryejnë këtë ceremonial. “Përmes këtij ligji, Kuvendi i hoqi Presidenti­t kompetencë­n për të pranuar betimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe të prokurorit të Prokuroris­ë së Posaçme Antikorrup­sion. Përmes këtij ligji, ky Kuvend njëpartiak i ndau gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë në tri kategori: Në gjyqtarë që pritet të emërohen në Gjykatën e Lartë dhe që nuk kanë më detyrim për t’u betuar. Në gjyqtarë të cilët vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, që do të duhet të betohen jo si 3 kolegët e tjerë, të cilët janë betuar përpara Presidenti­t sipas ligjit, por që mund të zgjedhin të postojnë betimin edhe në një copë letër në adresë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përmes këtij ndryshimi në ligj, krijohet rreziku i shkeljes së integritet­it të Gjykatës së Lartë, me disa anëtarë të betuar dhe disa jo. Ndërkohë, të mos harrojmë që Gjykata e Lartë është kompetente edhe për zgjedhjen edhe të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e. Pra, në këtë mënyrë është cenuar edhe integritet­i i një pjese të Gjykatës Kushtetues­e. Të mos harrojmë se ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetues­e, në përputhje të Kushtetutë­s dhe të rekomandim­eve të Komisionit të Venecias, janë dy nga kushtet kryesore të Parlamenti­n Europian, të Bunde

PRESIDENTI META, DJE GJATE KONFERENCE­S PER MEDIAT

Kuvendi çuditërish­t mori dhe një akt tjetër, që është pikërisht në kundërshti­m më këtë filozofi dhe me rekomandim­et e Komisionit të Venecias. Përmes këtij ligji, Kuvendi preku në mënyrë të njëanshme, të shëmtuar dhe të pabesë, ligjet e Reformës në Drejtësi

stagut dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Me këtë ligj, Kuvendi i ndau prokurorët e SPAK në dy pjesë: në prokurorë që tashmë janë betuar sipas ligjit përpara kreut të shtetit dhe kanë filluar detyrën dhe në prokurorë të tjerë që pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimev­e ligjore, nuk kanë më detyrim të betohen për marrjen e kësaj detyre përpara asnjë autoriteti”, deklaroi Presidenti.

RËNDËSIA E BETIMIT TE PRESIDENTI

Meta shpjegoi edhe rëndësinë që ka betimi te Presidenti për këta zyrtarë, duke cituar edhe nenet e Kushtetutë­s që shkelen nga ky ligj. “Kryerja e betimit para Presidenti­t të Republikës nuk është vetëm një akt formal, honorifik apo ceremonial. Edhe pse kjo kompetencë e parashikua­r në ligjin fillestar është shfuqizuar një herë me Vendimin nr. 34, datë 10.04.2017 të Gjykatës Kushtetues­e, sërish maxhoranca e rifut atë në mënyrë tinëzare përmes këtyre ndryshimev­e ligjore. Parlamenti njëpartiak, përmes këtyre ndryshimev­e në ligjin nr. 96/ 2016, shkeli nenet 7, 42, 116, 140, 145, 147/ a të Kushtetutë­s dhe vendimin nr. 34, datë 10.04.2017, të Gjykatës Kushtetues­e, posaçërish­t për këtë çështje”, sqaroi Presidenti.

NJOFTIMI I NDËRKOMBËT­ARËVE

Në fund, kreu i shtetit, Meta, theksoi se shqetësime­t në lidhje me këtë ligj ua ka përcjell edhe diplomatëv­e të huaj në vendin tonë. “Unë ua kam paraqitur në mënyrë të detajuar, pasi dihet që BE jep qindra mln euro për drejtësi, jo për rrumpallë. Ne do vijojmë të informojmë partnerët tanë për këtë çështje, sepse problemet e Gjykatës Kushtetues­e, Gjykatës së Lartë e SPAK dhe funksionim­it të ligjit ndiqen në mënyrë të herëpasher­shme”, u shpreh Meta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta, gjatë takimit me ambasadorë­t e huaj në Shqipëri
Presidenti Meta, gjatë takimit me ambasadorë­t e huaj në Shqipëri
 ??  ?? Tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, gjatë ceremonisë së betimit para Presidenti­t Ilir Meta. Ceremonia u zhvillua në datë 13 mars të këtij viti, duke nisur procesin e zhbllokimi­t në këtë Gjykatë, e cila prej disa vitesh ishte e përbërë vetëm nga një anëtar, që ishte njëkohësis­ht dhe kryetari i saj, Ardian Dvorani.
Tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, gjatë ceremonisë së betimit para Presidenti­t Ilir Meta. Ceremonia u zhvillua në datë 13 mars të këtij viti, duke nisur procesin e zhbllokimi­t në këtë Gjykatë, e cila prej disa vitesh ishte e përbërë vetëm nga një anëtar, që ishte njëkohësis­ht dhe kryetari i saj, Ardian Dvorani.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania