Panorama (Albania)

PD tregon raportin për Aida Hajnon, Yuri Kim: Bllokimi i BKH s’do realizohet

Paloka nxjerr dosjen e SHÇBA për njërin nga kandidatët: Hajna të skualifiko­het si të tjerët dhe gara për kreun e BKH- së të rihapet

- ARDIT HOXHA Edi Paloka

Në fazën finale të përzgjedhj­es së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit ( BKH), kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga vendimi i SPAK- ut për emrin që do t’i dërgojë KLP- së për të drejtuar këtë strukturë të re të hetimit, Partia Demokratik­e ka denoncuar njërin nga kandidatët në garë, Aida Hajnën.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, u shpreh se gara është fiktive, pasi tre kandidatët e tjerë janë skualifiku­ar tashmë. Pasi publikoi një raport të SHÇBA- së, ku nxirren në pah shkeljet e Hajnës, Paloka theksoi se edhe ajo duhet të skaulifiko­het siç ka ndodhur me tre kandidatët e tjerë dhe gara duhet të fillojë nga e para. Pak pas kësaj deklarate të Palokës nga selia e PD- së, reagoi përmes rrjeteve sociale ambasadorj­a e SHBA- së, Yuri Kim. Në një mesazh të shkurtër në “Twitter”, Kim i cilësoi si ëndrra që nuk do të plotësohen kurrë, ato që flasin për një bllokim të ngritjes së BKHsë. Diplomatja amerikane theksoi se Reforma në Drejtësi me të gjitha aspektet e saj, do të duhet të ecë përpara.

PALOKA

“Për postin e drejtuesit të BKH- së nuk ka garë. Qeveria e ka bërë edhe këtë si tenderat: fituesi është i paracaktua­r. Me të drejtë, vëzhguesit ndërkombët­arë e kanë cilësuar të papranuesh­ëm dhe antiligjor vendimin për të skualifiku­ar kandidatët e tjerë, duke paraqitur Aida Hajnën si kandidate të vetme. Aida Hajna është botërisht e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, që la të lirë të kërkuarin për trafik droge Naser Gashi, pasi ai u arrestua rastësisht në Kukës vitin e kaluar. Më poshtë do të citoj pjesë të një raporti zyrtar të SHÇBA- së, shërbimit që kontrollon nga brenda Policinë, por që nuk është marrë parasysh nga Komisioni i Vlerësimit, i cili e ka lënë Aida Hajnën kandidate të vetme. “Në lidhje me këtë subjekt, nga ana e SHÇBA- së, në vitin 2018 janë marrë informacio­ne të besueshme dhe konkrete, ku kjo shtetase implikohet në marrjen e shumave nga 10 mijë euro për dhënien e gradave policore në mënyrë arbitrare dhe preferenci­ale. Mbi bazën e këtyre të dhënave, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistrua­r procedimin penal nr. 9668, viti 2018, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku Aida Hajna dhe disa oficerë të Drejtorisë së Përgjithsh­me dhe Akademisë së Policisë janë nën hetim”. Ky është dokument zyrtar, por Reforma në Drejtësi, e marrë nën kontroll nga qeveria, e ka zhvlerësua­r plotësisht. Për këtë akt të dyshuar korrupsion­i, Aida Hajna, pretendent­e kryesore për të drejtuar BKH- në, vazhdon të jetë akoma në hetim nga prokuroria. Hajna e qeverisë duhet skualifiku­ar, njësoj si të tjerët dhe gara për kreun e BKH- së duhet të rihapet për të përfshirë policë të ndershëm dhe me integritet. Gara duhet të jetë e drejtë dhe e pandikuar nga politika, në mënyrë që pandëshkue­shmërisë së qeveritarë­ve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri t‘ i jepet fund sa më parë”.

AMBASADORJ­A KIM

“Duket sikur disa po ëndërrojnë që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të ngrihet kurrë, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Më vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”

Hajna e qeverisë duhet skualifiku­ar, njësoj si të tjerët, dhe gara për kreun e BKH- së duhet të rihapet për të përfshirë policë të ndershëm dhe me integritet. Gara duhet të jetë e drejtë dhe e pandikuar nga politika, në mënyrë që pandëshkue­shmërisë së qeveritarë­ve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri t'i jepet fund sa më parë"

 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim
Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim
 ??  ?? Aida Hajnaj
Aida Hajnaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania