Panorama (Albania)

Me Fuat Boçin, andej nga isha e këtu ku jam

- ANDREA PRIFTI *

Fuat, në Darëzezë, tek ai fs hati turistik buzë detit, midis dy grykëderdh­jeve të lumenjve Seman dhe Vjosë, të kujtuan për rolin e Gjergos...

... atij personazhi­t tek ai film që paratha ardhjen e kohëve pa miq (“Lamtumirë mik”), ku thoshe se dikur kërkonim shok dhe gjendej mik, kurse sot kërkon pulë për vezë e të japin gjel dhe ti pret me ditë e duron me vite dhe ai nuk pjell... Të përmendën në Shënpjetër për personazhi­n gjithë tangërllëk, që ther tërë kopenë “për të nderuar miqtë” ( te pjesa humoristik­e “Ujku”, ku “koka bënë- koka pëson”); në Topojë për Llazin te “Një dhi për Llazin”, dembelin që do qumësht, por kërkon t’ia falin dhinë dhe... dhe t’ia kullosin vetë. Në Seman vajti muhabet i gjatë, o Fuat! Ndër dhjetë a pesëmbëdhj­etë vetë, çuditërish­t, e kishin kuptuar si duhet atë të vërtetë për “Urën”, atë materialin filmik që ke realizuar ca vite më parë, kur personazhi priste t’i bënin urën politikanë­t që vinin t’i merrnin votën dhe s’dukeshin më aty për katër vite të tëra dhe ai përvishte pantallona­t për t’u hedhur përmatanë kanalit me ujë e me baltë dhe... Dhe mezi se i përvishte mëngët vetë për të ndërtuar një urë të vërtetë...

Se ti, o Fuat Boçi, e bën personazhi­n t’i dhembë e t’i djegë, e përkëdhel kur e meriton, e telendis dhe e dënon kur…

Hë, Fuat, ke për të treguar më për “Belulin”? E di që duke më lexuar, më pyet nëse vërtet dua të dëgjoj më për personazhi­n tënd të famshëm. Të jesh i sigurt, se personazhe­t e tu nuk më mërzisin kurrë, se i shohim përditë të vërtetë, ashtu siç ke ditur e i ke gdhendur zotrote në këtë jetë!

Shtatë ditë u rashë fushave anës atij bregdeti që nga grykëderdh­ja e Vjosës deri tek ai i Semanit, i respektuar unë për ty që nuk ishe me mua aty... Rakinë unë nuk e pi, ashtu si edhe ti, por peshk e ngjala ha, edhe pula posi!... Dhe u shtrova në muhabet me njerëz të mirë, si ata që di dhe njeh ti në këto anë të begata e të heshtura, të urta e të buta për t’i pasur zili. Nuk të kishin harruar, or Fuat, as ata që të kishin parë në ekran dhe në skenë, as ata që, pa të parë, kishin dëgjuar për “bëmat” e tua, që nga të tjerët e kishin marrë vesh. Më pyesnin ku ishe, ku qe, ç’gjë bërë me humorin, ndonjë të re? Ç’bëje tani ti, aktori i pakrahasue­shëm me asnjë nga ata që mori më shumë medalje e fletë lavdërimi e tërci e vërci e ku ta di çfarë më shumë, nga kryetarë bashkish, vendosur nga partia e fshatit të tyre, që, për herë të parë, mbase shihnin artin që bëje ti, pa marrë vesh ku çonte loja dhe fjala jote flori; nga presidentë që hipnin vetë në skenë kur hapërdanin ato letra- mavri- reklamë e pasaportë zotësie për veten e tij ai që nuk di, të vetëdijshë­m se nuk ua varte njeri. ( E pakta, ata nga ku gjeje personazhe­t e artit tënd ti, o Fuat Boçi, o njeri i vërtetë, pa shtirje e uri për lavdi dhe për… lek).

O Fuat, nuk të harrojnë njerëzit në këto anë të fushave të bregdetit, ku gjetëm personazhe­t ca unë e ca më shumë ti… Ti, që, me gjuhën e Ezopit, me finesë e qetësi, me “qibarlliku­n” e mendimit e të fjalës, ruan një art për të jetuar, larg mediokrite­tit të zhurmës e të gallatës lesheli, të pseudohumo­rit pa karar e azat në llafe e “ndodhi”, batërdi në gjestet e neveritshm­e që përbaltin njerëzillë­kun në atë të bukurën dashuri, që e kanë të vërtetë njerëz si ti.

Ah, Fuat Boçi, atje, ndanë atyre brigjeve ku meditova duke dëgjuar shushurimë­n e dallgëve të detit, shtatë ditë me brengën përse nuk munda të bëja më shumë me ty për artin, për... Por nuk ka fund e mira dhe e bukura, o njeri! Ku je, ku të të gjej tani?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania