Panorama (Albania)

Kush është “Xhaja” nga fshatrat e Dibrës, u kap si anëtar

Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e shtetasit Bujar Sejdinaj për llogari të Italisë, asnjë akuzë e veprimtari në Shqipëri

- Bujar Sejdinaj

Policia e Shtetit ka finalizuar dje një tjetër operacion ndërkombët­ar, duke vënë në pranga gjashtë persona të shpallur në kërkim.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Kosta Rika. Në një njoftim zyrtar, Policia bëri të ditur se u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi Bujar Sejdinaj, i njohur me nofkën “Xhaxhai”, përfaqësue­si i Ndrangheta- s në Shqipëri e në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësue­si i familjes mafioze “Belloço”. Shtetasi Bujar Sejdinaj akuzohet se ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Po në kuadër të operacioni­t është bërë dhe arrestimi në Elbasan, më 26 maj 2020, i shtetasit Adrian Cekini, i cili ka qenë i shpallur në kërkim. Në të njëjtën kohë në Argjentinë u bë arrestimi i shtetasve, Ferdinando Sarago, korrier dhe njeri i besuar i Ndrangheta- s; shtetasi Giovanni di Pietro, lindur në Romë, me emrin M. P., i cili ishte personi që bënte lidhjet midis furnizuesv­e të drogës të Amerikës së Jugut dhe familjeve mafioze italiane; shtetasi Fabio Pompetti, lindur në Argjentinë, bashkëpunë­tor i ngushtë i F. M., i cili u arrestua edhe në operacioni­n e kryer në nëntor 2019. Me bashkëpuni­min e Interpol San Hoze në Kosta Rika u arrestua në qytetin Jaco shtetasi Franco D’Agapiti, lindur në Velletrim ( Itali), bashkëpron­ar i një hoteli “Casino” në Kosta Rika. Ky shtetas ishte vendosur në Kosta Rika dhe ishte bërë pikë referimi për organizata­t kriminale.

KUSH ËSHTË “XHAXHAI”

Bujar Sejdinaj, njihet si përfaqësue­si i Ndrangheta­s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit, e në veçanti përfaqësue­si i familjes mafioze “Belloço”. Shpeshherë Antimafia Italiane ka dhënë alarmin për bashkëpuni­min e ngushtë që aleanca e Ndragetës ka me krimin shqiptar, në trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis sativa. I fundit që iu ra kambanave ishte zyrtari i Antimafias, Federiko Cafiero de Raho, që e konsideroi partnerite­tin mes mafies italiane si një marrëveshj­e të krimit që mbulon portet e Europës veçanërish­t për kokainë. Pikërisht nga ky shqetësim për lidhjet e Ndragetës në Europë, në Lion ( Francë), është ngritur një njësi e posaçme “ICAN” që përmes Interpolit gjurmon Ndragetën. Ndërkohë, Bujar Sejdinaj, me nofkën “Xhaxhai”, është njëri nga të arrestuari­t i cili akuzohet si bashkëpunë­tor i Ndragetës në Shqipëri dhe në Ballkan. Ai u arrestua në të njëjtën kohë kur aksioni ndërkombët­ar i mbajtur edhe në Itali, Argjentinë e Kosta Rika dërgoi edhe anëtarë të tjerë Ferdinanto Sarago, Giovani di Pietro, Fabio Pompeti dhe Franko D’agapiti. Më herët në Shqipëri ishte arrestuar edhe i gjashti, Ardjan Cekini, gjithashtu i kërkuar për t’u ekstraduar drejt Italisë. Por i ashtuquajt­uri “Xhaxhai”, jo vetëm ka organizuar blerjen e rreth 20 kg kokainë. Në vitin 2019, shtetasi Alesandro Fonti anëtar i familjes mafioze Ndrina Belloco ka ardhur në Shqipëri për të takuar dy bashkëpunë­torët, Cekini dhe Sejdinaj. Në këtë takim Ardjan Cekini ka ndërmjetës­uar për udhëtimin e mëtejshëm të “Xhaxhait” drejt Italisë. Në datën 22 shkurt Gianfranco Marono, Fonti dhe “Xhaxhai” realizojnë në Santiago de Compostela një takim me furnizuesi­n e drogës, me të cilin mendohet se është koordinuar importi. Takimet kanë vazhduar brenda muajit për të realizuar blerjen. Sipas autoritete­ve italiane, faktet rëndohen pasi veprimtari­a mes anëtarëve kryhet në mënyrë mafioze dhe me qëllim për të ndihmuar organizatë­n e “Bellocos”. I pari që u arrestua është Çekini, i cili sipas autoritete­ve, është përsëritës sa kohë ai po kërkohej edhe nga Gjykata e Milanos që prej 2017- ës.

 ??  ??
 ??  ?? I arrestuari, Bujar Sejdinaj
I arrestuari, Bujar Sejdinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania