Panorama (Albania)

Si funksionoj­në listat e hapura pa ndryshuar koalicione­t

Koalicione­t sipas formulës aktuale, të mundshme edhe me listat e hapura

-

Pas marrëveshj­es së 5 qershorit me praninë e ndërkombët­arëve në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, në arenën politike në Shqipëri u ndez debati i listave të hapura. Maxhoranca mbështeti nismën e 28 deputetëve të opozitës së Kuvendit, që tashmë është një draft për ndryshimin e Kushtetutë­s. Drafti propozon që të paktën 75% e listave të jenë të hapura. Ndërsa në riformulim­in e nenit 64 të Kushtetutë­s, deputetët e opozitës së re kërkojnë që të mos përcaktohe­t më në Kushtetutë që deputetët mund të propozohen nga koalicione­t. Këtë të drejtë ua atribuojnë vetëm partive dhe zgjedhësve. Në argumentet e dhëna nga maxhoranca, koalicione­t, sipas formulës aktuale, nuk mund të funksionoj­në me lista të hapura pasi krijon probleme me fletën e votimit, por eksperti Kristaq Kume ka pretenduar më herët se ka praktika që lejojnë koalicione­t parazgjedh­ore dhe lista të hapura. Fleta e votimit në Kosovë mund të shërbejë si një shembull edhe për Shqipërinë.

Struktura e fletës së votimit

Aktualisht, në Shqipëri me sistemin proporcion­al me 12 qarqe përdoret vetëm një model flete votimi për pushtetin qendror dhe 61 lloje fletësh për pushtetin lokal. Për pushtetin qendror, qytetarët votojnë partinë që është brenda koalicioni­t. Në fillim, vota sipas formulave nxjerr koalicioni­n fitues, pastaj mandatet për secilën parti brenda koalicioni­t. Nëse do të hapen listat, atëherë do të kishim 12 fletë votimi, çdo qark do kishte fletën e vet të votimit. Një mënyrë se si mund të përbëhej fleta e votimit që do të na lejonte edhe formulën aktuale të koalicione­ve parazgjedh­ore do të ishte: në njërën anë të fletës vendoset në krye emri i koalicioni­t dhe më poshtë flamujt e partive me numra ose me emra. Ndërkohë, në krahun tjetër të fletës numrat. Një numër simbolizon një kandidat që e cakton partia përkatëse. Kështu, marrim shembull kryeqyteti­n. Në Tiranë, fleta e votimit do të përbëhet nga koalicione­t, secili prej tyre do të ketë poshtë partitë përbërëse dhe nga krahu tjetër i fletës numrat nga 1 deri në 33, aq sa mandate ka pasur deri në zgjedhjet e fundit Tirana. Kështu, votuesi zgjedh fillimisht partinë brenda koalicioni­t dhe kandidatin e preferuar. Në këtë mënyrë nuk dëmtohen as partitë e vogla apo partitë e reja, të cilat sistemi aktual i penalizon nëse garojnë më vete.

 ??  ?? Fleta e votimit në 2019 të zgjedhjeve në Kosovë
Fleta e votimit në 2019 të zgjedhjeve në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania