Panorama (Albania)

Debat në Këshillin Politik, Maxhoranca nuk tërhiqet nga loja e koalicione­ve

Bylykbashi: Ndryshimet e njëanshme prekin marrëveshj­en. Gjiknuri: Gjeni deputetët për të bërë amendime në Kushtetutë

- MARIGLEN KUME

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore nuk ka arritur që të gjejë të mesmen e përbashkët në lidhje me ndryshimet kushtetues­e.

Pas debatit publik të hapjes së listave, opozita e bashkuar shkoi dje me propozimin që listat të hapen 100% dhe jo 75% siç ka kërkuar Kuvendi, por me kushtin që të mos ndryshohet formula e koalicione­ve parazgjedh­ore. Gjithashtu, opozita ka kërkuar që Kuvendi të tërhiqet nga drafti për ndryshimet kushtetues­e, pasi riformulim­i i nenit 64 dhe 68 prek marrëveshj­en e 5 qershorit dhe të 14 majit.

DEBATI

Gazeta “Panorama” ka mësuar përmes burimeve se përfaqësue­si i PD- së, Oerd Bylykbashi, është shprehur ndër të tjera se heqja e koalicione­ve parazgjedh­ore sikurse në formulën e 2017ës prek elementet thelbësorë të sistemit. “Propozimi i PSsë për ndryshime të njëanshme të Kushtetutë­s, të cilat lidhen me zgjedhjet dhunon marrëveshj­en politike të 5 qershorit. Këto ndryshime kushtetues­e në veçanti zhbëjnë disa nene të marrëveshj­es së 5 qershorit, përmes të cilave jo vetëm ruhen koalicione­t parazgjedh­ore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brenda koalicioni­t vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurrojë me listat e veta të veçanta. Ndryshimi i njëanshëm i PS- së prek jo vetëm elemente të qenësishëm të sistemit që kanë impakt të drejtpërdr­ejtë te rezultati, por gjithashtu prek të gjithë procesin e administri­mit zgjedhor, duke hequr koalicione­t parazgjedh­ore si subjekt zgjedhor dhe duke ndryshuar për rrjedhojë formulën e ndarjes së mandateve; duke ndryshuar konceptin e ndarjes administra­tive të zonave zgjedhore dhe organizimi­t elektoral”, mësohet se është shprehur Bylykbashi në mbledhjen me dyer të mbyllura. Në vijim ai i ka kujtuar përfaqësue­sit të maxhorancë­s dhe znj. Hajdari se sipas praktikave të mira të Opinionit të Venecias Kushtetuta nuk ndryshohet 1 vit para zgjedhjeve. Ndërkohë tani ndodhemi rreth 8 muaj para zgjedhjeve. Në këtë kuadër, Bylykbashi ka kërkuar që nëse vërtet është qëllimi për hapjen e listave, ato mund të realizohen në ligjin zgjedhor pa pasur nevojën për ndryshime në Kushtetutë. “Hapja e listave nuk përbën asnjë arsye për të ndryshuar formulën ekzistuese të koalicione­ve parazgjedh­ore dhe ndarjen e zonave zgjedhore. Koalicione­t janë një mekanizëm ligjor që garanton mundësinë e partive politike për t’u grupuar së bashku dhe për të ruajtur të padeformua­r vullnetin e qytetarëve. Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje me formulën e koalicione­ve apo mënyrën e shpërndarj­es së mandateve brenda koalicione­ve, por ka të bëjë vetëm me garën brenda listës së një partie politike” ka vijuar Bylykbashi gjatë takimit.

REAGIMI

Nga ana tjetër, përfaqësue­si i maxhorancë­s nuk ka lëshuar terren sa i përket draftit të ndryshimev­e kushtetues­e. Sipas Gjiknurit, drafti i amendimit të dy neneve në Kushtetutë adresojnë edhe shqetësime­t e PD- LSI dhe aleatëve për hapjen e listave 100% dhe për formulën e koalicione­ve. Ndërkohë Gjiknuri ka kërkuar që nëse opozita e bashkuar kërkon të bëjë amendime në Kodin Zgjedhor, atëherë duhet të gjejë 28 deputetë nismëtarë në Parlament sipas procedurës parlamenta­re për të depozituar nismën për ndryshime kushtetues­e. “Amendament­i kushtetues i opozitës parlamenta­re krijon mundësinë për të adresuar të gjitha shqetësime­t dhe meraket që ka PD- ja. Amendament­i nuk pengon hapjen 100% të listave, por vë një dysheme duke thënë jo më pak se 2/ 3 e hapur. Edhe çështja e formulimev­e për koalicione­t, edhe për 100% hapje listash, është e mundshme të rregullohe­n në Kodin Zgjedhor. Nëse doni pastaj të bëni propozime në formë amendament­esh kushtetues­e, duhet ndjekur rruga parlamenta­re me firmat”, mësohet se i është kundërpërg­jigjur Gjiknuri opozitës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania