Panorama (Albania)

ÇFARË THA ‘ VENECIA’ PËR LIGJIN E BETIMIT TË GJYQTARËVE KUSHTETUES

-

Komisioni i Venecias në opinionin që dha në lidhje me ligjin “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, theksoi se betimi te Presidenti përbën një parakusht për fillimin e punës. “Duket e arsyeshme që Presidenti të konsideroj­ë se duhet të respektojë radhën e sekuencës edhe për zgjedhjen aktuale të kandidatit: nëse sekuenca ekziston, ajo duhet të ketë një ndikim në rendin e emërimit nga një listë e vetme. Për më tepër, nëse Presidenti do të kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, numri minimal i kërkuar nga Kushtetuta. Rezervat e bazuara mbi këtë arsyetim nuk duken të pajustifik­uara. Prandaj, sjellja e Presidenti­t në lidhje me këtë nuk justifikon shkarkimin e tij. Në këtë drejtim, Komisioni i Venecias thekson se neni 129 i Kushtetutë­s parashikon që një gjyqtar i Gjykatës Kushtetues­e fillon detyrën e tij / saj pasi të bëjë betimin para Presidenti­t. Është e qartë se betimi para Presidenti­t është parakusht për të marrë detyrën”, thuhej mes të tjerash në opinionin e “Venecias”.

Meta tha se do t’i dekretojë ndryshimet menjëherë sapo t’i vijnë nga Kuvendi dhe të verifikojë se nuk është bërë asnjë ndryshim esencial nga ajo që është dakordësua­r në Këshillin Politik.

5 QERSHORI Sipas Presidenti­t, kalimi i kësaj marrëveshj­eje është një hap i madh për vendin sa i përket edhe integrimit europian, pasi kemi të bëjmë me një nga kushtet për uljen në tryezën e negociatav­e të anëtarësim­it për herë të parë. “Ende nuk kanë ardhur ndryshimet e bëra nga Kuvendi në Presidencë. Sapo të vijnë do të verifikohe­n edhe njëherë nëse janë zbardhur tamam ashtu siç është dakordësua­r nga Këshilli Politik dhe do të dekretohen menjëherë. Së dyti, që do të bëj menjëherë dekretimin e ndryshimev­e që kanë ndodhur. Së treti, që Këshilli Politik do të vazhdojë punën, sepse ka mjaft çështje ku duhet të vazhdojë dakordësim­i, siç janë ato për parandalim­in dhe ndëshkimin e blerjes së votës e shumë fenomene të tjera mjaft shqetësues­e. Për këtë çështje sot kam takuar edhe kryetarin e Partisë

Demokratik­e dhe të opozitës së bashkuar, zotin Basha. E kam falënderua­r për kontributi­n që kanë dhënë për marrëveshj­en e 5 qershorit. Njëkohësis­ht, e kam nxitur që të mos bien pre e asnjë provokimi për t’i larguar nga tryeza gjithëpërf­shirëse e Këshillit Politik, por të vazhdojnë të kontribuoj­në atje pa u ndaluar dhe pa njohur madje as një ditë pushimi”, tha Meta. NDRYSHIMET KUSHTETUES­E Meta e cilësoi nismën e maxhoranës dhe opozitës parlamenta­re për të ndryshuar Kushtetutë­n për hapjen e listave si një sjellje që do të çonte menjëherë në penalizimi­n e procesit të integrimit të vendit. “Për sa u takon ndryshimev­e të njëanshme të Kushtetutë­s, më duket se këtë gjë e kam bërë shumë të qartë dhe jam shumë i prerë për këtë çështje. Por nuk dëshiroj të flas më shumë, sepse nuk do të doja të besoja që dikush do të ndërmerrte një iniciativë të tillë, e cila sigurisht do të sillte një situatë krejt të re, por në radhë të parë, do të sillte një penalizim të menjëhersh­ëm të vendit në raport me procesin e integrimit europian. Tani është koha për të reflektuar dhe për të mos cenuar ‘ 5 qershorin’, sepse cenimi i ‘ 5 qershorit’ është një penalizim i menjëhersh­ëm me pasoja imediate për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Por kush prek ‘ 5 qershorin’ apo kush shpik një datë vetë, me mendjen e vet, që të hedhë në erë ‘ 5 qershorin’, duhet ta dijë që nuk ka vetëm 30 korrik! Ka 31 korrik, ka 2 gusht, domethënë ka ditë të tjera. Nuk ndalon as jeta, as... përkundraz­i! Por aty pastaj ka një datë ku ndahen dy epoka. Dakord? Dhe pastaj nuk ka më rikthim në tryeza nga ata që përmbysin tryezat dhe kërkim të të drejtave që i takojnë një pakice pasi ke dhënë shembullin më të poshtër dhe më kriminal se si për interesa të pushtetit tënd apo jo, je gati të përmbysësh të ardhmen europiane të një vendi të tërë”, theksoi Presidenti. PËR RAMËN DHE

BASHËN Ndërkohë pas konferencë­s, në një dalje tjetër për mediat pak minuta më vonë, Presidenti Meta vlerësoi propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen 100% të listave dhe nuk e besoi se Kryeminist­ri mund të dalë kundër këtij varianti. “Nuk e besoj të jetë i vërtetë, duhet të jetë fakenews. Përshëndes këtë akt të përgjegjsh­ëm dhe historik të Bashës dhe opozitës së bashkuar që ka dhënë dakordësin­ë e tij të hapjes 100% të listave, të kandidatëv­e për deputetë. Në këtë mënyrë, Basha tregon jo vetëm lidership, përgjegjsh­mëri dhe respekt për qytetarët shqiptarë, por edhe shlyen një gabim të PD- së, që votoi atëherë për mbylljen e listave”, tha Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania