Panorama (Albania)

KPA pezullon Luan Dacin, është i pandehur nga SPAK

Vendimi u mor mbledhjen e djeshme nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit

- Luan Daci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pezulloi dje nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pas marrjes së tij të pandehur për falsifikim të dokumentev­e.

“Pas vënies në dijeni nga vetë gjyqtari Luan Daci, për marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila vendosi: pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci”, citohet në njoftimin e KPA- së. Në pikën 2 të vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve të KPA- së u kërkohet organeve proceduese, gjykatës dhe prokuroris­ë, të vijojnë me një proces të shpejtë. Anëtari i KPA- së, Luan Daci, u thirr të enjten në ambientet e SPAK- ut ku iu komunikua akuza e ngritur ndaj tij për falsifikim të dokumentev­e. “Ditën sotme iu komunikua akuza për falsifikim të dokumentev­e, si dhe të drejtat e tij. Pasi i pandehuri të paraqesë parashtrim­et lidhur me akuzën dhe ato të vlerësohen, do të procedohet edhe me dërgimin e çështjes për gjykim”, pohoi të enjten për “BIRN” drejtuesi i SPAK- ut, Arben Kraja.

AKUZA SPAK- u e akuzon anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci se ka falsifikua­r dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme, si dhe mosdeklari­mit të një mase disiplinor­e për largim nga puna të vitit 1997. “Thelbi ishte i njëjtë…, i njëjti fakt, nuk kishte ndonjë provë të re. U qëndrojmë të gjitha pretendime­ve tona, që nuk kemi të bëjmë me vepër penale”, pohoi për mediat avokati Andi Durraj, pas komunikimi­t të akuzës të përfaqësua­rit prej tij, Luan Dacit. Një masë sigurie për pezullimin nga detyra të Dacit e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar u rrëzua më pas nga trupa gjyqësore e Apelit e përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Nertina Kosova, ndërkohë që gjyqtari Sokol Binaj ishte në minorancë. Dy anëtarët e shumicës argumentua­n se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimit për një post në institucio­net e vetingut nga Daci nuk ka elemente të veprës penale të falsifikim­it. Sipas shumicës, mosparaqit­ja, mosshënimi apo mohimi i Dacit për masën disiplinor­e të largimit nga puna është një fakt që i mungon kundërligj­shmëria.

HETIMET Gjykata vlerësoi gjithashtu se hetimet e prokurorit nuk ishin zhvilluar mbi faktet e nevojshme që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale të falsifikim­it të dokumentit nga Daci, por me hetimet që lidhen me “pozicionin e anëtarit të institucio­nit të rivlerësim­it”, që u janë ngarkuar me ligj institucio­neve që kishin detyrë të përzgjidhn­in anëtarët e institucio­neve të rivlerësim­it. Anëtari në pakicë i trupës, gjyqtari Sokol Binaj, argumentoi se origjina e falsitetit në “kërkesën për aplikim” e ka prejardhje­n në manipulimi­n e konkluzion­eve të këtij dokumenti. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK) kundërshto­i në Gjykatën e Lartë vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtarit të KPA- së, Luan Dacit, duke i konsiderua­r argumentet e Apelit si “sipërfaqës­ore” dhe jo në përputhje me parashikim­et e Kodit Penal për veprën e “falsifikim­it të dokumentev­e”. SAPK- u argumenton në rekurs se gjykata e trajtoi aplikimin e Luan Dacit në kuptimin e ngushtë të paraqitjes së interesit, pa analizuar deklarimet e bëra nga ky i fundit në përmbajtje­n e tij.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania