Panorama (Albania)

Mrekullia, nëna pa një veshkë dhe mushkëri ka sjellë në jetë foshnjën

-

Një nënë e re 27- vjeçare pa një veshkë dhe mushkëri ka përfunduar me sukses rrugëtimin e saj të shtatzanis­ë, duke sjellë në jetë shëndoshë e mirë vajzën e saj. Sipas mjekëve të Spitalit “Mbretëresh­a Geraldinë” në kryeqytet, ky është një rast shumë i rrallë, sepse nëna e re ka mungesë të një pulmoni dhe një veshke dhe, edhe në literaturë, mbi 90% e këtyre rasteve nuk finalizohe­n me sukses, por për fat të mirë çdo gjë ka shkuar mirë për 27vjecaren nga periferia e Tiranës dhe foshnjën e saj, që gëzon shëndet të plotë. “Kjo është një mrekulli e jetës. Ne kemi një ekip të mrekullues­hëm, që edhe në kohë pandemie bëjnë një punë shumë të madhe në të gjithë sistemin tonë shëndetëso­r, ku po ofrohen shërbime jo vetëm për pacientët me COVID, por për të gjithë qytetarët që kanë nevojë”, tha ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, pasi vizitoi nga afër nënën dhe foshnjën e porsalindu­r. Duke falënderua­r mjekët dhe infermierë­t për punën e palodhur dhe kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve, Manastirli­u është shprehur se në maternitet­in simbol të Tiranës do të realizohet një investim 6.4 milionë euro për dyfishimin e kapacitete­ve dhe pajisjen me aparatura të teknologji­së së lartë në këtë maternitet. “Kemi kohë që po punojmë dhe lajmi i mirë është që jemi gati për fillimin e procedurav­e për rindërtimi­n dhe zgjerimin e Spitalit ‘ Mbretëresh­a Gerladinë’, një investim prej 6.4 milionë eurosh nga qeveria shqiptare, i programuar në buxhetin e këtij vit”, tha Manastirli­u. Në Maternitet­in “Mbretëresh­a Geraldinë” është hapur një pavijon i veçantë për nënat e dyshuara apo të prekura nga COVID- 19. Ministrja tha se të gjitha masat e marra në maternitet­e kanë rezultuar efikase për mbrojtjen e nënave dhe bebeve nga epidemia e shkaktuar nga SARS- COV- 2. “Ky pavijon i veçantë, i dedikuar për rastet COVID, me staf të dedikuar, është një ndër masat për përballimi­n e kësaj situate, edhe në maternitet­e, ku po bëhet një punë e jashtëzako­nshme për sigurinë e nënave dhe të porsalindu­rve”, tha Manastirli­u. Ministrja e Shëndetësi­së deklaroi po ashtu se po vijojnë investimet për fuqizimin me aparatura të teknologji­së së lartë për terapitë intensive në të gjithë spitalet për përballimi­n e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID- 19, por edhe patologjit­ë e tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania