Panorama (Albania)

VENDIMI PËR TAMPONËT

-

Mediat kanë bërë me dije dje se 45- vjeçari nga Tirana që ndërroi jetë si pasojë e COVID19 është biznesmeni Ladi Pasmaçiu. Prej ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT- së, 45- vjeçari nuk ia ka dalë që të mposhtë sëmundjen. Miqtë e tij përmes rrjeteve sociale kanë bërë me dije se Pasmaçiu ka rënë në kontakt me virusin në Spitalin Francez të QSUT- së, ku shoqëroi për vizitë bashkëshor­ten e tij. Po dje ka ndërruar jetë edhe një 45- vjeçare nga Kruja me profesion farmaciste. “Të nderuar kolegë, me hidhërim të thellë njoftojmë se COVID- 19 i morri jetën në moshën 45- vjecare koleges sonë të nderuar. Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesioni­n e farmaciste­s në qytetin e Fushë- Krujës. La pas bashkëshor­tin dhe tre fëmijë. Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmër­i dhe profesiona­lizëm”, thuhet në mesazhin e ngushëllim­it të shpërndarë dje nga Urdhri i Farmacistë­ve. Mësohet po ashtu se motra e 45vjeçares është në gjendje të rëndë shëndetëso­re, nën kujdesin e mjekëve në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

HUMBJET E JETËS “Fatkeqësis­ht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në Spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’ dhe në Spitalin Infektiv: Nuk e kanë fituar dot betejën në Spitalin COVID- 1 një 45- vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64- vjeçar nga Tirana dhe një 68- vjeçare nga Pogradeci. Një 45- vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoq­ëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në Spitalin COVID- 2", ka bërë me dije dje Genta Qirjako. E rënduar paraqitet situata edhe në dy spitalet COVID, ku aktualisht gjenden të shtruar 124 pacientë. “Me gjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në Spitalin Infektiv dhe Spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar”.

RASTET E REJA Në 24 orët e fundit janë

Prej së enjtes tamponët mund të kryhen në institucio­net private. Në vendimin e marrë nga Komiteti i Ekspertëve përcaktohe­t që tamponët të kryhen edhe nga privati, por vetëm në ato raste kur duhet si dokument për të provuar që nuk janë të prekur nga COVID- 19. Nëse referojnë simptoma, qytetarët duhet të njoftojnë shërbimin e Urgjencës. “Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar vendimin për lejimin e kryerjes së testimeve molekulare ‘ RT- PCR’ për SARS- COV- 2 në laboratorë­t jopublikë për arsye administra­tive. Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV- 2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së. konfirmuar pozitivë 104 persona, nga 564 teste të kryera. Pjesa më e madhe e rasteve të reja është në Tiranë, Fier, Krujë dhe Elbasan. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID- 19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë; 9 në Fier; 8 në Krujë; 7 në Elbasan; nga 4 raste në Berat, Kukës; nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet; nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos” tha më tej Qirjako. Përveç vendimit për mbajtjen me detyrim të maskave në ambientet e mbyllura, këtë javë qeveria vendosi edhe disa masa të tjera shtesë. Klubet e natës, diskot dhe çdo aktivitet i ngjashëm me to, prej të martës është dhënë urdhri që të mbyllen, me përjashtim të restorante­ve. E ndaluar do të jetë edhe muzika pas orës 20: 00. Për ata të cilët nuk do t’i binden vendimit janë përcaktuar penalitete, nga gjobat deri pezullim aktiviteti për një periudhë 1- vjeçare. “Mosrespekt­imi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktiviteti­t për një periudhë njëvjeçare. Ndalon muzikën pas orës 20: 00 në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdollo­ji. Mosrespekt­imi i këtij detyrimi nga subjektet dënohet me gjobë 1 000 000 lekë, dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktiviteti­t për një periudhë gjashtëmuj­ore”, thuhet në aktin normativ.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania