Panorama (Albania)

Përplasje me armë në Velipojë, kapen dy autorët e dyshuar

-

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona një ditë më parë, pasi dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë dy shtetas të tjerë mbrëmjen e së enjtes në Velipojë. Policia zbardhi ngjarjen, ndërsa është shpallur në kërkim njëri prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërg­jigj autorëve. Ngjarja u shënua në afërsi të një lokali në Velipojë. Policia shkoi në vendngjarj­e me të dëgjuar të shtënat dhe pas rrethimit dhe krehjes së zonës u bë e mundur kapja e dy shtetaseve dhe shoqërimi i tyre në ambientet e Policisë, së bashku me automjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarj­a. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P., 28 vjeç, banues në Shkodër dhe A. F., 30 vjeç, banues ne fshatin Reç, Velipojë. “Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22: 20 të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Pas krimit autorët janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë së DVP- së Shkodër. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestrua­n së bashku me mjetin në pronësi të shtetasit F. P. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpuni­m, “Armëmbajtj­a pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjatë konfliktit, shtetasi I. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e shtetasit F. P., me të cilin po largoheshi­n të dy autorët. Ndërsa shtetasi G. M. është lënduar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. H., për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtj­a pa leje” dhe vijon intensivis­ht puna për kapjen e tij. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si dhe krehja e zonës, për gjetjen e armëve që kanë përdorur autorët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania