Panorama (Albania)

NJOFTIMI I POLICISË

-

66– vjeçarja Luiza Shehu tregon se ka qenë rreth orës 3 të mëngjesit kur ndjeu se dikush po e shtrëngont­e nga fyti. Ende përgjumësh mundi të kuptonte se nuk ishte i shoqi, por një person i huaj. Reagimi i saj i trembur zgjoi të shoqin, ndërsa hajduti u largua me shpejtësi. Ai kishte mundur të merrte të vetmet të ardhura që kishin dy të moshuarit që jetojnë me lekët e pensionit dhe tregtimit të perimeve të pakta të bahçes. “Ndjeva se po më shtrëngohe­j fyti. Kujtova se ishte plaku dhe i fola: ‘ Ismet, ç’po bën?’. Atë kohë ai më lëshoi dhe iku me vrap. Mua më ra të fikët nga tronditja”, rrëfen mes lotësh e moshuara. I shoqi 80– vjeçar thotë se nuk arritën ta identifiko­jnë autorin në Polici. “Pashë vetëm që ishte një djalë i gjatë, i dobët, me pantallona të shkurtra. Kur unë i fola, ai uli kokën dhe doli me vrap. Nuk pata kohë ta ndjek e të shoh nga doli se u mora me gruan që i ra të fikët nga tmerri”, thotë ai. AUTORI HYRI NGA

DRITARJA Vajzat e shtëpisë rrëfejnë se autori ka hyrë nga dritarja e tualetit që është shumë pranë tokës, për shkak se banesa ndodhet në katin e parë të një pallati katërkatës­h. Ndërsa ka dalë nga dera e shtëpisë. Ato

Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë, është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshor­tëve, është larguar me shpejtësi. Falë punës së mirorganiz­uar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifiki­mi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariat­it të Policisë Gjirokastë­r. tregojnë se dëshmitarë në apartament­et fqinje kanë parë se një person i dytë bënte roje jashtë banesës së të moshuarve. E përlotur Luiza tregon se është e frikësuar të jetojë ende në shtëpinë ku banojnë me qira prej dy vitesh. Dhunuesi u mori një shumë prej 18.700 lekësh, që ishin të ardhurat e vetme të dy të moshuarve. “Në darkë rregullova çantën që marr me vete në punë. Dal në treg, shes lakra e ndonjë domate. 10 mijë lekë i kisha të qirasë, 8700 i kisha të punës. Ai ka hyrë dhe i ka gjetur lekët në çantë. Ka kontrollua­r direkt e aty. Më pas ka ardhur në dhomë dhe ka dashur të hapë dollapin, por krevati është pothuaj ngjitur dhe ndaj më ka kapur nga gryka. Por u tremb kur u ngrit burri, dhe u largua”, rrëfen e tronditur Luiza. Për dy të moshuarit, prindër të 6 fëmijëve, jetesa në atë banesë është bërë e frikshme. Ata tremben se historia mund të ripërsërit­et. Dy vite më parë ata erdhën nga fshati Plesat, pranë fëmijëve në qytet, për shkak edhe të gjendjes së rënduar shëndetëso­re si pasojë e moshës së thyer. Ngjarja e një nate më parë tronditi përditshmë­rinë e këtyre të moshuarve duke ua bërë jetesën në atë banesë të pamundur. Luiza përsërit vazhdimish­t mes lotësh vetëm një fjali: “Të m’i kish kërkuar lekët dhe do t’ia jepja vetë, vetëm këtë tronditje të mos e kisha kaluar”.

NGJARJA Ngjarja e mëngjesit të 24 korrikut u përpoq të mbahej e fshehtë nga Policia, që në fillim e paraqiti atë si tentativë vrasjeje. Informacio­net zyrtare dhe burimet konfidenci­ale të Policisë e paraqitën ngjarjen si tentativë grabitjeje. Ajo u konfirmua vetëm në momentin kur arriti të identifiko­het autori 32vjeçar Vasil Kafarani, banues në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastë­r. Ky i fundit është shprehur gjatë marrjes në pyetje se i janë dashur paratë, ndaj edhe kishte hyrë në banesën e të moshuarve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania