Panorama (Albania)

Gerta Shino e “Big Brother” martohet një vit pasi mori propozimin, si hodhi pas krahëve problemet e ndarjes

-

Gerta Shino është një nga ish- banoret e komentuara të “Big Brother”, e cila është në një lidhje prej vitesh me partnerin e saj, që jeton në një nga vendet skandinave, Florent Avdulahi. Së fundmi, Gerta dhe Florenti kanë vendosur të martohen, një hap që lojtarja e “BB” e hedh një vit pasi mori propozimin nga i dashuri parukier. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gerta, e cila ka publikuar një foto krahas partnerit, ndërsa shfaqet e veshur me të bardha. “Ne hodhëm një hap drejt martesës. E martuar me dashurinë e jetës sime dhe nuk mund të isha më e lumtur”, ka shkruar Gerta krahas fotos. Gerta nuk është bërë një nuse tradiciona­le, pasi ka zgjedhur që në vend të fustanit të bardhë, të vishet me një jumpsuit në të ditën më të rëndësishm­e të saj. Ndërkohë, për këtë vendim në kohë pandemie, partneri udhëtoi nga Norvegjia për ta bërë martesën në Shqipëri. Çifti e kaloi karantinën në distancë, periudhë që u shoqërua me thashethem­e se ata tashmë ishin ndarë dhe kështu kishin anuluar planin e martesës. Kujtojmë që vitin e kaluar, ish- konkurrent­ja e “Big Brother 9” ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku rrëfeu të rejat nga jeta e saj personale. Video- mesazhi surprizë i të dashurit të saj

Florentit, zbuloi edhe planin e tyre të afërt për martesë, detaje për të cilat Gerta foli në një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus”. Ajo foli për marrdhënën­ien tashmë 2vjeçare. Duke qenë se shpesh publikojnë video për të qeshur edhe në kanalin e tyre në “Youtube”, ajo u shpreh: “Ajo çfarë shfaqet në video është pak a shumë marrëdhëni­a që ne të dy kemi gjithë kohën. Jemi shumë në harmoni me njëritjetr­in dhe zënkat ndodhin shumë rrallë, madje edhe në momentin që debatojmë për diçka, pas gjysmë ore e kemi harruar çfarë ka ndodhur dhe vazhdojmë gjërat tona normalisht”. Ndërsa në lidhje me ndonjë afrimitet të Florentit me ndonjë femër për shkak të punës si parukier, Gerta tha: “Florenti nuk ka afrimitet me asnjë femër tjetër, përveç meje. Çdo marrëdhëni­e tjetër që ka me femrat është si dikush që i shërben klientit të vet. Ai nuk quhet afrimitet, ajo është punë ( qesh)”. Ndërsa për propozimin për martesë që mori vitin e kaluar, por mbeti pezull ajo u shpreh: “Po deri diku e prisja, duke e njohur Florentin. Normalisht që u ndjeva shumë mirë se janë shumë të rrallë meshkujt që i shprehin ndjenjat aq hapur. Propozimi ishte diçka që do të ndodhte sot apo nesër, sepse kemi pasur një lidhje shumë intensive dhe ishte diçka shumë normale për të dy ne. Ndërsa për fëmijë, e dimë që një ditë do të krijojmë një familje së bashku. Kur të jetë e shkruar, do ta kemi edhe një fëmijë. Gerta, e cila ka kanalin e saj në “Youtube”, tashmë ka zmadhuar gjoksin, ndërhyrje për të cilën partneri nuk ka qenë shumë pro. E pyetur para këtij vendimi nga “Panorama PLus”, ajo tha: “Në fakt, jam unë ajo që jam pak më kritikuese ndaj vetes, siç jemi ne femrat në përgjithës­i, që gjithmonë do të nxjerrim ndonjë gjë që nuk na pëlqen. Ndërsa ai më thotë që jam shumë mirë dhe nuk kam nevojë të ndryshoj asgjë në veten time, madje më thotë: “Nëse ndryshon diçka, nuk do ishe më Gerta. Gerta që unë dua, është kështu siç je tani, pa ndryshuar asgjë. Jam me fat!”, tha ajo. Por pas këtij rrëfimi, nisur edhe nga ardhjet e shpeshta të Gertës në Shqipëri dhe mungesa e fotove me partnerin, nuk munguan shkrimet në media se ajo në fakt i kishte dhënë fund bashkëjete­sës në Oslo me “partnerin ideal”, siç ajo e quan sot e kësaj dite Florentin. Në nëntor të 2019- ës, u përfol për një krizë mes çiftit, dhe se ajo kishte marrë valixhet e ishte kthyer në Tiranë. Fakti që Gerta i kishte fshirë fotot me Florentin nga “Instagram”- i, ngriti dyshimet e para se ajo ishte ndarë. Hamendësim­et u përforcuan pasi u pa në shoqërinë e këngëtarit Seldi Qalliu dhe të ish- lojtares tjetër të “BB”, Armela Hyseni. Ishte kjo e fundit që publikoi një video ku shiheshin të tre duke darkuar, për t’u pasuar nga shkrime të njëpasnjës­hme se po bëhej fjalë për një lidhje. Gjithesi, Gerta i mohoi këto fjalë, ndërkohë që duket se është angazhuar për të rregulluar lidhjen e saj serioze, e cila u finalizua me martesë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania