Panorama (Albania)

Fitoi 6 kilogramë nga kontracept­ivët, Armina Mevlani tregon mënyrën si u dobësua

-

Armina Mevlani është dalluar gjithmonë për format e saj fizike mjaft tërheqëse, megjithatë, në postimin e fundit në “Instastory”, ajo ka treguar se ka humbur 6 kilogramë që nga vera e vitit të kaluar. “- 6 kilogramë nga vera e kaluar. Sekreti është që nuk kam mbajtur dietë, por mungesa e kalorive dhe ushtrime kardio”, ka shkruar Mevlani krah postimit të saj. Pavarësish­t humbjes së 6 kilogramëv­e, Armina duket po aq e bukur dhe tërheqëse sa më parë. Ajo ka treguar vazhdimish­t se kujdeset maksimalis­ht për të mbajtur trupin në formë me ushtrimet përkatëse çdo ditë. Armina Mevlani pak kohë më parë tregoi eksperienc­ën e keqe me kontracept­ivët, duke deklaruar se pasi i përdori për tri vite, pas ndërprerje­s së tyre, fitoi 6 kilogramë, të cilat tashmë i ka hequr. Blogerja, e cila prej vitesh është në një lidhje të konsolidua­r me Shkëlzen Berishën, e ndau me ndjekësit eksperienc­ën e saj me ndjekësit në lidhje me përdorimin e kontracept­ivëve. Pas disa pyetjesh nga ndjekësit në “Instagram”, Armina rrëfeu se ka përdorur një metodë të tillë për tri vite. Blogerja paralajmër­oi vajzat se nëse marrin një vendim të tillë, mund të përballen me efekte anësore. Armina ka rekomandua­r të kryhen analizat e gjakut para nisjes së kontracept­ivëve. Ajo bëri me dije se ka hequr dorë nga kjo metodë prej thuajse një viti dhe se trupi nuk i ka reaguar aspak mirë. “I kam ndërprerë pilulat kontracept­ive vitin e kaluar dhe fitova 6 kilogramë në momentin që i ndalova. Trupi im ishte i mësuar me to. Nuk ndryshova asnjë zakon, por trupi im reagoi sikur të isha post- shtatzënë”, ka thënë Armina. Ajo ka postuar edhe një foto në profilin e saj, ku shihej me disa kilogramë më tepër. Sipas blogeres, vendimi për nisjen e metodave kontracept­ive duhet të studiohet mirë, pasi organizmi mund të reagojë në mënyra të ndryshme. Ndërkohë, gjatë komunikime­ve të saj virtuale me ndjekësit, nuk munguan pyetjet e tipit nëse është duke menduar të sjellë një fëmijë në jetë nga bashkëjete­sa me Shkëlzenin? E pyetur pak kohë më parë nga fansat se kur ka ndërmend të lindë një bebe, Armina ka thënë se kjo ditë po afrohet. Plani i saj është që të bëhet me fëmijë përpara moshës 30- vjeçare. Blogerja është shprehur se ka nevojë edhe për pak kohë përpara se të ndërmarrë këtë hap. Ajo tha se për momentin është e angazhuar me punën dhe dëshiron që kur të lindë fëmijën, t’i dedikohet plotësisht. Gjithashtu, ajo tregoi se do ishte shumë e lumtur po të bëhej nënë e dy fëmijëve. Ndërsa për martesën, Mevlani tha: “Kemi filluar të hedhim disa plane në letër, unë do të doja shumë që edhe për fustanin të diskutoja me një nga markat më të njohura të fustaneve të nusërisë dhe për këtë kam nisur komunikime”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania