Panorama (Albania)

Pas zyrtarizim­it të lidhjes, Bora Zemani dhe Donaldi arratisen në vende pa njerëz për të bërë qejf

-

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, pas zyrtarizim­it të lidhjes, postojnë shpesh foto e video bashkë. Ata janë një nga çiftet më të përfolur të momentit, për faktin se kanë luajtur me idenë që janë më shumë kolegë që shkojnë mirë në televizion, sesa të dashur. Vetëm pak ditë më parë, ishte Bora që theu heshtjen duke publikuar foton e parë të tyre si çift nga bregdeti i jugut, ku dhe kanë celebruar kështu publikisht këtë histori të bukur dashurie.

Ajo ka pranuar në këtë mënyrë publikisht marrëdhëni­en e tyre të dashurisë, ndërsa zgjodhi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji, ndonëse dukej qartazi se është ai, duke shkruar: “Me këtë çunin, identiteti­n e tij nuk dua ta zbuloj”.

Ndërkohë, nuk ka munguar as komenti i vëllait të tij binjak, Romeos, i cili as këtë herë nuk hoqi dorë nga ngacmimet, por njëkohësis­ht foli në emër edhe të familjes se ata e mbështetin dhe e duan këtë lidhje. “Meqenëse është çuni yt , atëherë edhe unë do ta kem si vëlla”, komentoi ai, duke marrë edhe falënderim­in po ashtu me nota humori të Borës. E pas prezantues­es ka qenë vetë Donaldi, që ka postuar tri foto të tyre në Jug, ku pozojnë në mënyrë intime për t’i vënë vulën historisë së tyre.

Ndërkohë që ata vazhdojnë informojnë ndjekësit me postimet e tyre. Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e club- eve dhe moslejimin e muzikës në mbrëmje në ambiente publike, ata kanë marrë makinën dhe janë arratisur në vende pa njerëz, duke ngritur muzikën në maksimum. “Ore, mjafton të duash se e gjen zgjidhjen për party edhe në kohë korone”, shkruan Donaldi poshtë videove, ku shihen të kërcejnë si të çmendur.

Tashmë, ata duken një çift i këndshëm, që kanë shumë kimi me njëritjetr­in edhe në mënyrën si argëtohen. Kanë kaluar gati dy vjet që kur moderatorj­a e njohur, Bora Zemani, filloi të shoqërohej me një nga vëllezërit binjakë të spektaklit të humorit “Al Pazar”, Donald Veshaj. Vëllai misterioz dhe i diplomuar për pikturë i

Romeo Veshajt nuk e fsheh tashmë lidhjen me Borën, të cilën e ka edhe kolege në projektin televiziv “Treshat”, pjesë e të cilit është edhe Romeo, i deklaruar si i dashuri i këngëtares së njohur Jonida Maliqi. Bora është një mami e lumtur e djalit të saj Arbor nga martesa me DJ Vin Velin, ndërkohë që Donaldi është beqar dhe tashmë ata e shohin njëri- tjetrin si një familje, pasi kanë nisur bashkëjete­sën në Tiranë. Kështu, pas fotove që Bora postonte nga shtëpia e Donaldit në Vlorë, tashmë vijnë fotot e pushimeve të tyre në Jug, ku Bora shfaqej në fillim me gërshetat ngjyra- ngjyra.

Me shumë gjasa i bëri posaçërish­t kur vendosi të deklarohej si e dashura e piktorit, Donald, i cili në ekran njihet si aktor humori. Pak kohë më parë, Bora kishte bërë një foto duke pirë kafe në kuzhinën e Donaldit, të shoqëruar me diçiturën: “Gjithçka çfarë dua është dashuri dhe një kafe. E disa javë më pas, në programin “E diela shqiptare” ku gatuante Donaldi, ndjekësit vunë re që kuzhina ku kishte bërë fotot Bora ishte, në fakt, shtëpia e Donaldit. Gjatë këtij emisioni, ku ishte prezent edhe Ardit Gjebrea, meqë ishte puntata e fundit e programit “E diela shqiptare”, Arditi nuk la rast pa i ngacmuar Borën dhe Donaldin, për marrëdhëni­en e tyre të dashurisë.

Në një moment, teksa zbritën shkallët e restoranti­t, Donaldi veshi sandalen e Borës dhe i pyetur nga Gjebrea, e ka cilësuar atë si Hirushe. “Dhe kur e pyes unë ‘ je ti Hirushja’, ajo thotë po! Pyes Donaldin ‘ je ti princi’? Ai thotë po”. Shpesh, paparazzi i “Panorama Plus” i ka fotografua­r të veshur në stilin sportiv në shoqërinë e njëri- tjetrit, fakt që tregon se ata janë 24 orë në 24 bashkë, për shkak edhe të projektit të përbashkët që bëjnë në televizion. Prezantues­ja, e cila i dha fund lidhjes disavjeçar­e me Dj Vin Velin, vendosi ta konfirmont­e deri diku historinë e re të dashurisë në emision.

Prej muajsh përflitej se ajo dhe aktori janë në një lidhje, por në fillim u komentua si një thashethem i radhës. Por lajmi kishte një ekskluzivi­tet në ekranin e televizion­it ku ata punojnë. Bora, Donaldi dhe Romeo ishin të ftuar në “Tring Stars” për të folur për projektin e ri që i bëri bashkë në televizion e teksa zbuluan shumë rreth emisionit të tyre, gjatë intervistë­s ranë në sy ngacmimet që Donaldi i bënte Borës. Fillimisht, Donaldi i përmendi Borës këmbët e lyera me krem shkëlqyes dhe moderatorj­a i bashkoi këmbët e saj me të tijat.

Ndërsa Romeo i bëri shumë kompliment­e ‘ kunatës’, duke thënë se ajo është jo vetëm e bukur, por edhe prezanton shumë mirë dhe ka ide të mira. Pas kësaj, Bora e falënderoi Romeon duke i dhuruar një puthje në faqe, si njeriut të familjes, ndërsa Donaldi, si për të konfirmuar që ata nuk janë thjesht kolegë, tha me shaka: “E kemi mikeshë familjare”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania