Panorama (Albania)

Dafina Zeqiri e kthen në forcë dhembjen e dashurisë me kolegun, ja si argëtohet me ish- in edhe pse janë ndarë

-

Dafina Zeqiri pati një lidhje të shkurtër me kolegun e saj, DJ Geek, për të cilin mori vendimin të ndahej për shkak se marrëdhëni­e intime po u cenonte atë të punës. Edhe pse kanë kaluar pak kohë që nga ndarja e tyre, këngëtarja ende e dashuron atë. Gjatë një interviste, Dafina Zeqiri tha se ende është e dashuruar, duke treguar që Dj Geek është akoma në zemrën e saj. Ajo u shpreh se dashuron shumë dhe kurrë nuk do ndryshojë, pasi sipas saj të duash është gjëja më e bukur që ekziston. “Jam ende pak e dashuruar, se kam dashuri shumë të madhe, kështu që është ende në zemër, brenda meje.

I love hard. I them vetes që do të dëshiroja që të mos doja kaq shumë, që do ndryshoj brenda vetes, do jem më e fortë, nuk do dashuroj kaq shumë, por jam ajo që jam. Nuk do ndryshoj kurrë. Gjithmonë do dashuroj shumë. Është gjëja më e bukur në ekzistencë për mua, bashkë me muzikën”, tha këngëtarja e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Dafina Zeqiri foli gjithashtu edhe për dëshirën e saj për t’u bërë nënë.

Ajo tha se kjo është një gjë që do t’ia lërë kohës, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë për të sjellë në jetë fëmija pa partner. Mes batutave dhe humorit, Dafina Zeqiri tha se nëse do nisë të bëjë fëmijë, nuk do ndalet, por do formojë një ekip futbolli. “Do të pëlqente të ishe mami e dy binjakëve?”, u pyet këngëtarja nga moderatorj­a Alketa Vejsiu. “Një rrugë, dy punë, shumë mirë. Pse jo? Nuk do ndalem. Kur të nis fëmijën e parë, do vazhdoj të bëj një ekip futbolli ( qesh). Fëmija është gjë e bukur, por është vendimi i femrës. Nëna ime ka rritur tri vajza vetëm. Nëse jemi të shëndetshë­m, kështu që zero, një apo 5 fëmijë, s’ka përcaktim. Ma bëjnë këtë pyetjen kur do martohesh, a ke fëmijë se shkove 31 vjeç. Sot mund të bësh fëmijë edhe pa partner. Kështu që do t’ia lëmë kohës”, tha ajo. Por si e ka kthyer në forcë torturën e dashurisë me ish- in, ndërkohë që i duhet të udhëtojë gjithandej me Dj Geek? Nga këto foto të “Panorama Plus”, mund të shihni se ajo po ia kalon shumë mirë, pasi në shoqërinë edhe të miqve të tjerë ata duken të gëzuar dhe të qeshur. Pak kohë më parë, në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se këngëtarja e famshme Dafina Zeqiri, dhe miku e kolegu i saj i njohur si DJ Geek kishin nisur një lidhje dashurie. E pasi festuan 14 shkurtin dhe ditëlindje­n e saj të 31- të, Dafina sa hap e mbyll sytë i ka dhënë fund kësaj romance të bukur, duke arkivuar kështu lidhjen më të shkurtër të jetës së saj, atë me kolegun simpatik. Së pari, këtë ndarje e kanë kuptuar fansat, të cilët kanë vënë re se dy muzikantët kishin fshirë fotot e videot çift në “Instagram”. Dhe nuk vonoi Dafina duke e deklaruar vetë ndarjen nga kolegu i saj prej shumë vitesh, ndërkohë që janë pjese e së njëjtës kompani muzikore në Prishtinë.

Duke qenë se këngëtarja e famshme dhe shumë e pëlqyer shqiptare, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek prej kohësh kishin rrëmbyer vëmendjen e publikut me ngacmimet që i bënin njëritjetr­it në rrjetet sociale, kuriozitet­i për historinë e tyre është i madh për të mësuar se çfarë ndodhi mes tyre. Në ditën e të dashuruarv­e, ata vendosën të ndanin me fansat një fotografi shumë të veçantë, që kishin realizuar së bashku. Bëhej fjalë për një foto të realizuar gjatë xhirimeve të klipit më të fundit të Dafinës, me titull “Merri krejt”.

Në këtë foto, dy artistët ishin shumë pranë njëritjetr­it, teksa Dafina qëndronte me duart rreth qafës së Geek dhe dukej sikur do t’i jepte atij një puthje publike konfirmimi. E pas kësaj romance të bukur që kaluan të dy, Dafina Zeqiri ka deklaruar ndarjen nga Dj. Geek. “Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket, nuk shkojnë bashkë edhe puna, edhe lidhja romantike. Kështu, vendosa ta lë me kaq, pasi vlerësova faktin se puna dhe ekipi janë më të rëndësishm­e se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshë­m, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh me i dhënë fund lidhjes romantike për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishm­e. Tani jemi single të dy”, sqaron Dafina për këtë histori. Dafina dhe Geek janë bashkëpunë­torë prej shumë kohësh, ndërsa vitin e kaluar bënë bujë me duetin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”. Ndërkohë, Dafina së fundmi po dëgjohet kudo me hitin e saj “Një herë në jetë”, që i dedikohet një historie dashurie që ka pengun brenda. Këngëtarja sapo ka festuar 31- vjetorin e lindjes.

Dhe për ditëlindje ajo publikoi një video me momentet më të bukura që ka kaluar përgjatë vitit 2019, ndërsa mori urime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj. Por më i veçantë ishte urimi nga i dashuri i saj, DJ Geek, tashmë një ish. “Në këtë ditë speciale, po ngre dolli për ty dhe jetën tënde. Urime ditëlindje­n!”, i shkruante muzikanti. Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto me Dafinën, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëritjetr­it. Ai është miku i saj Dj prej vitesh, Dj Geek, dhe lajmin për lidhjen e tyre e konfirmoi vetë Dafina, ndërkohë që nuk mungonin postimet romantike në publik.

Pas një fotoje të publikuar nga Dafina, Dj Geek ishte ai që i shprehu dashurinë hapur. “Të dua”, shkruante ai. “Të dua më shumë!”, ia kthente Dafina. Kujtojmë se në verën e vitit që lamë pas, Dafina e mohoi kategoriki­sht lidhjen me kolegun e saj, e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike. Lidhja me Dj Geek nisi disa muaj pas ndarjes së saj nga ishpartner­i Jose. Edhe pse ajo shkëmbente zemra me DJ- in, në një deklaratë për mediat, këngëtarja e mohoi këtë lajm disa muaj më parë.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar po ashtu lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun ( menaxherin e kompanisë ‘ Moneyz’), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri- tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/ 7. Unë mbetem single dhe e vetmuar ( qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s’kam qenë më e lumtur”, është shprehur Dafina. Por s’vonoi shumë dhe po e njëjta Dafinë deklaroi se ajo është kokë e këmbë e dashuruar dhe i dashuri i saj është pikërisht Dj Geek. Po kush është Genci, i njohur në muzikë si Dj Geek?

Ai lëvron kryesisht muzikën dance. Më datë 4 korrik 2018, Dj Geek publikoi videoklipi­n “Sekreti”, në bashkëpuni­m me Argjentina Ramosaj. Në dhjetor 2018, Dafina Zeqiri & Dj Geek publikuan videoklipi­n “Alo”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Liridon Berisha & Gesko. Në gusht 2019, Dj Geek publikoi videoklipi­n “The Feeling” në bashkëpuni­m me Tanin. Sa i takon jetës private, ai ka pasur një lidhje të gjatë 8vjeçare me një nga prezantues­et e programit “E diell”, Argjira Spanca.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania