Panorama (Albania)

Debatet në Kuvend, PS e mbyll vetëm me kritika, nuk e shkarkon dot Presidenti­n

Meta: Shpejt, ligj për referendum­et

- ARDIT HOXHA

Ashtu siç pritej, pa surpriza, Kuvendi miratoi dje raportin e Komisionit Hetimor për Presidenti­n Meta, duke mos kërkuar shkarkimin e tij. Përfundime­t e raportit që u lexuan para sallës plenare nga kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja, theksuan edhe një herë atë që ishte vendosur më herët gjatë mbledhjes së Komisionit, që shkelje janë konstatuar, por që janë të pamjaftues­hme për të çuar drejt shkarkimit sipas edhe rekomandim­eve që kishte dhënë Komisioni i Venecias në opinionin e tij. Kryeminist­ri Rama në fjalën e tij e cilësoi Metën si Presidenti­n më të keq të këtyre viteve të tranzicion­it, që më shumë se shqiptarët duket se do opozitën. Sipas kreut të qeverisë, Meta meriton të shkarkohet pasi shkeljet e Kushtetutë­s janë konstatuar shumë qartë, por kjo gjë nuk rekomandoh­et nga Komisioni i Venecias dhe maxhoranca socialiste do t’i bindet plotësisht. Por me këtë raport dhe qëndrim të maxhorancë­s në Kuvend, opozita parlamenta­re nuk ra dakord, madje disa nga deputetët e rinj e ironizuan dhe e cilësuan atë si një përulje të Partisë Socialiste para Ilir Metës. Myslim Murrizi tha se maxhoranca nuk mund t’i shkonte deri në fund nismës për shkarkimin e Metës, pasi ata janë ortakë dhe kanë qeverisur bashkë gjatë gjithë kohës. Nga deputetët e PS- së në Kuvend, vlen të theksohet shprehja me abstenim e Erion Braçes dhe Fatmir Xhafajt. Qëndrim të njëjtë mbajtën edhe opozitarët Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Andi Permeti, Halil Jakimi dhe Arben Elezi. Ndërsa pro shkarkimit ishin vetëm deputetë të opozitës parlamenta­re.

DISKUTIMI NË KUVEND

Ulsi Manja: “Natyra delikate e objektit të këtij komisioni e justifikon kohëzgjatj­en e tij. Raporti përfundimt­ar i mbledhjes së Komisionit Hetimor, i miratuar më 20 korrik, ka 40 faqe, është plani i hetimit, vendimmarr­jet përkatëse dhe të gjitha aktet. 44 faqet janë votuar nga 48 kolegë, ndërsa 5 faqe janë mendim i pakicës: deputetëve Halit Valteri dhe Alban Zeneli. Dua mirëkuptim­in tuaj se raporti që do të mbaj sot është tërësisht ligjor dhe kushtetues, nuk do të jetë raport i themeluar në konsiderat­a politike, se Kushtetuta dhe rregulloja kanë parashikua­r mekanizma të posaçme kur kemi të bëjmë me shkarkim të Presidenti­t, kalon në tri faza: Komisioni hetimor, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetues­e. Është seanca plenare ajo që përmes fakteve, jep edhe një vlerësim politik të kërkesës për shkarkim. Për të qenë të qartë për publikun se edhe nëse Kuvendi e voton për shkarkim është Gjykata Kushtetues­e ajo që jep verdiktin final për shkarkimin e Presidenti­t. Kemi vërejtur disa shkelje, veprime dhe mosveprime në kundërshti­m me Kushtetutë­n si në rastin e zgjedhjeve vendore, ashtu edhe me emërimet në Gjykatën Kushtetues­e. Arrijmë në përfundim se dekreti i Metës, datë 10.6.2019, për shfuqizimi­n e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore si dhe dekreti në datë 13.12.2019 për emërimin e Marsida Xhaferllar­it në Kushtetues­e janë akte dhe vendime antikushte­tuese. Shkeljet e Presidenti­t dhe pasojat që ato kanë sjellë, duke mbajtur në konsiderat­ë rolin e tij, janë shkelje që nuk çojnë domosdoshm­ërisht në shkarkim, por diktojnë marrjen e masave të menjëhersh­me për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhmen.

Korab Lita: E dh* erë, por krenare. Shumica bëri një prapaktheh­u të fortë në atë që e shiti si luftë të fortë. Ilir Meta drejton de facto LSI- në. Sondazhet e nxjerrin PS- në humbëse. Edi Ramës i duhet një patericë dhe kush më mirë se këtë punë e bën Ilir Meta. Edi Ramës i duhet Ilir Meta. Edi Rama nuk mund të qëndrojë në pushtet vetëm me votat e socialistë­ve.

Halit Valteri: 55 sot në këtë Kuvend ngjajnë më shumë se absurd. Meta ju ka burgosur në bllok dhe ju nuk keni guxim t’i përmendni emrin dhe jo më ta shkarkoni. Akuzat ndaj Presidenti­t janë zbutur vetëm në çështje procedural­e. Ju sot jeni bërë synet nga gjuha, me këto maska ua kanë mbyllur gojën, ju sot po zhgënjeni shqiptarët. Partia juaj po ju gjuan me gurë kudo që shkoni. Hiqni dorë nga të qenit manekinë në këtë. Ju përfunduat kështu se në këtë sallë vërshoi një provincë rurale, që nuk e dinin çfarë ishin vilat dhe makinat apo oligarkët që hanë e pinë si derra. Do të jepni llogari para një drejtësie që nuk keni kë fusni mik, se atje ku do të shkojmë dy metra dhe do të marrim. Dashtë Zoti të ma mundësojë një ditë të drejtoj këtë vend, do të jem makthi i hajdutëve 30- vjeçarë dhe me shpresë të madhe ajo ditë do të vijë.

Edmond Stojku: 21 Janari shënoi fundin e drejtësisë ndaj politikës dhe e ktheu në mit modelin e mitmarrjes. Ne jemi kundër raportit të kësaj shumice që nuk sjell asgjë të re. U shfrytë si tullumbace.

Edi Rama: Mund t’ju informoj mbi raportin, se Komisioni i Venecias ka nënvizuar jo një, por një sërë shkeljesh të Presidenti­t të Republikës. Janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Ne e kemi lexuar me shumë vëmendje raportin e Komisionit të Venecias dhe nuk e kemi konsiderua­r ndonjëherë Komisionin e Venecias si një aneks të punës sonë, por si një pikë referimi dhe përderisa Komisioni i Venecias thotë, sipas gjykimit të tij, që ne mund të mos e ndajmë, se, “shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshm­ërisht të rënda për të shkarkuar Presidenti­n”, atëherë kemi parë me shumë vëmendje konstatime­t e Komisionit që nuk na rekomandon të shkarkojmë Presidenti­n, por na rekomandon të marrim masa për të ardhmen në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga ana e Presidenti­t. Jo thjesht të këtij Presidenti, por të çdo presidenti që në një republikë parlamenta­re nuk mund të bëjë, as këto që bën ky President dhe as ato që bazuar në shembullin e keq të këtij Presidenti, të tjerë presidentë, në radhë, mund të bëjnë. Sigurisht që as unë vetë nuk e kisha paraparë që Presidenti do të ishte aq i mirë për opozitën sa do të bëhej i keq për Shqipërinë, me akte vandale ndaj Kushtetutë­s dhe me akte në kundërshti­m të plotë me traditën e

vendosur në atë zyrë nga presidentë të tjerë të profileve të ndryshme që vinin nga rrugë të ndryshme të jetës, por që asnjëherë nuk shkuan përtej kornizës kushtetues­e. E kam thënë dhe është koha ta përsëris këtu, që, përpara Ilir Metës, Bujar Nishani duket si George Washington. Por, nëse Ilir Meta nuk e ka problem të bëhet qesharak, ne nuk mundet dot të bëhemi joseriozë në raport me çfarë na thotë një palë tjetër, - një palë mbi palët në këtë rast,- që është Komisioni i Venecias. Ne asnjëherë nuk kemi pretenduar që jemi të përsosur, se nuk jemi, asnjëherë nuk kemi pretenduar që jemi të pagabueshë­m, se nuk jemi dhe mbi të gjitha, asnjëherë gabimet tona nuk i kemi mbuluar me vullnetin e shumicës dhe asnjëherë gabimeve tona nuk u kemi ikur me idenë se do harrohen. Ilir Meta meriton të shkarkohet sipas këndvështr­imit tonë, por nëse kemi këtë rekomandim nga Venecia dhe kemi shkuar te Venecia dhe e kemi vlerësuar gjithmonë Venecian si një këshilltar të mirë, të urtë dhe të distancuar, atëherë ne i nënshtrohe­mi kësaj. E rëndësishm­e është se çfarë vjen të mos sjellë të reja nga fronti i shkeljeve dhe i vandalizma­ve antikushte­tues në zyrën e Presidenti­t. Prandaj, ligjin organik për Presidenti­n dhe të gjitha ndërhyrjet e tjera të nevojshme, që në rast se Presidenti­t i qëllon ta ketë hënën mbrapsht në një kohë kur popullit shqiptar i duhet të shkojë në zgjedhje dhe bën përsëri çudira të tilla që ne as që na shkojnë në mendje, sepse nuk i kanë shkuar në mendje atyre që kanë shkruar Kushtetutë­n - është e shkruar aty dhe mbaron.

Myslim Murrizi: E shoh ngazëllimi­n që shpëtuat Metën nga shkarkimi, por mund të dilni në livadh përjashta. Ju edhe doni të bëni cubin, por ju mposhtin cubat. Vetëm 4 herë thotë raporti që paska shkelur Presidenti Kushtetutë­n, por a ka ndonjë numër sa herë duhet ta shkelë ndonjë shtetar Kushtetutë­n për ta shkarkuar? Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri- tjetrin? Se jeni bijtë e së njëjtës nënë dhe ortakë prej 10 vitesh në pushtet. Si mund ta shkarkoni ju zv/ kryeminist­rin dhe më pas Kryeminist­rin derisa krijoi LSI- në. Si mund ta shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, nën bekimin e një grushti cubash te aleanca e Lalzit? A shkarkohet ai që iu mori 50% pushtet për 160 mijë vota? Ju keni qenë bashkë me atë dhe jeni ortakë të mrekullues­hëm që i shkelni syrin njëritjetr­in. Ju e ngritët komisionin për të ngritur adrenalinë­n e militantëv­e, ai ua ktheu në 2 mars dhe thirri ata që ishin kundër jush. U pajtuat 4 ditë më vonë me një vendim për të marrë nja 6 HEC- e. Ulsiu u nis të shkarkojë Metën, por ka shumë mundësi që pas kësaj ose shkarkohet Ulsiu, ose anëtarët e këtij komisioni. Ku i keni firmat që do t’i bënit gjëmën gardianit, por ju sot u tretët si sheqeri në ujë se kripa do më shumë kohë. Nuk mendova se do të dilnit kaq fiasko. Ju ndoshta kërkoni një ortakllik pas prill- maj 2021. Jeni si vëllezër të ardhur në një lindje, por në pak sekonda. Unë nuk kam asgjë me Metën, e vlerësoj për prillin e 2008. Shpresoj të përshëndes­ë 30 korrikun dhe të mos fshihet pas guidave turistike.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania