Panorama (Albania)

Ekonomia shqiptare si zogjtë e korbit… po “nxihet” çdo ditë e më tepër

... Rritje e papunësisë dhe e varfërisë, rritje e të...

- DR. KLODIAN MUÇO

punësuarve që marrin paga të reduktuara, rënie e konsumit, rënie e shitjeve, rritje e deficitit buxhetor, rritje e ndjeshme e borxhit publik. Këto janë disa nga parashikim­et pesimiste të asaj çfarë do të ndodhë në Shqipëri përgjatë muajve të ngelur të 2020- ës, nëse Shqipëria nuk do të ndryshojë kurs për sa i përket evidentimi­t të rasteve të reja me COVID.

Sipas parashikim­eve të organizata­ve të ndryshme ndërkombët­are, Shqipëria, nga të gjithë vendet e Ballkanit, do të jetë vendi që do të vuajë më shumë krizën ekonomike të provokuar nga COVID.

Përkundraz­i, ndryshe nga vendet e tjera që do të kenë një rritje ekonomike të shpejtë në 2021, në Shqipëri, duke parë situatën aktuale, mund të thuhet se rritja ekonomike edhe për vitin 2021 do të jetë më e moderuar se ajo e vendeve të tjera të Ballkanit. Arsyet janë disa: Shqipëria është vendi me strukturën ekonomike më të keqe dhe të pabalancua­r në Europë. Masat e marra për t’i bërë ballë pandemisë janë shumë të dobëta.

Konkretish­t, në vendin tonë është bërë një tampon për çdo 120 banorë në një kohë që mesatarja e BE- së është 1 në 10 banorë.

Në Serbi bëhen mesatarish­t 6 herë më shumë tamponë se te ne.

Nëse dikush merr 127 në telefon, me siguri do mund të përballet me operatorin parashikue­s (“nuk ke asgjë, telefono mjekun e lagjes”) me operatorin e “lodhur nga puna dhe të sinqertë” (“jemi të ngarkuar, ka shumë kërkesa, duhet të presësh 4- 5 ditë apo ndoshta edhe 10 për të bërë tamponin”) apo me operatorin optimist, të sjellshëm dhe pak gënjeshtar (“më jep të dhënat dhe ju do të kontaktohe­ni shumë shpejt nga mjekët epidemiolo­gë për tamponin”).

Rezultati final është vetëm pritja, kjo ndoshta është edhe arsyeja pse në BE vetëm 0,5% e atyre që u bëhet tamponi rezultojnë me COVID, ndërsa te ne dalin mesatarish­t 25% e të testuarve, pasi tamponët te ne bëhen ose me miq ose nëse je për të vdekur.

Nëse një individ te ne dyshon se është me COVID, por nuk ka shumë shenja evidente, duhet të presë 4- 10 ditë për të bërë tamponin. Në të tilla kushte, nëse ai del nga shtëpia, i bie që të infektojë minimalish­t 4 persona në ditë, pra, ky do të infektojë mesatarish­t nga 16- 40 persona vetëm përgjatë pritjes për të bërë tamponin. Pa harruar këtu depresioni­n dhe panikun që ai kalon vetë dhe pesimizmin e panikun që transmeton te kolegët apo miqtë, duke i vënë edhe ata në dyshime nëse janë infektuar apo jo nga takimet rutinë që kanë bërë me personin në fjalë.

Teorikisht, për të parandalua­r përhapjen e pandemisë, një shtet normal duhet të rriste pak a shumë me të njëjtat ritme edhe numrin e testimeve. Ndërsa te ne ndodh e kundërta, numri i tamponëve të bërë përgjatë një dite është pak a shumë konstant. E gjitha kjo do të bëjë që vendi ynë do të izolohet totalisht ( siç edhe është izoluar) nga vendet e tjera, pasi qytetarët shqiptarë mund të përhapin virusin.

Në të tilla kushte lind pyetja: pse të mos bëhen më shumë tamponë te ne, pse nuk veprohet si në shtete të tjera?

Me shumë gjasa, vendi ynë kursen disa qindarka për blerjen e tamponëve e nga ana tjetër fal miliona euro disa pseudo- sipërmarrë­sve, që çelësi i suksesit të tyre është njohja me anëtarë të qeverisë dhe përfitimi i tenderëve publikë.

Në të tilla kushte, çfarë mund të bëjë një vend për të dalë nga një situatë krize si kjo që ka kapur vendin dhe botën?

Nevojitet të suportohet biznesi dhe konsumator­ët, një qeveri nuk mund të mendojë të harxhojë rreth 1 mld euro për 60 km rrugë që prodhon pak në aspektin e mbështetje­s së ekonomisë e të shpenzojë vetëm 100 milionë euro për t’i bërë ballë kësaj krize, ndërkohë që FMN sugjeroi të shpenzohes­hin rreth 1.6 miliardë dollarë.

Nevojitet po ashtu të ndryshohet paradigma fiskale, në Shqipëri vërehet një rritje e vazhdueshm­e e pabarazisë, nevojitet ndoshta një taksim i sheshtë dhe i drejtë për të gjithë ose një taksim më i lartë i të ardhurave nga kapitali, por kurrsesi e kundërta siç ndodh te ne. Pra, të stimulohet konsumi dhe investimet.

Nevojitet një stimul monetar i tipit, hua pa normë interesi nga Bankat Qendrore ( Teoria Monetare Moderne) me një limit të arsyetuesh­ëm.

Nevojitet, po ashtu, stimulimi i punësimit, pra, të suportohen të gjitha ata biznese që kanë mundësi të rritin punësimin. Ndryshe, nëse nuk do të merren masa, ekonomia e vendit do bëhet me keq se ajo e viteve ’ 90, ku të gjithë do duan të ikin nga Shqipëria, rrugët e ndërtuara apo pallatet pa fund që po ndërtohen nuk do t’i përdorë apo t’i blejë më njeri. Borxhin publik s’do jemi në gjendje ta paguajmë.

Për të konkluduar, mund të them se qeveria duhet të ketë të qartë në mendje se varfëria dhe papunësia ushqejnë instabilit­etin publik, fundi i tyre nuk do të jetë i largët nëse nuk ndryshojnë kurs.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania