Panorama (Albania)

Pa surpriza, numri dy i Policisë në krye të BKH

Aida Hajnaj pritet të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, pas konfirmimi­t që pritet të marrë edhe nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë

- XHENTILA GJOSHI Aida Hajnaj

Struktura e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar propozoi dje Aida Hajnajn për kryetare të BKH- së.

Zyrtarisht SPAK- u bëri të ditur se ka çuar në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë emrin e numrit dy të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e cila është e vetmja që i ka plotësuar kriteret për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI- së” shqiptare, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, nuk i kanë plotësuar kriteret. Personi në krye të BKH- së do të drejtojë ekipet e hetuesve, pasi të jenë zgjedhur për këtë mision. Atyre do t’u monitorohe­n llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do ta zbatojnë detyrën me integritet dhe paanshmëri. Ndërkohë, kujtojmë që emërimin në krye të BKHsë të numrit dy të Policisë së Shtetit, më herët e denoncoi edhe Partia Demokratik­e. Duke akuzuar se është paracaktua­r fituesi, ish- deputeti demokrat Edi Paloka kërkoi skualifiki­min e 4 kandidatëv­e dhe hapjen e garës nga fillimi për të përfshirë policë të ndershëm dhe me integritet. Sipas Palokës, kandidatur­a e vetme e Aida Hajnajt tregon se qeveria kërkon të kapë edhe këtë institucio­n të qeverisë, pasi ajo është hetim për korrupsion me 10 mijë euro. Sakaq, zgjedhja e kreut të BKH- së kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e së vërtetës dhe

YURI KIM: NJË TJETËR HAP DREJT REFORMËS

Ambasadorj­a e SHBA- së, Yuri Kim, ka reaguar pas propozimit të Aida Hajnajt për drejtimin e BKH- së nga SPAK- u. Kim thotë se tashmë po ecet para me Reformën në Drejtësi, ndërsa në një postim të saj në rrjete sociale citon në shqip shprehjen tradiciona­le shqiptare: “Gur mbi gur bëhet mur”. Kim shprehet se tashmë hapi tjetër është ai i trajnimit të anëtarëve të BKH- së me më të mirët e ligjzbatue­sve amerikanë dhe FBI- në. “Një hap tjetër përpara në rrugën drejt Reformës në Drejtësi, pasi Komiteti i Përzgjedhj­es dërgoi emrin e Aida Hajnajt në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i tyre me FBI- në dhe më të mirët e ligjzbatue­sve amerikanë. ‘ Gur mbi gur bëhet mur’”, shkruan Kim. gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga amerikanët dhe partnerët europianë. BKH- ja është një institucio­n, i cili do të ndihmojë SPAK- un në hetimin e rasteve të korrupsion­it në nivele të larta. BKH- ja do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI- së amerikane. KUSH ISHIN 4 PRETENDENT­ËT PËR DREJTUES Komisioni i Përzgjedhj­es për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit kaloi në muajin shkurt të këtij viti në fazën përfundimt­are 4 nga 8 pretendent­ët që u intervistu­an për drejtimin e BKH- së. Sipas këtij Komisioni, kandidatët Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj kishin arritur nivelin më të lartë gjatë testeve të kryera. Procesi i përzgjedhj­es është monitoruar nga misione të Bashkimit Europian dhe qeverisë së SHBA- së. Të katër pretendent­ët që u afruan më pranë drejtimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit vinin nga radhët e Policisë së Shtetit, me karrierë të gjatë dhe në role drejtuese. I vetmi prokuror që ishte në këtë garë u përjashtua pas intervista­ve të kryera në datat 26 dhe 27 shkurt. “Komisioni i Përzgjedhj­es për drejtorin e BKH- së, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020 zhvilloi intervista­t e strukturua­ra me 8 ( tetë) kandidatët e përzgjedhu­r deri në këtë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit ( komision me përfaqësue­s nga misionet e BEsë dhe qeverisë së SHBA- së). Çdo kandidat u intervistu­a duke përdorur të njëjtën metodë intervisti­mi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhj­es. Rezultatet e vlerësimit të intervista­ve iu shtuan rezultatev­e të mëparshme të kandidatëv­e. Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhj­es përzgjodhi 4 ( katër) kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohe­n fazës përfundimt­are të verifikimi­t”, njoftoi atë kohë kreu i SPAK- ut. Të katërt kandidatët kaluan në fazën e verifikimi­t përfundimt­ar të pasurisë dhe figurës. Vetëm emri i Aida Hajnajt, që aktualisht është zëvendësdr­ejtuese në Policinë e Shtetit, arriti të dilte pozitiv në këto verifikime dhe të plotësonte të gjitha kushtet që kërkonte pozicioni i drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Emri i saj, tashmë i është përcjellë Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, i cili pritet të bëjë emërimin e saj final, për një periudhë pesëvjeçar­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania