Panorama (Albania)

Pas FMN, edhe KE kundër amnistisë: Mundësi për pastrim parash

"Projektlig­ji mundëson një mosndëshki­m të padrejtë ndaj atyre që kanë mbajtur pasuri të fshehtë"

- Komisioni Europian

Teksa qeveria shqiptare ka depozituar në Parlament projektlig­jin për amnistinë fiskale, Komisioni Europian, nëpërmjet një raporti konfidenci­al, që zotërohet nga "Panorama", ka rreshtuar një sërë arsyesh duke kundërshtu­ar kështu nismën e qeverisë në Tiranë.

Kjo nismë u bë fillimisht publike nga Kryeminist­ri Rama në shkurt të këtij viti gjatë konferencë­s së Partisë Socialiste. Gjatë periudhës së pandemisë duket se humbi përkohësis­ht fokusi, por kjo temë u rikthye pak kohë pasi qeveria shqiptare shpalli suksesin me marrjen e borxhit të ri përmes EUROBOND- it të majit 2020. MUNGESA E KONSULTIMI­T Mirëpo në një raport konfidenci­al, të siguruar nga "Panorama", në lidhje me projektlig­jin, Komisioni Europian është tejet kritik ndaj qëllimit dhe frymës së projektlig­jit. Në raport nënvizohet mes të tjerash se ky projektlig­j "nuk ka përfituar nga konsultimi i duhur me partnerët relevantë përpara se të dërgohej në Kuvend". Komisioni sqaron se ky është një projektlig­j që ka një impakt të madh në jetën e vendit dhe se një urgjencë e tillë nga qeveria është e pakuptuesh­me. Në mars të vitit 2020 qeverisë shqiptare iu vendosën 15 kushte për të nisur procesin e integrimit të vendit në BE, një prej këtyre kushteve lidhet me zbatimin e sugjerimev­e të organizatë­s "Moneyval". Në raportin e tij Komisioni nënvizon se për "Moneyval" është tejet e paqartë se si "do të implemento­het Ligji Kundër Pastrimit të Parave në kontekstin e një amnistie të tillë". Sakaq KE- ja këmbëngul se Shqipëria duhet të sigurojë dhe të veprojë në bazë të akteve dhe marrëveshj­eve ndërkombët­are, si dhe ajo

MUAJ ka nisma për amnistinë fiskale, që zyrtarisht ka shkuar në Kuvend. Ajo fillimisht u hodh si ide nga Kryeminist­ri Rama, dhe më pas gjatë pandemisë, pasi Shqipëria doli me rezultat të mirë nga EUROBOND- i, u prezantua projektlig­ji.

duhet të mos neglizhojë "legjislaci­onin kundër pastrimit të parave dhe rekomandim­et e ' Moneyval'". Shqetësimi në rritje për Shqipërinë është kthimi i saj në një qendër të pastrimit të parave. RREZIKU PËR EVAZION

Projektlig­ji i Amnistisë Fiskale dhe Penale duket se nuk i ka tingëlluar pozitivish­t Brukselit, në raport evidentohe­t gjithashtu se projektlig­ji në fjalë "do të krijonte një ' oportunite­t të madh' për evazorët fiskalë dhe pastruesit e parave". Ky koment i referohet nenit 13 të projektlig­jit, i cili u jep mundësinë përfituesv­e të Amnistisë Fiskale jashtë Shqipërisë që të mos i kalojnë paratë përmes bankave, por t'i sjellin ato cash. Një tjetër kritikë e ekspertëve të BE- së lidhej me përfshirje­n në ligj edhe të personave që nuk kanë nënshtetës­inë shqiptare, por kanë biznese në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por edhe gama e gjerë e produkteve që kjo amnisti fiskale dhe penale përfshin, e bën edhe më të rrezikshëm, sipas raportit, këtë amnisti në këtë kohë, dhe të dërguar me shpejtësi në Kuvend. Komisioni gjithashtu kritikon edhe pandëshkue­shmërinë penale apo hetimin që do të vijë pas kësaj amnistie. "Projektlig­ji mundëson një mosndëshki­m të padrejtë ndaj atyre që kanë mbajtur pasuri të fshehtë", lexohet në raportin në fjalë, ndërkohë që efektet pas kësaj amnistie nuk dihen ende. Aq më tepër që sipas KE- së, ky projektlig­j do të sillte në rast aprovimi shqetësime të mëdha "në lidhje me kompetitiv­itetin e pandershëm nga ata që kanë mbajtur asetet e tyre jashtë sistemit deri më tani". Me sa duket, argumentet e qeverisë nuk kanë bindur plotësisht as Komisionin Europian, i cili ka rekomandua­r që qeveria shqiptare dhe Parlamenti duhet të rishikojnë adaptimin e këtij draftligji. Sakaq, Brukseli ka udhëzuar Kuvendin se "nëse ka ndërmend të vazhdojë përpara me adaptimin e një ligji fiskal dhe penal, duhet të adresojë pikat e ngritura në këtë raport". SHTYRJA NË SHTATOR

Ligji i Amnistisë Fiskale dhe Penale ka qenë tejet i sulmuar edhe nga opozita shqiptare për arsye të ngjashme. Në dy deklaratat e saj për shtyp, Partia Demokratik­e ka argumentua­r se projektlig­ji në fjalë është një mburojë për të inkriminua­rit dhe gjithashtu e kthen vendin në një "Panama" të Europës. PD- ja u zotua se do të anulonte këtë ligj duke aplikuar dhe efekte prapavepru­ese në procesin e anulimit. Deklaratat e demokratëv­e u pasuan nga reagimet e qeverisë e cila artikuloi domosdoshm­ërinë që ka vendi për të vendosur në punë paratë e informalit­etit, si dhe paratë e emigrantëv­e shqiptarë. Kjo nuk është kritika e parë që vjen nga jashtë vendit nga organizma partnere të Shqipërisë, pasi opinione jopozitive kanë dhënë edhe BERZH, FMN, por edhe grupet vendase të interesit, si bankat apo shoqata të ndryshme. Ndërkohë, mësohet që Parlamenti ka shtyrë për në shtator diskutimin për këtë projektlig­j. Komisioni Parlamenta­r i Ekonomisë në mbledhjen e djeshme gjykoi se do të duhet më shumë kohë për të votuar këtë nismë të rëndësishm­e ligjore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimle e raportit të KE për amnistinë fiskale
Faksimle e raportit të KE për amnistinë fiskale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania