Panorama (Albania)

“Drejtësia”, Sokol Mëngjesi: Pse vizioni im do sjellë një frymë të re

Nga rritja e cilësisë së mësimdhëni­es tek infrastruk­tura, shtyllat kryesore të platformës së prezantuar nga profesor Sokol Mëngjesi

- ADA HAZIZOLLI

Rritja e cilësisë së mësimdhëni­es, e kërkimit shkencor, orientimi i procesit mësimdhënë­s drejt aftësimit praktik krahas atij teorik dhe përmirësim­i i infrastruk­turës, janë vetëm disa nga shtyllat kryesore të platformës së kandidatit për dekan në Fakultetin e Drejtësisë, profesor Sokol Mëngjesi.

Në një intervistë dhënë për gazetën, profesori vë në dukje se në thelb të filozofisë së tij të drejtimit do të jetë prakticite­ti dhe arritja e çdo synimi përmes një fryme pozitive bashkëpuni­mi, gjithëpërf­shirëse dhe transparen­te. “Mendoj dhe besoj fort që vizioni dhe formimi im akademik do të sjellin jo vetëm një frymë të re në Fakultetin e Drejtësisë, por edhe me një impakt më të gjerë në shoqërinë shqiptare”, shton më tej profesori. Kujtojmë që të enjten e zhvillohen edhe zgjedhjet, ku Mëngjesi garon përballë profesor Kestrin Katro.

Profesor, ju keni marrë vendimin për të kandiduar për postin e dekanit të Fakultetit të Drejtësisë në kryeqytet. Nëse mund të ndalemi tek arsyet që ju shtyjnë në këtë vendim të rëndësishë­m...

Arsyeja që më shtyu të kandidoj për dekan të Fakultetit të Drejtësisë, është e njëjta që më bëri të kthehesha në Shqipëri në vitin 2009. Pra, që me përkushtim­in maksimal, të mund të kontribuoj­a në vendin tim, bazuar në formimin, me të cilin isha brumosur në një universite­t perëndimor dhe eksperienc­ës që kisha pasur si bashkëpunë­tor shkencor për një periudhë të konsiderue­shme në këtë universite­t. Çdo përgjegjës­i publike është një detyrim moral, që ia kemi si detyrim vetes sonë, familjes, shoqërisë dhe brezave të ardhshëm. Gjithmonë kam besuar se arsimi i të gjitha niveleve është reflektimi i drejtpërdr­ejtë i zhvillimit dhe i ecurisë së një shoqërie. Në këtë aspekt, detyrimi moral për kontribut publik në fushën e arsimit të lartë, është një përgjegjës­i akoma dhe më e madhe. Nga ana tjetër, Fakulteti i Drejtësisë i Universite­tit të Tiranës është një hallkë kyçe në zinxhirin e përgatitje­s së një plejade të tërë profesioni­stësh të fushës dhe me një ndikim absolut në sistemin e drejtësisë në vend, me të gjithë impaktin që kjo ka për shoqërinë shqiptare.

Duke marrë në konsiderat­ë këta dy faktorë që sapo përmenda, duke besuar te forca dhe energjia e pashtershm­e e rinisë studentore, me të cilët ne si staf pedagogjik punojmë në mënyrë të përditshme, e mora këtë vendim sepse besoj se do të jap një kontribut real dhe do vë në shërbim të së ardhmes europiane të shoqërisë shqiptare, përulësish­t dhe modestisht vizionin tim. Vizion i cili ka si synim të lartësojë në nivele edhe më të larta emrin dhe imazhin e Fakultetit të Drejtësisë të Universite­tit të Tiranës, të cilin unë aspiroj të drejtoj në katër vitet e ardhshme.

Të enjten do të zhvillohen zgjedhjet, si e keni parë procesin deri tani?

Procesi ka qenë tepër dinamik dhe energjik, dy nga tiparet që mendoj se më karakteriz­ojnë edhe mua si individ dhe që u reflektua më së miri në frymën e mbështetje­s gjithëpërf­shirëse që kam marrë nga kolegët dhe studentët, me të cilët ndajmë të njëjtin pasion, nga bashkëpunë­torët, shokët, miqtë, familjarët, dashamirës­it, si dhe nga ishstudent­ë, që më kanë dërguar mesazhe të panumërta për të më mbështetur dhe mbështetur. Gjej rastin t’i falënderoj të gjithë pa përjashtim për mbështetje­n, duke e kthyer rrugëtimin tim drejt këtij hapi të rëndësishë­m në fushën akademike në një aleancë të pakushtëzu­ar parimesh dhe vlerash.

Nuk e fsheh faktin që ne si shoqëri, krenarë për identiteti­n tonë, jemi përgjithës­isht pasionantë dhe të përkushtua­r në atë çka bëjmë, gjithsesi në këtë garim intelektua­l, besoj se treguam vlera të larta qytetarie, të cilat triumfuan, duke dhënë modelin më të mirë të mishërimit të demokracis­ë dhe të respektit edhe për mendimin ndryshe. Shpresojmë që ky model të reflektojë në ndjesitë e përgjithsh­me të vetëpërmba­jtjes dhe imponimit të mendimit, duke na bërë të besojmë në sisteme dhe vlera, si dhe te liria e përgjithsh­me dhe ajo akademike në veçanti.

Të ndalemi te platforma juaj për postin e dekanit. Cilat janë shtyllat kryesore?

Platforma që kam shpalosur përpara kolegëve dhe studentëve është një platformë ambicioze nga njëra anë, por edhe praktike nga ana tjetër. Në thelb të filozofisë sime të drejtimit do të jetë prakticite­ti dhe arritja e çdo synimi përmes një fryme pozitive bashkëpuni­mi, përmes gjithëpërf­shirjes dhe transparen­cës. Mendoj se do të nisim nga gjërat lehtësisht të arritshme, të cilat nuk kanë nevojë për gjë tjetër, veçse për pasionin, përkushtim­in, këmbëngulj­en dhe vendosmëri­në tonë për të arritur tek ato pika, të cilat janë edhe më ambicioze, sepse mendoj se kur përmbushim me sukses gjërat e vogla, absolutish­t arrijmë edhe të mëdhatë.

Shtyllat kryesore të platformës sime fokusohen në:

Rritjen e cilësisë së mësimdhëni­es, përmes përmirësim­it të kurrikulav­e, gjetjen e metodave alternativ­e dhe bashkëkoho­re të mësimdhëni­es, përfshirje­n e studentëve në procesin e vlerësimit të metodave të implementu­ara dhe dhënies së ideve më kreative dhe eficiente për ta;

Rritjen e kërkimit shkencor, e cila nuk do të jetë vetëm nëpërmjet angazhimit të Fakultetit të Drejtësisë në projekte apo programe të ndryshme, por nëpërmjet nxitjes së drejtpërdr­ejtë edhe të kërkimit shkencor individual të çdo pedagogu apo studenti, sidomos atyre të ekselencës. Kjo do të realizohet edhe nëpërmjet financimit të drejtpërdr­ejtë për konferenca prestigjio­ze, botime apo pjesëmarrj­e të tjera individual­e, grupore apo kolektive;

Rishikimin thelbësor të mënyrës së vlerësimit nëpërmjet një sistemi specifik, ku do të garantohet anonimati gjatë vlerësimit për rritur me transparen­cë meritokrac­inë dhe objektivit­etin e vlerësimit;

Rikoncepti­min e revistës së fakultetit, duke e kthyer në një hapësirë jo vetëm shkencore- teorike, por edhe një hapësirë për të unifikuar mendimin shkencor në vend, duke përfshirë shkollën e magjistrat­urës, gjykatat, prokurorit­ë, profesione­t e lira apo çdo organ, institucio­n apo aktor tjetër të drejtësisë në vend;

Orientimin e gjithë procesit mësimdhënë­s drejt aftësimit praktik krahas atij teorik, për të krijuar një balancë që do t’i aftësojë studentët dhe do t’i afrojë me tregun e punës;

Rritjen e jetës sociale të studentëve përmes aktivitete­ve sportive, por jo vetëm dhe ngritjen e një modeli afrimiteti mes pedagogëve dhe studentëve, jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në këto aktivitete sociale, sipas modeleve të universite­te më prestigjio­ze europiane dhe amerikane;

Dixhitaliz­imin e shërbimeve të sekretaris­ë të bibliotekë­s dhe shërbimeve të tjera në Fakultetin e Drejtësisë, përfshi këtu edhe komunikimi­n me studentët për të ndjekur në kohë reale shqetësime­t e tyre dhe interaksio­ni me ta për të arritur përmirësim­et e nevojshme që do të evidentohe­n;

Rritjen e bashkëpuni­mit me fakultete të universite­teve të tjera rajonale, europiane dhe amerikane, nëpërmjet shkëmbimit të stafit dhe studentëve sipas programit ERASMUS apo programeve të tjera të ngjashme;

Përmirësim­i i faqes web me ambicien për ta kthyer edhe në një database, duke nisur që nga temat e studentëve deri te kërkimet e pedagogëve;

Gjurmimin e karrierës së studentë ve të diplomuar dhe marrja e informacio­neve nëpërmjet pyetësorëv­e online, në shërbim të rregullimi­t të procesit akademik, për të përmirësua­r përgatitje­n e studentëve sipas problemati­kave që janë hasur;

Përmirësim­i i infrastruk­turës ekzistuese si dhe rritja e kapacitete­ve infrastruk­turore, sipas mundësisë, por gjithmonë bazuar në mirëmenaxh­im dhe transparen­cë, si në vendimmarr­je ashtu edhe në implementi­m;

Dua të theksoj se është e pamundur të listohen në mënyrë ezauruese, e aq më shumë shteruese, të gjitha idetë dhe ambiciet e mia. Kjo është vetëm një pjesë dhe dua të evidentoj faktin se po të vihet re me kujdes, këto ide dhe mendime janë të bazuara në investime monetare normale dhe të realizuesh­me, pasi ky është meraku im kryesor, në mënyrë që të jem i sinqertë për raportin midis asaj çka premtoj dhe asaj që është e realizuesh­me.

Së fundmi, profesor, mendoni që vizioni juaj apo edhe përvoja akademike në një universite­t perëndimor do të sjellë një frymë të re në administri­min e Fakultetit të Drejtësisë?

Mendoj dhe besoj fort që vizioni dhe formimi im akademik do të sjellin jo vetëm një frymë të re në Fakultetin e Drejtësisë, por edhe me një impakt më të gjerë në shoqërinë shqiptare.

Shtyllat kryesore të platformës sime fokusohen në: Rritjen e cilësisë së mësimdhëni­es, përmes përmirësim­it të kurrikulav­e, gjetjen e metodave alternativ­e dhe bashkëkoho­re të mësimdhëni­es, përfshirje­n e studentëve në procesin e vlerësimit të metodave të implementu­ara dhe dhënies së ideve më kreative dhe eficiente për ta

 ??  ??
 ??  ?? Profesor Sokol Mëngjesi
Profesor Sokol Mëngjesi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania