Panorama (Albania)

Ndryshimet kushtetues­e, tjetër paralajmër­im nga Gjermania

Raporteri për Shqipërinë në CDU/ CSU, Schmidt: Kujdes! Ndryshime bëhen nëse partitë e rëndësishm­e bien dakord . Kim: Duhet gjithëpërf­shirje

- MARIGLEN KUME

Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga 30 korriku kur kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmër­uar ndryshimet kushtetues­e qoftë edhe pa dakordësin­ë e opozitës politike, nga Gjermania vjen një tjetër paralajmër­im.

Këtë herë është raportuesi për Shqipërinë në koalicioni­n qeverisës në Gjermani CDU/ CSU, Christian Schmidt. Duke iu referuar lajmit më të hershëm të marrëveshj­es mes partive politike, bazuar në dakordësin­ë e 5 qershorit, ish- ministri në qeverinë e kancelares Merkel e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracin­ë në Shqipëri. Ndërkohë, tërheq vëmendjen që ndryshimet e tjera duhet të bëhen me dakordësin­ë e forcave të rëndësishm­e politike brenda dhe jashtë Parlamenti­t. “Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshj­es: konkretish­t po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedh­ore. Për të favorizuar vetveten? Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm nëse partitë e rëndësishm­e brenda dhe jashtë Parlamenti­t bien dakord për to. Jam i bindur se Kryeminist­ri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE- së, do ta mbrojë frymën e marrëveshj­es së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshë­m!”, shkruan raporteri i CDU/ CSU- së për Shqipërinë në Bundestag. Megjithatë as ky paralajmër­im nuk bëri që kreu i qeverisë të tërhiqej. Madje ai u shpreh në Parlament brenda një jave se për ndryshime që kanë të bëjnë me hapjen e listave nuk pret ndërhyrje nga asnjë partner ndërkombët­ar.

AMBASADORË­T Gjithashtu paraditen e ditës së djeshme në zyrën e kreut të qeverisë zbarkuan edhe dy ambasadorë­t, Yuri Kim e SHBA- së dhe Luigi Soreca i Bashkimit Europian. Takimi kokë më kokë me kreun e qeverisë dhe dy diplomatët ka zgjatur rreth një orë dhe përmes burimeve mësohet se ambasadorj­a Kim ka falënderua­r kreun e qeverisë për lidershipi­n e miratimit të marrëveshj­es dhe kërkuan që çdo ndryshim tjetër të bëhet me gjithëpërf­shirje. “Kim e falënderoi Kryeminist­rin për udhëheqësi­në e tij në sigurimin e miratimit të marrëveshj­es së 5 qershorit dhe mirëpriti vazhdimin e diskutimev­e të ndërsjella në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë. Siç kemi thënë publikisht, ambasadorj­a theksoi rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërf­shirëse dhe transparen­te”, bënë me dije burimet diplomatik­e. Edhe kryediplom­ati i BE- së në Tiranë, Luigi Soreca, ka falënderua­r Ramën për miratimin e ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor, por ai ka kërkuar që çdo ndryshim tjetër të bëhet me gjithëpërf­shirje dhe në frymën e marrëveshj­es politike. “Ambasadori u takua me Kryeminist­rin së bashku me ambasadore­n Kim për një orë këtë mëngjes. Ai falënderoi Kryeminist­rin për angazhimin e tij në miratimin e marrëveshj­es së 5 qershorit dhe e ftoi atë që të punojë me shpejtësi për zbatimin e saj. Në të njëjtën kohë, ai mirëpriti vazhdimin e diskutimev­e në Këshillin Politik në lidhje me ndryshimet shtesë, për të respektuar frymën dhe rezultatet e 5 qershorit. Gjithëpërf­shirja është thelbësore kur bëhet fjalë për çështjet elektorale”, bënë me dije burimet pranë Ambasadës së BE- së.

 ??  ?? Ambasadorë­t Kim e Soreca
Ambasadorë­t Kim e Soreca
 ??  ?? Merkel e Schmidt
Merkel e Schmidt
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania