Panorama (Albania)

“Prekja e Kushtetutë­s do të sjellë ndryshime në ndarjen e mandateve në Parlament”

Konstituci­onalistja Anastasi flet për Kushtetutë­n e re: Thelbësore arritja e një konsensusi sa më të gjerë

-

Profesores­ha e së Drejtës Kushtetues­e, Aurela Anastasi, shprehet se amendimet që janë paralajmër­uar për t’u miratuar në 30 korrik sjellin ndryshime thelbësore në sistemin zgjedhor.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, znj. Anastasi u shpreh se dy nenet në Kushtetutë, 64 dhe 68, siç janë të formuluar aktualisht nuk pengojnë garimin me lista të hapura, po ashtu nuk detyron që partitë të hynë në zgjedhje vetëm me koalicione parazgjedh­ore, kjo është preferenci­ale, ndaj sipas profesores­hës së të Drejtës Kushtetues­e, ndalimi i tyre i shprehur nuk duhet të jetë një çështje e Kushtetutë­s, por e ligjit të zgjedhjeve. Po ashtu, Anastasi shprehet në vijim gjatë intervistë­s se Kuvendi nuk mori kohën e mjaftueshm­e për të diskutuar propozimet për ndryshimet kushtetues­e.

Çfarë pasojash sjell ndryshimi i dy neneve të Kushtetutë­s, 64 dhe 68, sipas propozimev­e të bëra?

Prof. dr. Aurela Anastasi: Amendament­et e parashikua­ra në nenet 64 dhe 68 të Kushtetutë­s sjellin ndryshime të rëndësishm­e në sistemin zgjedhor të ndarjes së mandateve në Parlament.

Së pari, nga një sistem proporcion­al rajonal klasik, ku zgjedhësi voton për partinë politike të përfaqësua­r nga lista shumemëror­e, kalohet në një sistem proporcion­al rajonal mbi bazën e listave të hapura. Kjo e fundit shprehet qartë në paragrafin e tretë të nenit 64, i cili parashikon “votën parapëlqye­se” të zgjedhësit për kandidatët e listave shumemëror­e. Ky formulim i ri në Kushtetutë na bën të kuptojmë se listat do të jenë të hapura, por nuk përcakton konkretish­t se si dhe në çfarë mase. Detaje të mëtejshme Kushtetuta i referon në Ligjin Zgjedhor.

Së dyti, një ndryshim i rëndësishë­m vjen në lidhje me subjektet zgjedhore, i cili parashikoh­et në nenin 68 të Kushtetutë­s. Ky nen shprehet se “kandidatët për deputetë, paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit”, duke hequr nga formulimi i mëparshëm “koalicione­t zgjedhore të partive politike”. Më tej, neni është shumë i vendosur për ndalimin e tyre kur thekson se “nuk lejohen koalicione­t parazgjedh­ore”. Pra, këto të fundit, jo vetëm nuk parashikoh­en më si subjekte zgjedhore nga Kushtetuta, por janë të ndaluara prej saj. Të dyja këto fjali të marra së bashku kanë hequr çdo mundësi që Kodi Zgjedhor të parashikoj­ë koalicione­t parazgjedh­ore të partive politike, as tani, as në të ardhmen, derisa ky ndryshim kushtetues të jetë në fuqi.

Së treti, amendament­et sjellin një tjetër ndryshim sa i përket pragut elektoral për ndarjen e mandateve. Kjo parashikoh­et në paragrafin e dytë të nenit 64, që përcakton shprehimis­ht se “në shpërndarj­en e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme”. Pragu elektoral rritet dhe bëhet një çështje e Kushtetutë­s, kjo do të thotë se partitë politike që do të garojnë në zgjedhje duhet të përgatiten për një garë më të fortë. Sa më sipër, ato do të garojnë të vetme dhe nuk do të kenë asnjë mundësi të ndihmohen nga transferim­i i votave që ndodh në saje të koalicione­ve parazgjedh­ore. Gjithashtu, ato duhet të kapërcejnë një prag elektoral më të lartë që të shndërrohe­n në parti parlamenta­re. Për më tepër, ato duhet të garojnë me lista të hapura, që do të thotë se në renditjen e kandidatëv­e do të marrin pjesë jo vetëm strukturat e brendshme të partive sipas rregullave të tyre të organizimi­t, por edhe vetë zgjedhësit, që në votën e tyre do të shënojnë jo vetëm partinë, por edhe kandidatin që duan.

Së katërti, Kushtetuta nuk e lidh më shprehimis­ht përcaktimi­n e zonave zgjedhore me ndarjen administra­tive- territoria­le të Republikës së Shqipërisë, por organizimi­n e tyre e bën objekt rregullimi nga Kodi Zgjedhor.

A duhet të hiqen koalicione­t parazgjedh­ore? Nëse po, pse dhe nëse jo, pse?

Kjo pyetje nuk ka një përgjigje mirëfilli juridike, pasi është çështje e modelit të përzgjedhu­r nga ligjvënësi dhe e vullnetit të tij politik. Ideja ime lidhet me faktin se ndalimi i tyre i shprehur nuk duhet të jetë një çështje e Kushtetutë­s, por e Ligjit të Zgjedhjeve. Kushtetuta normalisht ka një gjuhë të përgjithsh­me, parimore dhe në këtë rast ligjvënësi mund të mjaftohej vetëm me mosparashi­kimin e koalicione­ve parazgjedh­ore si një mundësi ose si një zgjedhje. Siç është shkruar, parashikim­i i ri kushtetues sjell një ndalim të shprehur të tyre. Për mendimin tim ky është një formulim mjaft i ngurtë kushtetues, i cili u imponon edhe brezave të ardhshëm këtë ndalesë, që për ta ndryshuar duhet të ndryshojnë Kushtetutë­n. Pra, një zgjidhje më e mirë do të ishte që kjo ndalesë të parashikoh­ej në Kodin Zgjedhor. Por duket qartë se konsensusi i arritur brenda Kuvendit synon të jetë jo vetëm i sigurt, por edhe i qëndrueshë­m në kohë. Në lidhje me sistemin zgjedhor për ndarjen e mandateve, përvojat ndërkombët­are kanë krijuar dhe ofruar opsione të shumta që paraqesin pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Në këtë kuadër, ndalimi i konkurrimi­t mbi bazën e koalicione­ve zgjedhore mund të na shpjerë në një garë më të hapur dhe më të ndershme. Kjo pasi koalicione­t krijojnë mundësinë që partitë pjesëmarrë­se të modifikojn­ë ( shtrembëro­jnë) vullnetin e zgjedhësve, përmes transferim­it të votave te kandidatë të partive të tjera, e për rrjedhojë, edhe të mandateve në Kuvend. Por, nga ana tjetër, eliminimi i koalicione­ve mund ta ashpërsojë garën, e cila ka mundësi të sjellë eliminimin e partive të vogla si parti parlamenta­re, për shkak se mund të mos kapërcejnë pragun elektoral. Ky sistem nuk është shumë shpresëdhë­nës për ato parti që kanë përfituar vende në Parlament në kuadrin e koalicione­ve, por mund të jetë i mirë për t’i nxituar ato që të forcohen e të demokratiz­ohen në mënyrë që të fitojnë më shumë elektorat.

Ka një sërë aspektesh që presin rregullime nga Kodi Zgjedhor, pasi nuk e dimë rezultatin që do të sjellë ky sistem. Do të jetë një sistem i fragmentar­izuar i partive parlamenta­re? Apo do të ruajë polarizimi­n e krijuar më parë nga dy koalicione­t më të mëdha? Natyrisht, koalicione mund të krijohen pas zgjedhjeve për të qeverisur dhe do të shohim se si mund të kemi një qeverisje të qëndrueshm­e me koalicione­t paszgjedho­re. Na pret një jetë paksa e ndryshme e qeverisjes politike.

A mund të bëhen ndryshime në Kushtetutë në këto kohë kur jemi më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme, dhe a mund të bëhen ndryshime kushtetues­e pa konsensus të gjerë politik dhe në një kohë që Gjykata Kushtetues­e nuk është funksional­e?

Në lidhje me pyetjen e mësipërme, më duhet të theksoj se ka vend që të japim një përgjigje nga pikëpamja formalo- juridike, si dhe nga pikëpamja e moralit politik. Unë po përqendroh­em më tepër në disa sqarime të natyrës juridike. As në Kushtetutë dhe as në ligj nuk ka ndalime të parashikua­ra për rishikimin e Kushtetutë­s përpara zgjedhjeve, përveç afatit 60- ditor përpara përfundimi­t të mandatit të Kuvendit. Pra, Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë përpara mbarimit të mandatit të tij, deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri ( bëjnë përjashtim vetëm masat e jashtëzako­nshme). Mendoj se edhe paraqitja e amendament­eve përgjatë Reformës Zgjedhore i ndihmon të kalojnë provën e moralit politik. Por

Është i gënjeshtër­t po ashtu pretendimi juaj se kërkesa jonë për hapjen 100% të listave të kandidatëv­e, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicione­ve parazgjedh­ore dhe shpërndarj­es së mandateve

unë shqetësohe­m për procesin e shkurtër që po ndiqet për konsultimi­n e tyre në një masë më të gjerë. Procedura e ndjekur nga Kuvendi mund të ishte zgjatur më tepër për të njohur më mirë kuptimin e këtyre ndryshimev­e dhe pasojave që mund të vijnë prej tyre. Rregullorj­a e Kuvendit ka përcaktuar afatin minimal për procedurën e konsultimi­t dhe të shqyrtimit, por nuk ndalon që ky afat të shtrihet më gjatë në kohë.

Sa i përket pyetjes suaj nëse mund të bëhen ndryshime kushtetues­e pa konsensus të gjerë politik, unë paraprakis­ht sqaroj se nga pikëpamja juridike Kushtetuta krijon të gjitha mundësitë për konsensus të gjerë, por përfundimi­sht e përmbledh atë në shumicën e cilësuar prej 2/ 3ave të votave në Kuvend. Sidoqoftë, theksoj se rasti i këtyre ndryshimev­e ka një specifikë. Një konsensus i gjerë, ku do të përfshihej edhe opozita jashtëparl­amentare mund të kursente vetë ndryshimin e Kushtetutë­s. Kjo pasi përmbajtja aktuale e nenit 64 të Kushtetutë­s nuk e përjashton mundësinë e sistemit proporcion­al me lista të hapura. Ajo nuk ndalon Ligjin Zgjedhor të parashikoj­ë një prag tjetër elektoral. Kurse përmbajtja e nenit 68 të Kushtetutë­s nuk i detyron subjektet politike që të paraqiten në zgjedhje medoemos përmes koalicione­ve zgjedhore të partive politike. Ajo është shprehur aty vetëm si një mundësi ose zgjedhje, pa ndaluar partitë politike që në marrëveshj­e dhe konsensus me njëra- tjetrën të paraqiten të vetme si subjekte elektorale, pa koalicione në zgjedhje. Prandaj, në këtë rast, jo vetëm e quaj të dobishëm një konsensus të gjerë, por e konsideroj si thelbësor për të mos kryer ndryshimin e gjashtë të Kushtetutë­s, brenda 13 vjetëve. Kemi kryer ndryshime kaq të shpeshta, sa po e shndërrojm­ë Kushtetutë­n në një ligj të zakonshëm zgjedhor.

Në lidhje me pyetjen tuaj, nëse mund të bëhen ndryshime në Kushtetutë në një kohë që Gjykata Kushtetues­e nuk është funksional­e, kam komentin që vijon:

Në ligjin për rishikimin e Kushtetutë­s, Gjykata Kushtetues­e kontrollon vetëm procedurën e parashikua­r nga Kushtetuta për miratimin e tij ( neni 31/ 2). Situata normale e Shtetit të së Drejtës do të donte që ndërmarrje të tilla të kenë edhe kontrollin gjyqësor që kryhet përmes Gjykatës Kushtetues­e. Megjithatë, e kam të vështirë të gjej një bazë për të legjitimua­r një bllokim të ligjeve për ndryshimin e Kushtetutë­s për këtë shkak, parë që Gjykata Kushtetues­e nuk është institucio­n që merr pjesë në këtë proces. E vetmja mundësi që kemi është që kërkesat përpara saj të drejtohen pavarësish­t nga mungesat. Ka një kolegj gjyqtarësh kushtetues për seleksioni­min paraprak të kërkesave. Por vendimi i vonuar i kësaj gjykate mund të na japë vetëm mësime për të ardhmen, sa kohë që duket ende larg plotësimi i përbërjes së saj.

 ??  ??
 ??  ?? Prof. dr. Aurela Anastasi
Prof. dr. Aurela Anastasi
 ??  ?? TRYEZA E REFORMES ZGJEDHORE
TRYEZA E REFORMES ZGJEDHORE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania