Panorama (Albania)

Jep dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë gjyqtari Alaudin Malaj

-

Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen e tij nga sistemi i drejtësisë. Në letrën që Malaj i drejtohet kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor argumentoh­et se dorëheqja e tij vjen si pasojë e nisjes së një marrëdhëni­eje të re pune nga data 1 gusht. “Duke pasur parasysh se dorëheqja nga detyra dhe mbarimi i statusit të magjistrat­it është një proces automatik, i detyrueshë­m, një algoritëm, kam pranuar gjithashtu edhe heqjen dorë nga ky status. Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetenca­ve kushtetues­e dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në kërkesën e dorëheqjes. Malaj falënderon ata që i kanë ndenjur pranë, përfshirë familjarët dhe shprehet se i ka qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutë­s. “Askush nuk është i pagabueshë­m, as unë, por i kam qëndruar besnik Kushtetutë­s”. Letrën e dorëheqjes Alaudin Malaj ia ka dorëzuar pak ditë më parë sekretaris­ë së Këshillit të Lartë Gjyqësor, këshill i cili pritet që në ditët në vijim të marrë një vendim konkret për këtë çështje. Në letrën e dorëheqjes Malaj shpjegon se ka punuar pranë sistemit të drejtësisë qysh prej vitit 1993, duke shërbyer në disa gjykata të vendit, ku kulmi i karrierës së tij ka qenë drejtimi i Gjykatës së Apelit Tiranë. “… kam pasur privilegji­n të punoj në disa gjykata të vendit tim dhe të jem kryetar në Gjykatën e Apelit Tiranë, dhe të lë gjurmë pozitive në karrierën time. Prandaj, ndihem krenar për vete, kolegët, por mbi të gjitha, familjen time …”, shkruan Malaj.

 ?? Alaudin Malaj ??
Alaudin Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania