Panorama (Albania)

“Më rrezikon jetën”, Safet Bajri kallëzon në SPAK drejtorin e Burgjeve

-

Safet Bajri, nëpërmjet avokatit të tij Arbër Hoxhaj, bëri dje një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Safet Bajri është i dënuar për llogari të Belgjikës dhe po vuan dënimin në IEVP Fier. Kallëzimi penal i tij ndaj kreut të Burgjeve, Agim Ismaili, vjen pas kërkesave të përsëritur­a për transferim­in e tij në IEVP Reç. Ai e ka kallëzuar Ismailin në Prokurorin­ë e Posaçme për “Shpërdorim detyre”, duke argumentua­r, midis të tjerave, në kallëzim se qëndrimi i mëtejshëm në Fier i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty.

KALLËZIMI Në bazë të nenit 66/ 2 të Ligjit Nr. 8328, datë 16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgos­urve”, i cili sanksionon se: transferim­et duhet të favorizojn­ë mundësi që të dënuarit ta kryejnë dënimin pranë vendbanime­ve të familjeve të tyre”, kam kërkuar me kërkesën e dt. 12.06.2020 për kompetencë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, transferim­in në IEVP REÇ, për shkak se familja ime jeton në Shkodër. Gjithashtu, kërkesën time e kam mbështetur në faktin se çështja ime është tepër e përfolur mediatikis­ht. Nga ana e Agim Ismailit, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­ëm të Burgjeve, nuk është marrë në konsiderat­ë kjo kërkesë, duke shpërdorua­r detyrën e tij e më ka transferua­r në IEVP Fier. Si pasojë e veprimeve të drejtorit të Burgjeve jeta ime është në rrezik, duke vuajtur dënimin në IEVP Fier. Për këtë arsye kam kërkuar vazhdimish­t nga drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, të transferoh­em në IEVP Reç, aty ku edhe kam familjen më pranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania