Panorama (Albania)

“Vrasje e prostituci­on”, OFL u kërkon justifikim­in e pasurisë 5 të dënuarve

-

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë 5 shtetasve të dënuar për krime të rënda. Ata dyshohet se i kanë vënë pasuritë nëpërmjet veprimtari­së së paligjshme. Konkretish­t, kërkesa për justifikim­in e pasurisë u është nisur shtetasve: Kastriot Maksuti, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtj­a pa leje”; Nek ( Skënder) Driza, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m”; Arjan Kapo, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Shfrytëzim­i i prostituci­onit në rrethana rënduese”; Arben Plaku, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Shfrytëzim­i i prostituci­onit në rrethana rënduese”; Eduart Myftari, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Vjedhja me armë”. “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, pasi të dënuarit e mësipërm të dorëzojnë në Polici formularët e deklarimit të pasurisë, ato më pas do të dërgohen në SPAK, ku do të bëhen verifikime­t e mëtejshme të pasurisë së tyre. Nëse Struktura e Posaçme Antikorrup­sion do të verifikojë gjatë veprimeve hetimore që pasuria e deklaruar nga të dënuarit e mësipërm është vënë si pasojë e aktivitete­ve kriminale, atëherë kjo pasuri do të përfundojë e sekuestrua­r deri në përfundim të procesit gjyqësor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania