Panorama (Albania)

Manastirli­u: Tirana, vatra më e nxehtë. Po ndërtojmë skuadra për ndihmë në banesë

-

“Fatkeqësis­ht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin COVID 2 ‘ Shefqet Ndroqi’ 6 qytetarë: Një 49- vjeçar nga Shkodra, një 54vjeçar nga Mirdita, një 58vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56- vjeçar, një 68- vjeçar dhe një 76- vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoq­ëruese”, tha një ditë më parë Rovena Daja. Në mesin e personave që ndërruan jetë duke iu dorëzuar sëmundjes është edhe gardisti 58- vjeçar, Gani Potka. Lajmin për ndarjen e tij ka jeta e dha ministrja Elisa Spiropali. “Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrim­in me fotografin­ë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi. 12 orë në ditë, për 1 vit e gjysmë, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje te dera e makinës, më bëje vërejtje se pija pak. E thoshe me krenari që s’kishe pirë kurrë një aspirinë. Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxora dot asnjë fjalë. Vetëm lot që rridhnin pa kontroll, sot që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën”, ka shkruar Spiropali në rrjetet sociale. Ndërkohë, mëngjesin e së dielës, në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka ndërruar jetë edhe 39- vjeçari

Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, tha dje se do të dyfishohen ekipet e terrenit për shërbimin në banesë për qytetarët e prekur nga COVID19. Sipas ministres, kryeqyteti mbetet vatra më e nxehtë, por masat nuk do të qendërzohe­n, çka do të thotë se vëmendje do të tregohet edhe për qytetet e tjera. “Tirana mbetet vatër e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID19, pra, skuadra të lëvizshme, të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolle­ve, sipas gradës së sëmundshmë­risë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi apo për transferim­in në spital, sipas protokolle­ve. Përgjatë vjeshtë- dimrit, do të dyfishojmë ekipet tona të terrenit”, tha Manastirli­u.

Gazjon Rusi, mësuesi i matematikë­s në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”. Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman

Duke kërkuar nga qytetarët t’u referohen strukturav­e shëndetëso­re, sipas sistemit të referimit, ministrja iu bëri thirrje qytetarëve për të komunikuar me numrin e urgjencës kur kanë shenja të sëmundjes sepse e dinë ekipet e urgjencës se si duhet të veprohet dhe spitalet ku dërgohen qytetarët. “Situata është serioze dhe duhet ta përballojm­ë duke zbatuar sistemin e referimit”, tha Manastirli­u. Aktualisht, në Urgjencën Kombëtare priten i Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, KMSH thotë se “Gazjoni, baba i tri vajzave, prej disa ditësh ndodhej i shtruar në 540 thirrje në ditë vetëm për COVID- 19, ndërsa kryhen rreth 50 shërbime/ ditë në banesë. Që prej fillimi të epidemisë janë mbi 1 mijë qytetarë që janë dërguar për trajtim spitalor, ndërsa në total janë 2411 qytetarë të prekur nga SARS- COV2 që kanë marrë trajtim nga urgjenca kombëtare në banesë dhe janë transferua­r në spital dha janë mbi 100 mijë thirrje për COVID- 19 të pritura gjatë kësaj periudhe të epidemisë. gjendje shumë të rëndë në Spitalin COVID- 2, Tiranë”. SITUATA NË SPITAL Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së janë 1 mijë pacientë që janë paraqitur në spital për të marrë trajtim të specializu­ar që nga fillimi i pandemisë. Aktualisht, referuar të dhënave zyrtare, situata në dy spitalet COVID mbetet e qëndrueshm­e. Rritja e numrit të rasteve ditore nuk ka çuar në shtim të pacientëve në spital. “Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar”, tha më tej Daja.

RASTET E REJA Për javën që lamë pas, mesatarja e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Ndërkohë, edhe ditën e djeshme, shkalla e infeksioni­t ka vijuar të mbetet e lartë. “Në 24 orët e fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnjë, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastë­r, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745 që nga fillimi i epidemisë”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ?? Gardisti Gani Potka
Gardisti Gani Potka
 ??  ?? Ministrja, dje në Qendrën Kombëtare të Urgjencës
Ministrja, dje në Qendrën Kombëtare të Urgjencës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania