Panorama (Albania)

Budina, kërkesë Ramës: Më lejoni të jap një shfaqje në truallin e Teatrit

"Profeti i kokoshkave", personazhi delirant që e mendon veten zot të botës. Aktori- Kryeminist­rit: Jeni i ftuar, natyrisht si spektator!

- ANILA DEDAJ

Në ditën e 72- të prej shembjes së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimen­tal "Kujtim Spahivogli", regjisori dhe aktori Edmond Budina bën një kërkesë mediatike për Kryeminist­rin e vendit, Edi Ramën.

Ai i kërkon kreut të qeverisë, që siç thotë, tanimë sillet si pronar i vendit, ta lejojë të mbajë një shfaqje në truallin ku qe kompleksi teatror. Bëhet fjalë për një tekst të shkruar nga vetë aktori gjatë periudhës së pandemisë e që do të vihet në skenë dhe interpreto­het nga vetë ai. Siç tregon, në fokus të rrëfimit është një personazh delirant, që e mendon veten si zot të botës. "Ka të bëjë edhe me dhunën e këtij personazhi, që i duket vetja sikur është zot dhe profet i kokoshkave, siç e tregon dhe titulli. Ka brenda ironi, sarkazëm, grotesk, dhimbje dhe dramë", shprehet aktori, duke theksuar se historia nuk i adresohet asnjë personi konkret. Sa i përket Kryeminist­rit, ai është i ftuar si spektator, dhe siç shprehet Budina, para aprovimit të lejes mund të kontrolloj­ë edhe "tekstin, konceptin regjisoria­l e çdo informacio­n tjetër, që do ta shikojë si të nevojshëm".

"KAMMERSPIE­L" ATY KU QE TEATRI Regjisori Edmond Budina e shikon truallin e Teatrit Kombëtar si të përshtatsh­ëm për shfaqjen e tij, jo vetëm për historinë, dhe si "vendi që shqiptarët njohin si teatër", por edhe për të dhënë një mesazh. "Duam të themi se ne jemi për art e jo për dhunë. E kemi treguar këtë gjatë 2 viteve e 4 muajsh me mbi 80 shfaqje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë", thotë ai. Me Shfaqjen e tij "Profeti i kokoshkave" ai kërkon të sjellë një mënyrë të bëri teatër jo shumë të lakuar në vend, siç është teatri i dhomës, ose i ashtuquajt­uri "Kammerspei­l". Në shfaqje të tilla, që bazohen mbi kohën, vendin dhe veprimin, publikut i jepet mundësia të shikojë më nga afër aktorin, interpreti­min, lëvizjet e mimikën e tij. "Trualli i Teatrit është perfekt për këtë shfaqje, dhe kushtet nuk pengojnë, madje i përshtaten më së miri. Është bërë nëpër botë teatër, dhe në rrethana e ambiente më të vështira", thotë aktori.

Sa i përket mundësisë për një përgjigje negative ndaj kësaj kërkese ( apo mospërgjig­je), aktori thotë se është i gatshëm që ta japë shfaqjen e tij në një tjetër hapësirë që do t'i ofrohej. "Meqenëse për çdo hapësirë publike duhet t'i kërkojmë leje Kryeminist­rit dhe kreut të Bashkisë, pasi ata e kanë zaptuar këtë vend, në rast të një përgjigjej­e negative, unë do të kërkoj një hapësirë të lirë në këtë vend. Çdo hapësirë e lirë mund të jetë një skenë teatrore dhe ne duhet t'i mëshojmë këtij fakti, që teatri të hyjnë në çdo qelizë të këtij vendi", thotë ai.

BUDINA I PËRGJIGJET IRONISË SË RAMËS Pak ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, që shënoi edhe fundin e karantinës, Kryeminist­ri i vendit në fjalën e tij përballë deputetëve, shumica e të cilëve ishin pozicionua­r përmes votës pro shembjes, u përpoq të justifikon­te aktin. Në fjalën e tij, përpos se solli në valle luftën e minjve të godinës në të cilën protestues­it mund të kishin rënë dëshmorë, u mor edhe me aktorin Edmond Budina. Në tentativën e tij për të minimizuar kontributi­n e protestues­ve në fushat që lëvrojnë, ose siç u shpreh "për t'u thëne njerëzve, kush janë e ç'na kanë dhënë", ai e tregoi Budinën si një aktor që gjatë karrierës kishte luajtur role joprotagon­iste. "Unë e njoh si aktor dytësor", tha ai . Përgjigjen për këtë Budina e dha pranë sheshit të Teatrit, tashmë të rrethuar. "Unë bëj teatër. Ndonëse aktor i kategorisë së dytë, të tretë apo të shtatë, kjo ka pak rëndësi. Unë bëj teatër dhe përpiqem t'i sjell spektatori­t idenë se dhunës së pushtetit do t'i përgjigjem­i me art, siç e kemi bërë deri më tani", u shpreh aktori. POLITIKAN?! BUDINA: JO, FALEMINDER­IT!

ARTI ËSHTË GJUHA IME! Emdond Budina tregohet i prerë sa i përket mundësisë për t'u bërë pjesë e politikës. "Mbetem artist, është arti gjuha ime dhe nuk kam ndërmend t'i futem politikës". Po ashtu, ai përjashton mundësinë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit të bëhet pjesë e ndonjë koalicioni politik, pasi nuk është krijuar si një formacion i tillë.

 ??  ?? Regjisori Edmond Budina
Regjisori Edmond Budina
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania