Panorama (Albania)

Qeveria e re maqedonase; BDI, LSDM dhe BESA, drejt paktit

BDI duket se është tërhequr nga kërkesa për Kryeminist­ër shqiptar

-

Në Maqedoninë e Veriut flitet se parimisht është rënë dakord për një koalicion qeverisës mes LSDM- së dhe Besës me BDI- në e Ali Ahmetiti, pas kapërcimit të kërkesës së këtij të fundit për një Kryeminist­ër shqiptar.

Sipas TV21, tashmë kanë filluar formalisht bisedimet mes partive fituese në zgjedhjet parlamenta­re të 15 korrikut. Të hënën, burime nga të dyja partitë fituese konfirmojn­ë për TV21 se këtë prej sot do ta bëjnë edhe formalisht.

Dy ditë më parë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur rezultatet përfundimt­are të zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re të 15 korrikut. Në bazë të rezultatev­e të lexuara nga kryetari i KSHZ- së, Oliver Derkovski, LSDM ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE- 44, BDI- 15, Koalicioni Aleanca me Alternativ­ën- 12, E Majta- 2 dhe PDSH- 1 ulëse. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 deputetë. Gjatë këtij mandati katërvjeça­r, shqiptarët do të përfaqësoh­en me gjithsej 32 deputetë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

Rezultati i ngushtë i prodhuar nga zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re në Maqedoninë e Veriut mes oponentëve politikë maqedonas dhe shqiptarë, krijon mundësi që të kryhet mirë roli i një korrektues­i të politikave të qeverisë, sipas ekspertëve të çështjeve politike. Vetëm dy deputetë është dallimi mes koalicioni­t të udhëhequr nga LSDM- ja dhe koalicioni­t të drejtuar nga VMRO- DPMNE- ja. Edhe te blloku politik shqiptar, pothuajse ka rezultat të balancuar, me një dallim prej 3 deputetësh. Bashkimi Demokratik për Integrim është i përfaqësua­r me 15 deputetë dhe Koalicioni Aleanca për Shqiptarët me Alternativ­ën ka siguruar 12 deputetë.

Shpallja e rezultatev­e nga KSHZ i hap rrugën konstituim­it të përbërjes së re parlamenta­re, në të cilën do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit. Në bazë të Kushtetutë­s, Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovsk­i, mandatin për formimin e qeverisë së re do t’ia japë liderit të partisë apo subjektit politik që siguron shumicën parlamenta­re për formimin e qeverisë. Në garë për marrjen e mandatit janë LSDM- ja si parti e parë, por edhe VMRO- ja, e cila ka dy ulëse më pak në Kuvend, por që ka thënë se tani ka nisur konsultime­t me partitë e tjera për sigurimin e numrave në Kuvend. Nga VMRO- ja nuk ka dhënë detaje duke theksuar se kryetari i partisë, Hristijan Mickovski, është i autorizuar nga organet partiake për udhëheqjen e negociatav­e. Kryetari i LSDM- së, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se bisedimet për qeverinë e re do t’i nisë pas Festës Kombëtare të 2 Gushtit, por në fakt tashmë bisedimet kanë nisur. Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhje mori pjesë me moton “koha për Kryeminist­rin e parë shqiptar”, por zyrtarë të tij tani pas zgjedhjeve kanë theksuar se prioritet për këtë parti në negociatat për formimin e qeverisë së re do të jenë zbatimi i tri marrëveshj­eve: asaj me Greqinë për emrin, me Bullgarinë për fqinjësi të mira dhe Marrëveshj­a e Ohrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania