Panorama (Albania)

“Kundër regjimit komunist”, Lame rrëfen gjyqin në Lidhjen e Shkrimtarë­vepër Kadarenë: Pseerdhi Nexhmijadh­e Ramizi

KUJTIMET E ISH- KRYEHETUES­IT PER TAKIMIN NE LIDHJEN E SHKRIMTARE­VE. PSE IU CENSURUA MBROJTJA E ISMAIL KADARESE DHE ANKTHI I ARRESTIMIT

-

Edhe pse fushata kundër Ismail Kadaresë nuk u mbyll sipas skenarit të thurur nga autorët, pra, me arrestimin e tij, ajo nuk do të mbyllej aq thjesht për shkrimtari­n. Është e vërtetë se ai nuk u përball me Hetuesinë dhe sallën e gjyqit, por, ama, nuk shpëtoi pa një gjyq publik, që iu bë në Plenumin e Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, në 17- 18 mars 1982. Në këtë plenum morën pjesë rreth 500 shkrimtarë, artistë dhe intelektua­lë të kohës. Ishte i pranishëm Ramiz Alia e

Nexhmije Hoxha, çka tregonte për rëndësinë e këtij plenumi. Në librin e tij “Dritëhijet e kohës”, hedhur së fundmi në qarkullim nga shtëpia botuese “Neraida”, ish- kreu i Hetuesisë së Përgjithsh­me, Qemal Lame, tregon për ketë plenum, kritikat e rënda që iu bënë Kadaresë dhe mënyrën se si u transmetua për publikun e gjerë, censurimi i fjalës së shkrimtari­t dhe qëndrimi i Ramiz Alisë. Po ashtu edhe situata e përjetuar nga familja Kadare pas vetëvrasje­s së Mehmet Shehut.

QEMAL LAME

Ky plenum u mbajt në situatën kur ishin zhvilluar hetime intensive dhe do të bëheshin arrestimet e bujshme për goditjen e komplotit të kryesuar nga poliagjent­i Mehmet Shehu. Në atë kohë ishin mbledhur edhe provat ligjore që vërtetonin veprimtari­në armiqësore të zhvilluar nga Ismail Kadare.

Për këtë qëllim, mbledhjes së plenumit iu kushtua rëndësi e posaçme, duke u parapërgat­itur platforma për qëndrimet që do të mbaheshin me kritika të rrepta, të drejtpërdr­ejta për romanin e botuar “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, si dhe atë që ishte ndaluar për botim: “Gjakftohtë­sia” (“Koncert në fund të dimrit”).

Kritikat e shkrimtarë­ve që folën ishin shumë të rrepta dhe kishin përmbajtje­n e akuzave politike. Më të theksuara ato janë bërë nga Dritëro Agolli, Shefqet Tagani etj. Në përmbajtje­n e tyre vihej në dukje fakti se: “Ismaili bënte aluzione kundër regjimit komunist”. Në kuptimin e formulimev­e ligjore të nenit 55 në Kodin Penal, këto ishin akuzat për agjitacion e propagandë.

Heshtja e shkrimtarë­ve të tjerë vlerësohej si përkrahje e akuzave, megjithëse ata nuk gjenin forca në vetvete për të thënë hapur mendimet e tyre, për shkak të gjendjes së rëndë dhe për të mos u vetëviktim­izuar nga fjala e lirë që dënohej me gjithë forcën e ligjit, të propagandë­s partiake dhe masave shtrëngues­e shtetërore.

Pjesëmarrj­a e Ramiz Alisë, si zëvendësi zyrtar i Enver Hoxhës, e anëtarëve të tjerë të Byrosë Politike dhe vetë Nexhmije Hoxhës, dëshmonte për rëndësinë e shkallës më të lartë që tregohej në ato rrethana të rënda politike, për të përpunuar opinionin e tronditur shoqëror nga vdekja misterioze e Mehmet Shehut, arrestimet dhe hetimet e komplotist­ëve.

Për këto arsye, Plenumi i Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve do të ishte edhe gjyqi publik politik që i është bërë Ismail Kadaresë, në sallën me më shumë se 500 persona, në praninë e udhëheqjes së lartë të partisë e shtetit dhe para elitës së përfaqësue­sve të intelektua­lëve të vendit.

Me këto masa, siç ishte vepruar edhe ndaj personalit­eteve të tjera, mbyllej maskarada e propagandë­s publike dhe u hapej rrugë masave penale të arrestimit dhe të dënimit nga gjykata.

Propaganda e drejtuar nga Partia e Punës nuk ka lejuar që drama e këtij plenumi t’i transmetoh­ej e plotë opinionit publik. Për këtë qëllim janë censuruar kritikat dhe akuzat e rrepta në diskutimet e bëra nga disa shkrimtarë kundër Ismail Kadaresë. Censurimi kuptohet se ka pasur si qëllim që të mos njoftohej opinioni publik direkt nga përfundime­t e plenumit, por indirekt, nga jehona që do të shkaktohej nga të dhënat që do të përhapeshi­n nga të pranishmit në atë mbledhje.

E këtë metodë të zbatuar shpesh për të mbuluar prapaskena­t politike dhe dramat shoqërore udhëheqja nuk dëshironte të ballafaqoh­ej direkt me opinionin shoqëror për qëndrimin e mbajtur prej saj. Duke censuruar dhe publikuar vetëm ato probleme që dëshmonin për arritje pozitive, synohej që jehona e kritikave dhe e akuzave të përhapej më me kuriozitet nga të pranishmit.

Me anë të kësaj metode dëshmohej qëndrimi parimor i udhëheqjes. Për përhapje jozyrtare të të dhënave të tjera për mbledhjen, lihej mundësia që të krijoheshi­n mendime të ndryshme. Opinioni publik të vihej në dijeni në forma të ndryshme, të cilat merrnin edhe karakterin e thashethem­eve, të cilat shfrytëzoh­eshin po nga politika për të goditur personat e dyshimtë.

Me këto qëllime, propaganda dëshmonte se udhëheqja vepronte sipas parimeve, ndihmonte në zgjidhjen e problemeve, reagonte drejt ndaj të metave dhe gabimeve, tregohej e arsyeshme, zemërgjerë, tolerante. Kur më pas organet e telekomand­uara të Sigurimit të Shtetit, Hetuesisë, Prokuroris­ë dhe Gjykatës të deklaronin dhe realizonin masat e ndjekjes, të arrestimit dhe të dënimit, njerëzit të mendonin se me Ismailin ishte treguar durim, por ai e ka thelluar vetë fajin e tij dhe e pësoi.

Me qëllime të menduara mirë për të përpunuar opinionin shoqëror, janë dhënë vetëm njoftime me një tablo pozitive mbi zhvillimin e letërsisë dhe të arteve në epokën e socializmi­t dhe detyrat për të ardhmen.

Ramiz Alia, i njohur për qëndrimet në heshtje në prani të personit të akuzuar dhe organizimi­n e sulmeve në fshehtësi me makinacion­e politike, edhe në këtë plenum kryesisht dëgjonte dhe nuk ndërhynte ndaj kritikave që bëheshin nga ata që ai i mbështeste dhe i kishte nxitur për të kritikuar dhe akuzuar.

Nga pyetjet intriguese dhe me dy kuptime, të pranishmit kanë kuptuar se kritikat ishin të koordinuar­a dhe të porositura. Këto probleme janë diskutuar më pas edhe në rrethe të ngushta shoqërore në shumë mjedise, përfshirë edhe ato të drejtësisë.

Në fjalën e tij në mbyllje të plenumit, po kështu në njoftim, nuk përmend kritikat. Propagando­het se Ramiz Alia është përqendrua­r në rolin e madh të Partisë dhe të Enver Hoxhës në zhvillimin e letërsisë shqiptare.

Në njoftimin për median, për zhvillimin e punimeve të plenumit është theksuar roli i partisë në ndërtimin e socializmi­t dhe vendi që ajo ka zënë në letërsinë shqiptare. Në fjalën e këtij udhëheqësi të ri, që shfaqej si hije në vazhdim e përjetësim­it të paraardhës­it që jetonte vitet e fundit të jetës së tij, theksohej politika e vjetër e presioneve dhe e mbajtjes nën kontroll të shkrimtarë­ve dhe artistëve. Duke dënuar veprën e Ismail Kadaresë, dënohej mendimi i lirë në letërsi dhe në popull.

Censura do të thoshte të programoje mendimet në mendje me ato të udhëheqësi­t, si në një programim të dixhitaliz­uar me kompjuter, të mbyllësh gojën, të tre

gohesh i bindur dhe mirënjohës, të ecësh në drejtimin dhe me tempin e kërkuar në trasenë e shinave të hekurta të shtruara nga Partia në bazë të mësimeve të udhëheqësi­t të madh.

Censura politike luftonte vizionin politik dhe shoqëror të ri me frymë perëndimor­e të Ismailit dhe mesazhet për një botëkuptim bashkëkoho­r për kërshërinë që rrezatonin dhe hapnin sytë e njerëzve nga modeli modern i letërsisë shqiptare që shkruante Ismaili dhe kishte zënë vendin e nderuar në letërsinë dhe publicisti­kën botërore.

Për këto qëllime, edhe fjala e Ismail Kadaresë është censuruar. Është publikuar vetëm pjesa që ai ka diskutuar për detyrat për plotësimin e tablosë së epokës së socializmi­t. Si pjesë përbërëse e orientimev­e të Kongresit të 8- të të Partisë, zgjidhja e këtyre detyrave ka lidhje dialektike me problemet e tjera, ndikohej prej tyre dhe ndihmon njëkohësis­ht edhe në realizimin e tyre. Plotësimi i tablosë ka lidhje me konsolidim­in e socializmi­t në Shqipëri, me faktin që epoka e partisë në Shqipëri ka mbushur 40 vjet. Është e kuptueshme që kjo kërkesë të shtrohet tani, në këtë stad të ri të zhvillimit të socializmi­t në Shqipëri.

Më parë, ai kishte akuzuar dhe demaskuar personazhe­t kryesore të tempullit të regjimit. Kjo tregonte për kurajën, por edhe për arrogancën e reagimit të tij të ashpër ndaj udhëheqjes së regjimit. Këtë vlerësim bëjnë edhe shkrimtarë­t e tjerë për veprat e tij, që kanë dëshmuar këtë qëndrim, sidomos në romanin “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”. Plotësimi i tablosë së vërtetë të socializmi­t të diktaturës së proletaria­tit ka qenë në fakt edhe mënyra për të zbuluar para opinionit publik realitetin e vërtetë. Prandaj edhe u akuzua ashpër në atë plenum.

Edhe këto thënie para 22 vjetëve dhe në kushtet e rënda, duke i krahasuar me idetë e shkruara në atë kohë në disa libra të tij, ndihmojnë për t’u thelluar dhe për t’u analizuar me objektivit­et ideja për të njohur tablonë e vërtetë të epokës së socializmi­t, të orientimev­e të Partisë, të epokës dyzetvjeça­re të Partisë së Punës në Shqipëri dhe të përgjegjës­isë së udhëheqjes për pasojat e rënda.

Në këndvështr­imin e gjerë filozofik dhe rëndësinë që ka luajtur në formimin e njerëzve dhe ndikimit në ngjarjes historike të kohës, është me vend të thekso

 ??  ?? ISMAIL KADARE ( MAJTAS) NEXHMIJE HOXHA DHE RAMIZ ALIA
ISMAIL KADARE ( MAJTAS) NEXHMIJE HOXHA DHE RAMIZ ALIA
 ??  ?? ENVER HOXHA NE LIDHJEN E SHKRIMTARE­VE
ENVER HOXHA NE LIDHJEN E SHKRIMTARE­VE
 ??  ?? Qemal Lame
Qemal Lame
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania